Posts

Showing posts with the label SUSAN SONTAG

Vetmia eshte e pafundme. Nje bote teresisht e re. Shkretetira. - Susan Sontag

Ju do te vini re se nuk kam folur rreth dashurise. Apo rreth lumturise. Une kam folur rreth se si te besh apo mbetesh personi qe mund te jesh i lumtur, shume kohe, pa menduar se gjithcka ka te beje me te qenit i lumtur. Sepse nuk eshte. Por ka te beje me se si te behesh personi me i madh, me perfshires dhe me i pergjegjshem qe mund te jesh. - Susan Sontag

Jam lodhur se qeni nje person. Jo thjesht e lodhur se qeni personi qe kam qene, por cdo lloj personi. Me pelqen t’i shoh njerezit, por jo te flas me ta, te kem te beje me ta, t’i kenaq apo ofendoj. Jam e lodhur. - Susan Sontag

Si mund te ta pershkruaj ty jeten time? Une mendoj shume, degjoj muzike dhe me pelqejne lulet. - Susan Sontag

Shembeni dallimin ndermjet mendimit dhe ndjenjes, i cili eshte baza e te gjitha kendveshtrimeve anti-intelektuale: zemra dhe koka, mendimi dhe ndjenja, fantazia dhe gjykimi. Te mendosh eshte nje forme te ndjeri; te ndjesh eshte nje forme te menduari. - Susan Sontag

Ne cfare besoj? - Susan Sontag

Sot gjithcka ekziston do te perfundoje fotografi. - Susan Sontag

Fotografite jane nje menyre per te burgosur realitetin...ne nuk mund ta zoterojme realitetin, ne mund te zoterojme imazhet - askush nuk mund ta zoteroje te tashmen, por te shkuaren po. - Susan Sontag

Ti fotografosh njerezit do te thote ti dhunosh ata, duke i pare ata sic ata nuk e shikojne dot kurre veten e tyre, ose duke pasur dije, njohuri mbi ta qe ata nuk do ti kene kurre; ajo i kthen njerezit ne objekte qe mund te zoterohen simbolikisht. Ashtu si kamera eshte sublimimi i pistoletes, ta fotografosh dike eshte nje krim subkoshience, i pershtatshem per nje kohe te trishtuar, te frikshme. - Susan Sontag

Te gjitha fotografite jane ‘memento mori’ (caste te vdekura). Te besh nje fotografi do te thote te marresh pjese ne vdekshmerine, vulnerabilitetin dhe levizshmerine e dikujt (ose gjerave) te tjera. Duke hequr me saktesi kete cast dhe duke e ngrire ate, te gjitha fotografite jane nje deshmi e shkrirjes se pameshirmshme te kohes.” - Susan Sontag