Posts

Showing posts with the label MANGA

“Mënyra se si unë e kam formuar studion time dhe se si unë i organizoj në fakt gjërat, rrjedh nga MODELI I STUDIOVE JAPONEZE TË ANIMIMIT dhe INDUSTRIA MANGA. Në Japoni, industria manga është gjigante.” - Takashi Murakami

ARTI BASHKËKOHOR DHE MANGA

“UNË JAM SHUMË I TRISHTUAR QË MË KRAHASOJNË ME WARHOL-IN dhe “Fabrikën” (punishten e Andy Warhol), sepse ju e dini që ne nuk kemi drogë. Ne nuk kemi kulturë droge në Japoni! Ndoshta kjo është për shkak se qëndrimi ynë drejt punës është totalisht i ndryshëm.” - Takashi Murakami

“Si shumë fëmijë të tjerë, mua MË PËLQENTE TË SHIHJA ANIME-T.” - Takashi Murakami

“Unë do të doja të jetoja deri në 120 vjeç, sepse konceptualisht, njerëzit mund të mbijetojnë deri në 120 vjeç. Kjo ndryshon çdo 20 vjet. Kështu që, ndoshta në 20 vitet e ardhshme njerëzit mund të shkojnë në hapësirë. UNË NUK E DI SE CILI DO TË JETË REVOLUCIONI TJETËR. UNË DUA TË SHOH.” - Takashi Murakami

KONCEPTI I MINIMALIZMIT ËSHTË TË RELAKSOHENI. ASHTU SI MURGJIT ZEN NË TRAJNIM, ËSHTË DIÇKA QË SJELL EKUILIBËR PËR ZEMRËN

“Më shumë sesa një figurë e madhe, mendoj se mund të thoni se jam më shumë NJË SIMBOL MINORITAR ME INFLUENCË.” - Takashi Murakami

“UNË KAM QENË I ZHYTUR NË MANGA QË FËMIJË. Unë u rrita me këtë kulturë. Kështu, unë fillova të mendoja rreth se si ta krahasoja manga-n me artin bashkëkohor.” - Takashi Murakami

“NDJESIA IME ESTETIKE ËSHTË FORMUAR NË MOSHË TË RE NGA AJO ÇKA MË RRETHONTE: HAPËSIRAT E NGUSHTA REZIDENCIALE TË JAPONISË dhe ARRATISJET MENDORE nga ato hapësira që merrnin tek unë formën e manga-ve dhe anime-ve japoneze.” - Takashi Murakami

“NE DUAM TË SHOHIM GJËRA TË REJA. Kjo është arsyeja përse në kërkojmë të shohim të ardhmen, qoftë edhe për një çast. Ky është çasti në të cilin, edhe nëse nuk kuptojmë plotësisht se çfarë kemi parë, ne jemi të prekur prej saj. KJO ËSHTË AJO QË NE E QUAJMË ART.” - Takashi Murakami