Posts

Showing posts with the label OTTO DIX

I GJITHË ARTI ËSHTË EKZORCIZËM. Unë pikturoj ëndrra dhe vizione gjithashtu; ëndrrat dhe vizionet e kohëve të mia. Piktura është një përpjekje për të prodhuar rend; për të vendosur rend brenda vetes. Tek unë ka shumë kaos, ka shumë kaos të kohëve tona. – Otto Dix

Çdo njeri mendon se, ata e dinë se si duhet të jetë arti. Por shumë pak prej tyre e dinë që është e nevojshme që ta përjetosh pikturën, kjo është ndjesia e të parit, të shikosh ngjyrat dhe format si një realitetit të gjallë në pikturë. – Otto Dix

Unë duhet të përjetoj të gjitha thellësitë më të kobshme, më të fundme për jetën vetë; kjo është arsyeja përse shkova në luftë dhe përse dola vullnetar. – Otto Dix

Jo se piktura nuk është një çlirim. Arsyeja për të bërë pikturë është dëshira për të krijuar. Duhet ta bëj! Unë kam parë, unë kujtoj ende, duhet ta pikturoj. – Otto Dix

Unë nuk jam edhe aq shumë i fiksuar për të bërë përfaqësime të shëmtisë. ÇDO GJË QË KA PARË ËSHTË E BUKUR. – Otto Dix

Njerëzit tashmë kishin filluar që të harronin se çfarë vuajtje të tmershme u solli lufta. Unë nuk doja të shkaktoja frikë dhe panik, por t’i bëja njerëzve me dije se sa e tmerrshme që ishte lufta dhe për të stimuluar fuqinë e njerëzve ndaj rezistencës. – Otto Dix

Kur pikturon portretin e dikujt, nëse është e mundur nuk duhet ta njihni. – Otto Dix

OTTO DIX: Një nga përfaqësuesit më të mëdhenj dhe më të fuqishëm të stilit satirik të pas-luftës së Ekspresionizmit Gjerman

EKSPRESIONIZMI GJERMAN: Një udhëzues thelbësor