Posts

Showing posts with the label LEE KRASNER

“Unë e njihja de Kooning dhe shkova tek studio e tij kështu që unë e njihja veprën e de Kooning-ut. Por shumë pak njerëz e njihnin veprën e tij. Ndoshta kanë qenë dhjetë njerëz që e kanë njohur veprën e tij.” - Lee Krasner

“Në fund të viteve 30-të emri Pollock ishte totalisht i panjohur dhe i padëgjuar.” - Lee Krasner

“Unë mendoj se PIKTURA IME ËSHTË KAQ AUTOBIOGRAFIKE nëse dikush do të merrte mundimin për ta lexuar.” - Lee Krasner

“Unë mendoj se, nëse dikush është piktor, gjithçka ai/ajo përjeton del në pikturë.” - Lee Krasner

“Nuk i kam kuptuar kurrë artistët imazhet e të cilëve nuk ndryshojnë kurrë.” - Lee Krasner

“PIKTURA...KU NJERIU I BRENDSHËM DHE I JASHTËM JANË TË PANDASHËM, e transhendon teknikën, transhendon subjektin dhe lëviz në fushën e së pashmangshmes.” - Lee Krasner

“Unë kam nevojë që TË JEM VETËM PËR NJË FARË PERIUDHE ose përndryshe do të dhunoj vetë ritmin tim.” - Lee Krasner

“UNË NUK JAM KURRË E ÇLIRUAR NGA E KALUARA. Unë e kam bërë mëse të qartë se unë besoj se e kaluara është pjesë e së tashmes E CILA BËHET PJESË E SË ARDHMES.” - Lee Krasner

“UNË DUA QË TELAJO TË MARRË FRYMË DHE TË JETË E GJALLË. Të jetë e gjallë në një pikë. Dhe, duke qenë se kufizimet janë diçka e quajtur pigment dhe telajo, le të shohim nëse mund t’ia dal.” - Lee Krasner

“ÇELËSI ËSHTË ÇFARË ËSHTË BRENDA ARTISTIT. Artisti mund të piktorojë vetëm atë që ai apo ajo është.” - Lee Krasner