Posts

Showing posts with the label KAREL APPEL

“Një herë kur isha djalë i ri gjeta një libër në një përkthim holandisht, ‘Gjethet e Barit’. Ishte hera e pare që u preka nga ndjesitë e një libri mbi lirinë dhe hapësirat e hapura, mënyra se si poeti fliste për oqeanin, duke përshkruar një pikë ujë në dorën e tij. WALT WHITMAN PO I OFRONTE BOTËS NJË DORË TË HAPUR (tani ne e quajmë këtë demokraci) dhe ‘Monumenti im për Walt Whitman’ u kthye në këtë dorë të hapur me pasqyra, NË MËNYRË QË JU TË SHIHNI BRENDA VETES.” - Karel Appel

“Unë nuk jam një pesimist. NDOSHTA UNË NUK KAM NJË NDJENJË PRIMITIVE TË LUMTURISË, kjo është e vërtetë. NDONJËHERË NGJYRAT E MIA JANË TË LUMTURA, por jo një shprehi.” - Karel Appel

“DETYRA E ARTISTIT nuk është që të llogarisë në asnjë kuptim, në mënyrë që ai TË JETË I ÇLIRUAR NGA EMOCIONET NJERËZORE TEKSA MBAN ME VETE FORCAT UNIVERSALE TË JETËS. Vetëm atëherë nuk mendon njeriu rreth artbërjes, apo rreth stileve, apo drejtimeve. DIÇKA DEL, DIÇKA NDODH.” - Karel Appel

“PENELATAT E MIA FILLOJNË NGA ASGJËJA DHE PËRFUNDOJNË NË ASGJË, dhe ndërmjet ti duhet të gjesh një imazh.” - Karel Appel

“Si një artist ju duhet të luftoni dhe t’i mbijetoni egërsisë, çmendurisë për të ruajtur lirinë tuaj krijuese. KRIJMTARIA ËSHTË SHUMË E BRISHTË.” - Karel Appel

“Çdo ditë më duhet të zgjohem që të arratisem...E GJITHË BOTA ËSHTË NË GJUMË. TË JESH ZGJUAR ËSHTË NJË LUFTË E VËRTETË, ta shohësh gjithçka si të re, për herë të parë në jetën tënde.” - Karel Appel

“Nëpërmjet lojës, ne rinovojmë kontratën me fëmijërinë. ARTI IM ËSHTË FËMINOR.” - Karel Appel

“Ju duhet t’i mësoni të gjitha, më pas t’i harroni dhe TË RIFILLONI SËRISH SI NJË FËMIJË. KY ËSHTË EVOLUCIONI I BRENDSHËM.” - Karel Appel

BOJA IME ËSHTË SI NJË RAKETË

“NËSE PIKTUROJ SI NJË BARBAR, është se ne jetojmë në një epokë barbare.” - Karel Appel

“UNË NUK PIKTUROJ, UNË GODAS.” - Karel Appel

LËVIZJA AVANTGARDE E ARTIT: COBRA