Posts

Showing posts with the label FILOZOFI

I gjithe njerezimi eshte ne kerkim te se vertetes, drejtesise dhe se bukures. - Shkeputur nga libri “Kater marreveshjet”, Don Miguel Ruiz

Frika me e madhe e njerezve nuk eshte vdekja, por jeta. - Shkeputur nga libri “Kater marreveshjet”, Don Miguel Ruiz

KËNDVËSHTRIMET - Alejandro Jodorowsky

DIALOGU NDËRMJET EGOS SONË DHE QENIES SONË THELBËSORE - Alejandro Jodorowsky

FUNDET - Alejandro Jodorowsky

SHTATË DIEJ - Alejandro Jodorowsky

Te kerkuarit e lirise nepermjet seksit eshte i destinuar te deshtoje. Ne seks, mbizoterojne impulset dhe ligji i lashte i Natyres. Personae-t seksuale te romances familjare fshihen nga forca e batices se regresionit, levizja e kthyer pas, drejt shperberjes parahistorike, te cilen Ferenzi e identifikon me oqeanin.

Orgazma eshte sundim, dorezim apo depertim. Natyra nuk e respekton identitetin njerezor. Kjo eshte arsyeja perse nje numer kaq i madh burrash kthehen ne anen tjeter, apo ia mbathin pas seksit, pikerisht sepse ne te kane ndjere shkaterrimin e demoniakes.

Perendimori njeh permes te parit. Perqendrimi yne tek e bukura eshte nje strategji apoloniane. Gjethet dhe lulet, zogjte dhe kodrat jane nje model copezash te ngjitura me njera tjetren, me ane te te cilit hartezojme te njohuren.

Ne tragjedine greke, fjalen e fundit e thoshte gjithnje komedia. Ketej rrjedh edhe e qeshura e cuditshme e Sade-s, mencuria e tij gjate egersive nga me te pabesueshmet. Sepse jeta nuk eshte tragjedi, por komedi. Komedia lind nga perplasja e Apolonit me Dionizin. Natyra gjithnje na i shfryn idealet tona pompoze.

Seksi dhe dhuna, ose natyra dhe arti

Shoqeria eshte nje ndertim artificial, nje mbrojtje ndaj pushtetit te natyres. Pa shoqerine, stuhite do te na vertitnin sa andej kendej neper detin e eger te natyres. Shoqeria eshte nje sistem formash te trasheguara, e cila e pakeson pasivitetin tone poshterues perkundrejt natyres.

Seksi eshte pushtet. Identiteti eshte pushtet. Sikunder pohon Freud-i, trashegimtari i Nietzsche-s, identiteti eshte konflikt. Cdo brez plugon token mbi kockat e te vdekurve te vet.