A KE GUXIM TA PROVOSH? NGA SKYE C. CLEARY

 

Përse dashurojmë? Një kërkim filozofik

Burimi: TED-ED

Ah, dashuri romantike...e bukur, helmuese, zemërthyese dhe takim shpirtërash, dhe shpesh të gjitha në të njëjtën kohë.

 

Përse zgjedhim që të vendosim veten në një varësi të tillë emocionale?

A i jep dashuria kuptim jetës tonë, apo ajo është një largim nga vet vuajtjet dhe vetmia jonë?

A është dashuria, një maskim i dëshirave tona seksuale, apo një hile e biologjisë tonë për t’u riprodhuar.

A është ajo gjithçka që na nevojitet?

Apo nuk na duhet fare?  

 

Nëse dashuria romantike ka një qëllim, as shkenca dhe as psikologjia nuk e kanë zbuluar atë ende. Por përgjatë historisë, disa nga filozofët tanë më të respektuar kanë hedhur disa teori intriguese.

 

Dashuria në bën tërësisht të plotë, përsëri. Filofozi i Greqisë antike, Platoni ka eksploruar idenë se, në dashurojmë për tu bërë përsëri të plotë. Tek ‘Simpoziumi’ i tij, ai ka shkruar mbi një festë darke, në të cilën Aristoteli, një dramaturg komik, i dhuron të ftuarve historinë vijuese: dikur njerezit ishin krijesa me katër krahë, katër këmbë, dhe me dy fytyra. Një ditë, ata i zemëruan perënditë, dhe Zeusi i ndau të gjithë ata më dysh. Që prej asaj kohe, secili prej atyre personave i mungon gjysma tjetër e vetvetes. Dashuria, është dëshirimi për të gjetur shpirtin binjak, i cili do të na bëjë sërish që të ndjehemi të plotë, ose të paktën kjo ishte ajo që besoi Platoni nga një komedian i dehur, në një festë, le të themi.

 

Dashuria është një marifet që na bën të bëjmë fëmijë. Shumë, shumë më vonë filozofi gjerman, Artur Shopenhauer, pohonte se, dashuria e bazuar në dëshirë seksuale ishte një iluzion argëtues. Ai sugjeronte se, ne dashurojmë sepse dëshirat tona na bëjnë të besojmë se, një njeri tjetë rmund të na bëjë të lumtur, por ne thjesht e kemi gabim. Natyra na mashtron në mënyrë të tillë që, ne të riprodhohemi dhe shkrirja e dashurisë që ne kërkojmë konsumohet tek fëmijët tanë. Kur kënaqen dëshirat tona seksuale, ne jemi të hedhur sërish në ekzistencën tonë të torturuar, dhe ne ia dalim të ruajmë specien dhe ripërtëritjen e ciklit njerëzor. Tingëllon sikur dikush ka nevojë për një përqafim.

 

Dashuria ëhstë shpëtimi nga vetmia jonë. Sipas fituesit të çmimit Nobel, filozofit britanik Bertrand Russell, ne dashurojmë për të shuar dëshirat tona fizike dhe psikologjike. Njerëzit janë të dizenjuar për tu riprodhuar, por pa ekstazinë e një dashurie pasionante, vetëm seksi nuk mjafton. Frika jonë nga bota e ftohtë dhe e egër na tundon që të ndërtojmë guacka të forta, për të mbrojtur dhe izoluar vetveten. Kënaqësia, intimiteti dhe ngrohtësia e dashrisë na ndihmojnë që të kapërcejmë frikën tonë nga bota, dhe që t’i largohemi grackës sonë të vetmisë dhe që të angazhohemi më shumë në jetë. Dashuria pasuron qenien tonë, duke e bërë atë gjënë më të mirë në jetë.

 

Dashuria është një vuajtje keqorientuese. Siddhartha Guatama, i cili u bë i njohur si Buda, ose i Përndrituri, me shumë gjasa do të kishte pasur disa argumente interesnate me Russell. Buda, propozoi se, në dashurojmë sepse ne jemi duke u përpjekur që të kënaqim dëshirat tona bazë. Megjithatë, etjet tona të apasionuara janë defekte, dhe atashimet, madje edhe dashuria romantike, janë një burim i madh vuajtjesh. Fatmirësisht, Buda zbuloi rrugën e tetëfishtë, një lloj programi për zhdukejen zjarreve të dëshirave, në mënyrë që në të mund të arrijmë Nirvanën, një gjendje të ndriçuar paqeje, qartësie, mençurie dhe dhëmbshurie. Romancieri Cao Xueqin ka ilustruar këtë ndjenjë budiste, se dashuria romantike është një marrëzi, në një prej romanëve me të medhënj klasikë të Kinës, ‘Ëndërra e dhomës së kuqe.’ Në një nënhistori, Jia Rui bie në dashuri e Xi-feng, e cila e mashtron dhe e poshtëron atë. Emocionet konfliktuese të dashurisë dhe të urrejtjes e shkatërrojnë atë, kështu që, Taoist i jep atij një pasqyrë magjike që mund ta kurojë atë për sa kohë që ai nuk do të shikohet përballë saj. Por sigurisht, ai shikon përpara pasqyrës. Ai shikon Xi-feng. Shpirtri i tij futet në pasqyrë dhe ai tërhiqet zvarrë me zinxhirë për të vdekur. Jo të gjithë budistët mendojnë në këtë mënyrë rreth dashurisë romantike dhe dashurisë erotike, por morali i kësaj historie është se, atashime të tilla ndjellin tragjedi, dhe së bashku me pasqyrat magjike duhet të shmangen.

 

Dashuria në bën të kapërcejmë vetveten. Le ta mbyllim me një shënim disi më pozitiv. Filozofja franceze, Simone de Beauvoir, ka propozuar se, dashuria është dëshira për t’u integruar me një njeri tjetër dhe se kjo e mbush jetën tonë me kuptim. Megjithatë, ajo ishte më pak e shqetësuar me çështjen se përse dashurojmë dhe më shumë e interesuar se si mund të duam më mirë. Ajo vuri re se, problemi me dashurinë romantike tradicionale, është se, ajo mund të jetë kaq robëruese, saqe ne mund të tundohemi dhe ta shpallim atë si arsyen e vetme të ekzistencës sonë. Megjithatë, varësia nga një njeri tjetër për të justifikuar ekzistencën tonë, çon shumë lehtësisht në mërzitje dhe në lojërat e fuqisë. Për të shmangur këtë kurth, Beauvoir këshilloi dashurinë autentike, e cila ka më shumë të bëjë me një miqësi të madhe. Të dashuruarit e mbështesin njëri-tjetrin në zbulimin e vetvetes, duke shkuar përtej vetes, dhe duke pasuruar kështu jetën e njëri-tejtrit dhe të botës.

 

Edhe pse mund të mos ta dimë kurrë se përse biem në dashuri, mund të jemi të sigurtë se ajo do të jetë një xhiro emocionale si në ato trenat e shpejtësive të mëdha. Është e frikshme dhe ezauruese, na bën të vuajmë, dhe na bën të fluturojmë. Ndoshta, ne humbasim vetveten. Ndoshta, ne do të gjejmë veten. Mund të na thyhet zemra, ose ajo thjesht mund të jetë gjëja më e mirë në jetën tonë.

 

A ke guxim ta provosh?

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?time_continue=22&v=yJSiUm6jvI0

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments