Posts

Showing posts with the label PIKTURË

Richard Pousette-Dart ishte artisti më i ri i gjeneratës së parë të Ekspresionistëve Abstrakt të Shkollës së Nju Jorkut.

Richard Warren Pousette-Dart (1916 - 1992) ishte një artist ekspresionist abstrakt amerikan më shumë i njohur si një themelues i Shkollës së Pikturës së Nju Jorkut.

“Të japësh mësim do të thotë të mësosh...Nëse ndonjëherë ne mendojmë se dimë gjithçka ka për të ditur rreth krijmtarisë ne jemi të vdekur si artistë.” - Richard Pousette-Dart

“UNË PËRPIQEM TË SHPREH NATYRËN SHPIRTËRORE TË UNIVERSIT. Për mua, piktura është një ekuilibër dinamik dhe plotësi e jetës; ajo është misterioze dhe transhendente, e megjithatë solide dhe reale.” - Richard Pousette-Dart

PERSONAZHET E MIA KANË KALUAR NËPËR TË NJËJTIN PROCES THJESHTËSIMI SI NGJYRAT.

“UNË FILLOJ TË PIKTUROJ DHE TEKSA PIKTUROJ, PIKTURA FILLON TË SHPALLË VETVETEN, apo të sugjerojë vetveten, nën furçën time. Forma bëhet një shenjë për një grua apo një zog teksa unë punoj...Faza e parë është e mirë, e pavetëdijshme...faza e dytë llogaritet me kujdes.” - Joan Miro

“SA MË E PËRBUZSHME QË MË DUKET JETA, AQ MË FUQISHËM REAGOJ NDAJ KONTRADIKTAVE, në humor dhe në një shpërthim lirie dhe zgjerimi.” - Joan Miro

ATJE, NË PIKTURAT E MIA, FORMA TË VOGLA NË HAPËSIRA VIGANE TË ZBRAZËTA.

“PËR MUA, NJË PIKTURË DUHET TË LËSHOJË SHKËNDIJA. Ajo duhet TË MAGJEPSË SI BUKURIA E NJË GRUAJE apo e NJË POEME.” - Joan Miro

“Unë dua TA VRAS PIKTURËN.” - Joan Miro

“SA MË SHUMË QË PUNOJ, AQ MË SHUMË DUA TË PUNOJ.” - Joan Miro

ÇDO AKSIDENT ËSHTË I MIRË

“UNË NUK BËJ DALLIM NDËRMJET POEZISË DHE PIKTURËS.” - Joan Miro

“PËR MUA NJË OBJEKT ËSHTË DIÇKA E GJALLË. Kjo cigare apo kjo kuti me shkrepëse përmban një sekret jete shumë më të thelë sesa disa qenie njerëzore.” - Joan Miro

“UNË BESOJ SE PËR TË BËRË GJITHÇKA NË KËTË BOTË DUHET TË DASHUROSH RREZIKUN DHE AVENTURËN dhe mbi të gjitha, të jesh në gjendje t’ia dalësh pa thirrjen e familjes së shtresës së mesme ‘e ardhmja’.” - Joan Miro

“VEPRAT DUHEN NGJIZUR ME ZJARR NË SHPIRT, por të ekzekutuara me ftohësi klinike.” - Joan Miro

“GJËRAT MË TË THJESHTA MË JAPIN IDE.” - Joan Miro

“UNË E MENDOJ STUDION TIME SI NJË KOPËSHT ME PERIME, ku gjërat ndjekin rrjedhën e tyre natyrale. Ato rriten, piqen. DUHET T’I SHARTOSH. DUHET T’I UJISËSH.” - Joan Miro

“PIKTURA DUHET TË JETË PJELLORE. AJO DUHET TË LINDË NJË BOTË...ajo duhet TË FERTILIZOJË IMAGJINATËN.” - Joan Miro

“Më e rëndësishme sesa vetë vepra e artit është ajo çka ajo do të mbjellë. ARTI MUND TË VDESË, NJË PIKTURË MUND TË ZHDUKET. AJO QË KA RËNDËSI ËSHTË FARA.” - Joan Miro