Posts

Showing posts with the label ZAHA HADID

“Projekte të ndryshme na kënaqin në mënyra të ndryshme.” - Zaha Hadid

“UNË MENDOJ PËR ARKITEKTURËN GJITHË KOHËS. Ky është problemi. Kështu kam qenë gjithmonë. Ndonjëherë ëndërroj për të.” - Zaha Hadid

“UNË JAM EKSENTRIKE, e pranoj, por nuk jam e çmendur.” - Zaha Hadid

“Dizanjot tona bëhen më ambicioze teksa shohim mundësitë e reja të krijuara nga teknologjia e industrive të tjera.” - Zaha Hadid

“BUKURIA E PEISAZHEVE – ku rëra, uji, kallamishtet, zogjtë, ndërtesat dhe njerëzit të gjithë deri diku rrjedhin bashkë – NUK MË KA LËNË KURRË.” - Zaha Hadid

“Unë i kam VLERËSUAR GJITHMONË ATA QË GUXOJNË TË EKSPERIMENTOJNË me materialet dhe proporcionet.” - Zaha Hadid

“UNË PO PËRPIQEM TË ZBULOJ, TË SHPIK NJË ARKITEKTURË DHE FORMA PLANIFIKIMI URBAN që bëjnë të njëjtën gjë në një mënyrë bashkëkohore. Unë e fillova duke krijuar ndërtesa të cilat do të shkëlqenin si bizhuteri të izoluara; tani unë dua që ato të lidhen, TË FORMOJNË NJË LLOJ TË RI PEISAZHI, për të rrjedhur së bashku me qytetet bashkëkohore dhe jetët e njerëzve të tyre.” - Zaha Hadid

“ARKITEKTURA ka të bëjë me se si një person e vendos vetveten në hapësirë. MODA ka të bëjë me se si e vendos një objekt tek një person.” - Zaha Hadid

“ARKITEKTURA KA TË BËJË ME MIRËQENIEN. Unë mendoj se njerëzit duan të ndjehen mirë në hapësirë...Nga një anë ajo ka të bëjë me strehimin, por gjithashtu edhe me kënaqësinë.” - Zaha Hadid

“ARKITEKTURA ËSHTË SI TË SHKRUASH. Duhet ta editosh sërish dhe sërish në mënyrë që ajo të duket e lehtë, e pamundimshme.” - Zaha Hadid

“NJË DIZANJ BRILANT do të përfitojë gjithmonë nga këndvështrimet e të tjerëve.” - Zaha Hadid

“UNË NUK MENDOJ SE ARKITEKTURA KA TË BËJË VETËM ME STREHIMIN, apo një mbyllje shumë të thjeshtë. Ajo duhet të jetë e aftë që T’JU NGAZËLLEJË, T’JU QETËSOJË, dhe T’JU BËJË TË MENDONI.” - Zaha Hadid

“Përse të mbetemi tek njëra, kur KEMI 360 GRADË?” - Zaha Hadid