Posts

Showing posts with the label ART BASHKËKOHOR

"Për mua nuk ka rëndësi fare që punoj në spital apo kudo tjetër ku hapësira është e kufizuar. ÇDO DITË, UNË KRIJOJ VEPRA ME TË GJITHË MADHËSHTINË TIME.” - Yayoi Kusama

“VETËM ME NË PIKË POLKA, NUK MUND TË ARRIJMË ASGJË.” - Yayoi Kusama

"UNË JAM THJESHT NJË PIKË TJETËR NË BOTË.” - Yayoi Kusama

“NJU JORKU ËSHTË VENDI QË KA BËRË REALITET ËNDRRAT E MIA DHE ATO TË ARTISTËVE TË TJERË, duke na dhënë mundësinë të realizojmë idetë dhe konceptet tona. Ka qenë një vend madhështor për prezantimin e krijimeve artistike.” - Yayoi Kusama

“Unë do VAZHDOJ TË PIKTUROJ DERI SA TË VDES.” - Yayoi Kusama

“UNË E ADHUROJ DAMIEN HIRST. Unë e respektoj veprën e tij shumë, dhe jam e lumtur që PIKAT POLKA që i kam filluar unë JANË KTHYER në një SIMBOL DASHURIE DHE PAQEJE nëpër botë, ku të gjithë bashkojnë duart për t’i përdorur ato në këtë mënyrë.” - Yayoi Kusama

“SHPRESOJ QË FISNIKËRIA TË VAZHDOJË PËRGJITHMONË. Kjo është diçka që mund të kontribuojë për paqe nëpër botë. ANGLIA ËSHTË E MREKULLUESHME sepse ata JANË MBRETËRORË.” - Yayoi Kusama

“PIKAT POLKA janë të mrekullueshme.” - Yayoi Kusama

“ÇDO PËRPJEKJE E IMJA SHKON DREJT KRIJIMIT TË VEPRAVE TË MIA TË ARTIT nga mëngjesi deri në darkë, çdo ditë.” - Yayoi Kusama

“UNË KAM NJË PËRMBYTJE ME IDE NË MENDJEN TIME. Unë thjesht ndjek vizionin tim.” - Yayoi Kusama

“Gjithnjë edhe më shumë, unë MENDOJ PËR ROLIN E ARTEVE, dhe si një artiste, unë mendoj se ËSHTË E RËNDËSISHME QË UNË NDAJ DASHURI DHE PAQE.” - Yayoi Kusama

“UNË E DUA PIKTURËN AQ SHUMË saqë asgjë tjetër nuk ka rëndësi.” - Yayoi Kusama

“Që nga fëmijëria ime, unë kam realizuar gjithmonë vepra me pika polka. TOKA, HËNA, DIELLI, DHE QENIET NJERËZORE TË GJITHA PËRFAQËSOJNË PIKA; një grimcë e vogël midis miliardave.” - Yayoi Kusama

“Në fund, mendoj se do të jem në gjendje që TË NGRIHEM DERI TEK RETË dhe TË NGJISË SHKALLËT DERI NË PARAJSË, e më pas TË SHOHË POSHTË JETËN TIME TË BUKUR.” - Yayoi Kusama

“UNË KËRKOJA TË FILLOJA NJË REVOLUCION, DUKE PËRDORUR ARTIN për të ndërtuar një lloj shoqërie ku parapërfytyroja vetveten.” - Yayoi Kusama

“PO TË MOS KISHTE QENË PËR ARTIN, do ta kisha vravë veten me kohë.” - Yayoi Kusama

“Unë besoj se, SYTË JANË MOTIVE SHUMË TË RËNDËSISHME. Ato mund të shquajnë paqen dhe dashurinë.” - Yayoi Kusama

“Bëhuni njësh me përjetësinë. Bëhuni pjesë e mjedisit tuaj. Zhvishini rrobat. Harrojeni vetveten. BËNI DASHURI. Vetshkatërrimi është e vetmja rrugë drejt paqes.” - Yayoi Kusama

“Unë e luftoj dhimbjen, ankthin, dhe frikën çdo ditë, dhe e vetmja metodë që kam gjetur dhe që më çliron nga sëmundja ime është të vazhdoj të krijoj art. UNË NDOQA FIJEN E ARTIT DHE DERI DIKU ZBULOVA NJË RRUGË QË DO TË MË LEJONTE TË JETOJA.” - Yayoi Kusama

“Një pikë polka ka formën e diellit, që është simbol i energjisë së të gjithë botës dhe jetës sonë, dhe gjithashtu formën e hënës, e cila është e qetë. E rrumbullakët, e butë, shumëngjyrëshe, pa kuptim dhe e paditur. Pikat polka nuk mund të qëndrojnë vetëm; si jetët komunikuese të njerëzve, dy apo tre pika polka kthehen në lëvizje...PIKAT POLKA JANË NJË RRUGË DREJ PAFUNDËSISË.” - Yayoi Kusama