Posts

Showing posts with the label ASGER JORN

KOLAZH ME THËNIE PËR ARTIN NGA PIERRE ASGER JORN

LËVIZJA AVANTGARDE E ARTIT: COBRA

“Vetëm situata ime aktuale më kanë mundësuar të arrijë detyrën e kushtueshme për të treguar se SUBSTANCA E PREFERUAR E PIKTURËS ËSHTË PIKTURA.” - Asger Jorn

“NE NUK MUND TË TRASHËGOJMË NJË KËNDVËSHTRIM TË FIKSUAR, TË PALËVIZSHËM TË JETËS DHE TË ARTIT nga gjeneratat e kaluara.” - Asger Jorn

“NËSE NJË GJUHË SIMBOLIKE VDES, AJO NA TORTURON SI NJË MAKTH, si një orkestër me njëmijë pjesë që na grin nervat dhe na e shqyen mendjen në copa...Ajo është një kufomë pa asnjë fuqi apo forcë simbolike.” - Asger Jorn

“Realizmi i vërtetë, realizmi materialist qëndron tek kërkimi për shprehjen e formave besnike ndaj përmbajtjes së tyre. Por NUK KA PËRMBAJTJE TË SHKËPUTUR NGA INTERESI NJERËZOR.” - Asger Jorn

“INTERESI I ARTISTIT NUK MUND TË JETË I KUFIZUAR TEK NJË FUSHË E VETME; ai duhet të kërkojë perceptimin më të lartë të gjithçkaje, të së gjithës dhe të detajeve të saj.” - Asger Jorn

“TA BËSH MATERIALEN TË FLASË PËR NJERIUN NË EMËR TË NJERIUT, ky është qëllimi dhe realiteti i artit.” - Asger Jorn

“Ne na pëlqen të mësojmë gjithçka për të cilën kemi nevojë nga gjeneratat e mëparshme, por NE DUHET TË GJEJMË VETË PËR VETVETEN PËR ÇKA KEMI NEVOJË; askush tjetër nuk mund ta bëjë për ne.” - Asger Jorn

“Ne nuk po flasim rreth një njohjeje të re në lidhje me artin abstrakt, por për NJË EPOKË TË RE NJOHJEJE.” - Asger Jorn

“TË JESH ARTIST DO TË THOTË TË JESH NJË INDIVID I IZOLUAR.” - Asger Jorn

“Gjithçka me të vërtetë e re është neveritëse, sepse është anormale dhe e paarsyeshme.” - Asger Jorn

“FORMA DHE SUBSTANCA JANË NJË DHE E NJËJTA GJË. Forma është shprehia e jetës dhe substanca e pikturës së gjallë.” - Asger Jorn

“Shpesh ju mund ta përshkruani më mirë luftën ndërmjet njerëzve, thelbin e tyre, nëpërmjet kafshëve fantastike, instiktet e thjeshta, primitive, lakuriqe, se sa duke paraqitur një situatë specifike. NE NUK DUHET TË PËRSHKUAJMË KAFSHËN NJERËZORE, POR VETET TONA SI KAFSHË NJERËZORE.” - Asger Jorn