Posts

Showing posts with the label INFORMALIZMI

“NJERIU NUK DUHET T’I NDALOJË VETVETES ASGJË. Njeriu duhet të jetë gjithashtu në gjendje të kthehet mbrapsht, NJERIU DUHET TË JETË GJITHMONË NË GJENDJE TË NDRYSHOJË.” - Hans Hartung

“GJËJA E PARË DHE MË E RËNDËSISHME ËSHTË TË MBETEMI TË LIRË, të lirë në çdo vijë që ndërmarrim, në idetë tuaja dhe në veprimet tuaja politike, në sjelljen tuaj morale. ARTISTI VEÇANËRISHT DUHET TË MBETET I LIRË NGA KUFIZIMET E JASHTME.” - Hans Hartung

“Ne DUHET TË SHPREHIM GJITHÇKA qe e ndjejmë thellë.” - Hans Hartung

“Qëndrueshmëria jonë është ekuilibri, dhe mençuria jonë shtrihet tek administrimi mjeshtëror i së panjohurës/ të paparës / asaj që nuk vihet re. Këto linja janë goditëse për mua sepse ato janë thelbi i mënyrës se si unë pikturoj. Madje edhe pse ky është një përkufizim i përdorur nga një shkencëtar për të folur rreth shkencës, ai përshtatet ekstremisht mirë edhe për botën e pikturës.” - Alberto Burri

“Për një kohë të gjatë kam dashur të eksploroj se si konsumohet zjarri, për të kuptuar natyrën e djegjes, dhe se si gjithçka jeton dhe vdes në djegje për të formuar një unitet të përsosur.” – Alberto Burri

“Forma dhe hapësira! Forma dhe hapësira! Fund. Nuk ka asgjë tjetër. Forma dhe hapësira!’ – Alberto Burri

“PËR MUA FJALËT NUK KANË ASNJË KUPTIM. Ajo që unë dua të shpreh shfaqet në pikturë. Elementët e tjerë janë të përfshirë në një zinxhir të plotë tërheqjesh dhe tensionesh. Por kjo është vetëm struktura arkitektonike. Për pjesën tjetër nuk kam asgjë për të shtuar.” – Alberto Burri

“VEPRAT E MIA NUK JANË PIKTURA, por copëza realiteti.” - Alberto Burri

Une kam zgjedhur materiale te thjeshta per te treguar se ato mund te jene ende te dobishme. Varferia e nje materiali nuk eshte simbol; eshte nje preteks per pikturen. - Nga Alberto Burri

ALBERTO BURRI: ARTIST, POET DHE KRIJUES I SË RESË