Posts

Showing posts with the label ATSUKO TANAKA

Pavarësisht vëmendjes së dhënë Tanaka-s në vitet e fundit pas vdekjes së saj në vitin 2005, ajo mbetet ende një figurë relativisht e panjohur në Amerikë dhe Evropë.

Tanaka punoi palodhur me këtë tematikë – rrathë të pikturuar në mënyrë spontane me linja gjarpëruese që bashkohen me to, duke pasqyruar gjuhën e prekshme dhe simbolike të rrjeteve, grupeve dhe qendrave – dhe vazhdoi të punonte mbi këto piktura për disa dekada, duke i dhënë këtyre ushtrimeve një cilësi epiko-obsesive.

Nga fundi i viteve 1950 e më tej, Tanaka punoi mbi një seri pikturash akrilik, të bëra me telajo të shtrira horizontalisht në dysheme dhe artisten duke punuar mbi to sipas mënyrës së performuese të Jackson Pollack.

Atsuko Tanaka ka qenë një artiste japoneze pionere. Tanaka mund ta shpallë vendin e saj mes pararendësve të artit performativ (performance art).

Lindur më 10 shkurt, 1932 në Osaka, Japoni, Tanaka studioi në Instutin e Artit të Muzeut të Artit të Osakas, dhe në Kolegjin e Artit të Kiotos.

ME KËTO OBJEKTE, ARTISTIA ISHTE NË GJENDJE TË KRIJONTE VEPRA ARTI RRETH TRUPIT PA NJË TRUP TË PRANISHËM.

“UNË KËRKOJA TA BËJA COPASH BUKURINË E QËNDRUESHME ME VEPRËN TIME,” ka thënë një herë Tanaka. Një anëtare e Lëvizjes Gutai së bashku me artistë të tillë si Jiro Yoshihara, shumica e veprës së saj përdorte objekte shtëpiake si llampa drite, tekstile, dorezat e dyerve dhe zilet e dyerve.”

Kjo vepër ikonike, që ajo e vishte në ekspozita, funksionon si një përzierje e veshjeve tradicionale japoneze me urbanizimin modern, duke sjellë interpretim të papritur dhe sfidues për të dyja.

ATSUKO TANAKA - Anëtare e Lëvizjes Avantgarde GUTAI