Posts

Showing posts with the label ARKITEKTURË MODERNE

“Kopjacët nuk bashkëpunojnë.” - Antonio Gaudi

“Gjithçka e krijuar nga qeniet njerëzore, është tashmë në librin e madh të natyrës.” - Antonio Gaudi

“Ata që kërkojnë për ligjet e Natyrës si mbështetje ndaj veprave të tyre të reja bashkëpunojnë me krijuesin.” - Antonio Gaudi

“NGJYRA NË DISA VENDE KA VLERË TË MADHE për t’i bërë konturet dhe planet strukturore të duken më energjike.” - Antonio Gaudi

“Origjinaliteti përbëhet nga rikthimi tek origjina. Kështu, origjinaliteti do të thotë rikthim, nëpërmjet burimeve që kemi, tek thjeshtësia e zgjidhjeve të hershme.” - Antonio Gaudi

“Asgjë nuk shpiket, sepse ajo është shkruar fillimisht në natyrë.” - Antonio Gaudi

“Libri i madh, gjithmonë i hapur, të cilin duhet të përpiqemi ta lexojmë, është ai i Natyrës.” - Antonio Gaudi

“Por NJERIU nuk krijon...AI ZBULON.” - Antonio Gaudi

“Vijat e drejta i përkasin Njeriut. LINJAT E HARKUARA I PËRKASIN ZOTIT.” - Antonio Gaudi

“Asgjë nuk është art nëse ajo nuk vjen nga natyra.” - Antonio Gaudi

“NË NATYRË NUK KA AS VIJA TË DREJTA E AS KËNDE TË MPREHTA. Rrjedhimisht, ndërtesat nuk duhet të kenë as vija të drejta e as kënde të mprehta.” - Antonio Gaudi

“NESËR NE DO TË BËJMË GJËRA TË BUKURA.” - Antonio Gaudi

“ARKITEKTURA ËSHTË AJO QË NUK MUND TË BËHET NGA NATYRA. Arkitektura është diçka e panatyrshme, por diçka e sajuar.” - Louis Kahn

“KRIJIMI I ARTIT NUK ËSHTË PËRMBUSHJA E NJË NEVOJE, POR KRIJIMI I NJË NEVOJE. Botës nuk iu desh kurrë Simfonia e Pestë e Bethovenit deri kur ai e krijoi atë. Tani ne nuk mund të jetojmë pa të.” - Louis Kahn

ARKITEKTURA GREKE MË MËSOI SE KOLLONA ËSHTË ATY KU NUK ËSHTË DRITA - Louis Kahn

“Një dhomë nuk është një dhomë pa dritë natyrore.” - Louis Kahn

“NJË NDËRTESË E MADHE DUHET TË FILLOJË ME TË PAMATSHMEN, duhet TË VIJOJË ME MJETE TË MATSHME kur po dizenjohet dhe duhet TË PËRFUNDOJË ME TË PAMATSHMEN.” - Louis Kahn

“Dizanji nuk do të thotë të bësh të bukurën, E BUKURA DEL NGA PËRZGJEDHJA, TËRHEQJET, INTEGRIMI, DASHURIA.” - Louis Kahn

“EDHE NJË TULLË KËRKON TË JETË DIÇKA.” - Louis Kahn

Ti i thua një tulle, ‘ÇFARË DO, TULLË?’ - Louis Kahn