Posts

Showing posts with the label ART BRUT

“Kur unë dua të vizatoj një deve, NUK E KUFIZOJ MË VETEN, siç kam bërë dikur, vetëm duke parë devetë.” - JEAN DUBUFFET

“AJO ÇKA UNË PRES NGA NJË VEPËR ARTI ËSHTË QË TË MË SURPRIZOJË, të dhunojë vlerësimet e mia të zakonshme të gjërave dhe të më ofrojë të tjera, të papritura.” - Jean Dubuffet

“ARTI I ADRESOHET MENDJES, DHE JO SYVE. Ai është konsideruar gjthmonë në këtë mënyrë nga NJERËZIT PRIMITIV, dhe ATA KANË TË DREJTË.” - Jean Dubuffet

NJË VEPËR ARTI PËRBËN INTERES, në mendimin tim, vetëm nëse është një PROJEKSION I MENJËHERSHËM DHE DIREKT i asaj që po ndodh NË THELLËSINË E QENIES SË DIKUJT...

“Personalisht, unë besoj shumë tek vlerat e egërsisë; dua të them: INSTIKTI, PASIONI, GJENDJET E HUMORIT, DHUNA, ÇMENDURIA.” - Jean Dubuffet

“Nevoja e njeriut për art është absolutisht primitive, po aq e fortë, dhe ndoshta më e fortë sesa, nevoja jonë për bukë. PA BUKË, NE VDESIM NGA URIA, PA ART NE VDESIM NGA MËRZIA.” - Jean Dubuffet

“ARTI ËSHTË NJË GJUHË, një INSTRUMENT DIJE, një INSTRUMENT KOMUNIKIMI.” - Jean Dubuffet

NUK KA ART PA DEHJE. Por ajo që dua të them është një Dehje E Çmendur! Lereni arsyen të kolovitet! DELIR! SHKALLËN MË TË LARTË TË DELIRIT!

“PËR MUA, ÇMENDURIA ËSHTË SUPER SHËNDET MENDOR. Normalja është psikotike. NORMALE DO TË THOTË MUNGESË IMAGJINATE, MUNGESË KREATIVITETI.” - Jean Dubuffet

“FUNKSIONI I VËRTETË I ARTIT ËSHTË NDRYSHOJË MODELET MENDORE...duke i bërë të mundura mendimet e reja.” - Jean Dubuffet