Posts

Showing posts with the label EMIL CIORAN

S’besoj se kam deshtuar edhe nje here te vetme kur kam qene i trishtuar. (Prirja ime prej njeriu).

S’mund te sodit nje peisazh pa ndjere nevojen te shkaterroj gjithe ate qe eshte jokozmike tek une. Nostalgji vegjetale, keqardhje per token, deshire te jem bime dhe te shuhem nen rrezet e diellit cdo dite.

Shija per format eshte nje prirje sekrete per vdekjen.

Fillojme ta dime cfare eshte vetmia kur degjojme heshtjen e gjerave.

Ai qe s’ka derdhur lot ne cdo bregdet s’e di cdo te thote fshinjeri turbulluese me Zotin, s’di c’do te thote vetmi, e cila kerkon nje vetmi tjeter edhe me te madhe.

Parajsa, eshte nje projektim i ngjizur ne kete stad te jetes sone. Ajo na ngushellon per feminine tone te zhdukur.

Duhet te kem jetuar edhe jete te tjeta. Po te mos ishte keshtu, atehere perse do te kisha kaq lemeri?

Perse do te rremosh ne kujtesen time? E perse duhet te ma varesh mua? A do te arrije valle ndonjehere te matje renien, si dhe pranine e ankthit tim tek ankthi yt?

Shpesh mendoj per ata eremitet e Egjiptit te lashte qe germonin nje varr te thelle dhe derdhnin aty lote, drite dhe nate. Kur i pyesje per arsyet e hidherimit, te pergjigjeshin se vajtonin per shpirtin e tyre.

Lotet: kriteri i se vertetes ne boten e ndjenjave. Lotet, jo te qarat. Ekziston nje prirje ndaj loteve, e cila e shpreh vetveten permes nje orteku te brendshem. Ka specialiste ne ceshtje te loteve qe s’kane qare kurre me te vertete.

Te gjitha perendimet ekzistojne vecse per te me dhene forca.

Obsesioni ndaj Zotit e praps larg dashurine tokesore. Nuk mund te duash ne te njejten kohe me te njejtin pasion edhe nje femer, edhe Zotin. Keto dy erotika jane te papajtueshme me njera-tjetren. Nje femer mund te na shpetoje nga Zoti, po ashtu si Zoti mund te na cliroje nga te gjitha femrat.

Midis Spanjes dhe Holandes, ekziston distanca e pamatshme midis deshperimit dhe trishtimit. Vete Rembrandt-i na fton te qetohemi ne hije dhe drite-hija e tij teresore nuk eshte vecse pritja e pleqerise.

Detyra e nje njeriu te vetmuar: te jete akoma edhe me i vetmuar.

Vetem jeta ekziston, pavaresisht vdekjes absolute! Fshataret e thjeshte e dine kete, teksa ciftohen ne varreza, duke fyer me psheretima heshtjen agresive te vdekjes. Epshi mbi nje gur varri? Cfare evolucioni.

Kufiri i cdo dhimbje eshte nje dhimbje tjeter edhe me e madhe.

Ne gjyqin e fundit nuk do te peshohen vecse lotet.

Shenjtoret s’mund t’i njohim vecse kur zgjojme lotet qe dremitin ne thellesite tona me te errta. Vetem atehere, permes tyre, ne fillojme te dime dhe te kuptojme se si mund te behesh shenjtor, pasi ke qene njeri.

Syte tuaj dine gjithcka. Sepse syte tane te mbushur me hic, na sigurojne se s’mund te na ndodhe me asgje.

Vdekja nuk eshte gje tjeter vecse kurorezimi i nje deshtimi te madh, nje pasoje administrative.