Posts

Showing posts with the label PIERRE ALECHINSKY

Kolazh me thënie për artin nga Pierre Alechinsky

“Vetëm gjatë veprimit influencohet lënda e idesë.” - Pierre Alechinsky

“Kushdo që mendon se e menjëhershmja alternohet me veprimin e menjëhershëm nuk është një piktor abstrakt.” - Pierre Alechinsky

“Njerëzit mendojnë se ti mund të nxjerrësh një telajo dhe të pikturosh në çdo kohë kur ke një çast të lirë. Ti nuk mundesh. Arti dhe piktura komerciale janë tërësisht të ndryshme. PIKTURA KËRKON NJË QASJE MENDORE. Duhet qëndrimi i duhur, gjendja e duhur e humorit.” - Pierre Alechinsky

“Ata që varen gjerësisht tek duart e tyre dhe gjurmët e bukura apo shokuese të imagjinatës që ata lenë mbi telajo...beton...ato ndërtojnë një pikturë.” - Pierre Alechinsky

“Zgjerimi i qëllimshëm i kuptimeve dhe metodave nuk sjell automatikisht një dimension të ri vlere.” - Pierre Alechinsky

“GJËJA KRYESORE ËSHTË QË NE TË JEMI PJESË E REALITETIT NË VETVETEN TONË PËR TË PËRSOSUR VETË FUQINË TONË TË ZBULIMIT dhe kjo çon në zbulimin e veteve tona organike pa frikën e zhytjes së vetvetes në tokë, det, zjarr apo ajër.” - Pierre Alechinsky

“SHUMË PIKTORË VETËKËNAQEN VETËM ME NJË KOINÇIDENCË, pikën/shenjën në formën e saj bruto, të pakuptimtë.” - Pierre Alechinsky

“Gjithçka që pikturoni mund të përdoret si evidencë kundër jush.” - Pierre Alechinsky

“Sigurisht që, kur ti je përballë një telajo, ti nuk je më vetëm, dhe ndjesia e vetmisë zhduket. Kjo mund të jetë një mënyrë e kuptueshme për të kaluar kohën. Në fakt, VETMIA KTHEHET NË NJË LLOJ SHOQËRUESI.” - Pierre Alechinsky

“Të jesh një artist dhe të jesh një mësues janë dy gjëra konfliktuese. KUR UNË PIKTUROJ, VEPRA IME MANIFESTON TË PAPRITURAT...Tek mësimdhënia është thjesht e kundërta. Unë duhet të llogaris çdo linjë, formë dhe ngjyrë dhe unë jam i detyruar të jap një shpjegim për të pashpjegueshmen dhe të llogaris varietetin e stileve që studentet prezantojnë.” - Pierre Alechinsky

“KUR UNË PIKTUROJ, UNË ÇLIROJ PËRBINDËSHA. Ato janë manifestime të të gjitha dyshimeve, kërkimeve dhe orekseve për kuptim dhe shprehi, të cilën e përjetojnë të gjithë artistët. Ti nuk e zgjedh përmbajtjen, por i dorëzohesh asaj.” - Pierre Alechinsky

“Një piktor shumë i ri rrallë është vetëm. Nëse ai është një student arti, ai është në një shkollë arti me studentë të tjerë. AI NUK E DI ENDE SE NJË DITË ATIJ DO T’I DUHET TË PËRBALLET ME VETVETEN SI NJË KRIJESË VETMITARE E MBYLLUR NË NJË HAPËSIRË ME KATËR MURE...dhe se ai duhet të jetë një qenie vetëlëvizëse, pa asnjë në krahun e tij.” - Pierre Alechinsky