Posts

Showing posts with the label REXHEP FERRI

Ne malet e gegeve edhe heshtja eshte art. Aty, per fatin e shume shqiptareve, lulja e vendit qan, vajton.

Pertej detit, ne nje toke te huaj, nje student shqiptar ndjek yllin e vet. Me 1958 Vivien Bast pat thene per te: “Ibrahim Kodra e ka pikturuar muziken e tij”. Ky vleresim nuk eshte enderr mashtruese.

E gjithe kjo yllesi e larget dhe e afert reflektohet si drite. Ibrahim Kodra nuk eshte marre kurre me kopjimin e natyres. Ndjenja per te pikturuar shfaqet si deshire.

…figurat gjeometrike Kodra i ka per te gjitha trajtat dhe imagjinaten, duke e kombinuar me nje drejtpeshim, ku takohen matematika dhe poezia.

I ngujuar ne kullen e vet, Kodra e pikturon vetmine, endrren si nevoje e si nostalgji…

Djaloshi me fyell e ka profilin dhe buzeqeshjen e henes. Si Leonardo da Vinci piktori yne e shikon qiellin. Eshte i rrethuar me Zotin e vet.

Per veten thoshte: “Heret, jo ne fillim, e gjeta nje celes. Nje celes jo per te hapur dyert e zakonshme, por te pahapura”.

Ne pikturat e tij udheton muzika, ajo nuk mban fjalime. Me nje kubizem lirik deshiron te ndalet ne rrafshin e emocioneve. I vetedijshem per sukses, e di se kur dhe ku duhet te ndalet.

Arti modern i ketij shekulli per ne shqiptaret fillon me Kodren apo pas Kodres?

Nga bukuria qe ruhet e fshehur si thesar, Ibrahim Kodra me kohe e kishte te njohur se ne Kinen e larget per femijet e porsalindur kerkohej heshtja e nje peme per t’u bekuar nga gjethet.

Per Ibrahim Kodren, optimistin e fundit te kubizmit, arti nuk eshte vetem ajo qe duhet. Dicka tjeter qe na therret ka kuptim me te thelle.

Per ta kapur jeten, fotografia eshte fotografi. Jeta dicka me shume…

Por nga ata qe nuk e njohin e nuk i prek teli i piktures se Kodres, nuk mund te pritet as ta kuptojne, as ta vleresojne e as ta shijojne emancipimin e arteve tona pamore.

Muslim Mulliqi per ta ruajtur te bukuren, pikturen nuk e lemonte me ngjyre. Me ngjyre e ushqente.