MBI KINEMANË NGA ROBERT BRESSON


Disa pohojnë se, ai është kineasti më i madhi, i pari dhe i vetmi.

Të tjerë, duket se kanë të vështirë për ta kuptuar.

 

Gazetari: A mendon se njerëzit të kuptojnë?

 

Bresson: Nuk e di nëse më kuptojnë, por a po flasim për filmin apo për mua këtu? Nëse po flasim për filmin, unë mendoj se,...le ta fillojmë me filmin...Unë do të preferoja që njerëzit ta ndjenin filmin përpara se ta kuptonin atë. Do të preferoja më mirë që prej tij të nxiteshin ndjenjat sesa intelekti.

 

Gazetari: Çfarë doje që të ndjenin njerëzit me filmin ’Hajduti i xhepave’?

 

Bresson: Më shumë sesa të kisha një histori për ta treguar, doja që njerëzit të ndjenin atmosferën që rrethon një hajdut, atë atmosferë të veçantë që i bën njerëzit ankthioz dhe në siklet.

 

Gazetari: A ke takuar ndonjëherë ndonjë hajdut?

 

Bresson: Mendoj se, kam takuar disa, por ti nuk e di këtë deri në çastin kur të kanë vjedhur.

 

Gazetari: Dhe ju nuk ndjetë asgjë në atë kohë?

 

Bresson: Po, ndjeva. Më kujtohet, një herë, jashtë në fshat. Unë isha në dhomë me dikë që më kishte ftuar dhe me një person të tretë, i cili, ku ne të dy e ndienim që ky person i tretë ose do të na vidhte ose që tashmë na kishte vjedhur.

 

Gazetari: Çfarë ju bëri ta mendonit këtë?

 

Bresson: Diçka shumë misterioze që nuk mund ta shprehë me fjalë, dhe kjo ishte edhe ndjesia që doja të shprehja në këtë film. Këtë, dhe vetminë e tmerrshme të burgut të një hajduti.

 

Gazetari: Cila ishte pika e nisjes për këtë film?

 

Bresson: Unë nuk mund ta them me siguri, se cila ishte pika e nisjes së një filmi, por kjo vetmi, që nuk doja ta tregoja në mënyrë të drejtëpërdrejtë, me siguri që ka qenë një forcë shtytëse.

 

Gazetari: Filmi juaj nuk ngjan me shumicën e filmave të tjerë. A jeni i vetëdijshëm për këtë?

 

Bresson: Jo, aspak.

 

Gazetari: Por, ajo që ne dimë nga ju është se juve s’ju pëlqen kinemaja e sotme. Ju nuk e doni atë lloj filmi të strukturuar këndshëm. Si ju duket kinemaja sot?

 

Bresson: Ka disa filma që më pëlqejnë, edhe pse ato mund të mos jenë realizuar sipas metodës sime, por ndoshta, kjo është arsyeja përse shkoj më rrallë në kinema ngasa bëja dikur. Ka disa gjëra që më mërzisin, gjëra që unë nuk do t’i bëja, teknika që përdoren sot dhe që unë nuk do t’i përdorja. Për mua është e natyrshme të mendoj se, të tjerët e kanë gabim, ndërsa unë jo.  

 

Gazetari: Një karakteristikë thelbësore e filmave të tu, është refuzimi i asaj që quhet teatrale...

 

Bresson: Teatraliteti që unë refuzoj, ose, më shumë, që përpiqem ta refuzoj, por nuk është aq e thjeshtë, është shprehja nëpërmjet mesazheve faciale, xhesteve dhe efekteve zanore.

 

Gazetari: Por, duket sikur ju jeni në kërkim të një lloj anti-shprehjeje. Ju e çoni në ekstrem. Ju, jo vetëm që nuk e doni aktrimin, por ju nuk lejoni as edhe realizmin. Është njësoj sikur ju ti boshoni aktorët, që të jenë edhe më pak shprehëse sesa në jetën reale.

 

Bresson: Nuk mendoj kështu. Unë përpiqem që t’i tërheq ata drejt automatizimit, që zë një vend kaq të madh në jetët tona.

 

Gazetari: Po a mund ta shikoni se si njerëzit mund të mendojnë se ju po i ktheni shpinën asaj se çfarë audiencat kërkojnë që të shikojnë?

 

Bresson: Nuk mendoj kështu. Nuk është diçka për të cilën unë jam i vetëdijshëm. Nuk mendoj se, po i kthej shpinën audiencës, ose që ata po ma kthejnë shpinën mua. Unë varem tek përvoja ime, dhe pasi kam bërë një film, unë ulem në audiencë dhe përpiqem të ndjej atë që ndjejnë edhe ata dhe gjithashtu përjetoj edhe ndjenjat e mia origjinale. Në përgjithesi, ata duken të lumtur. Në fund, del se audienca ndjehet ekzaktësisht njësoj si unë, dhe që janë prekur shumë prej filmit.

 

Gazetari: Përse mendon se, audiencës i është dukur e lehtë të ndjejë atë që ju donit që ata të ndjenin tek filmi ‘Një njeri që u arratis?’, por që ishin më pak të ndjeshëm ndaj filmit ‘Hajduti i xhepave’?

 

Bresson: Me shumë mundësi sepse vet historia e arratistjes është shumë më shumë..heroike? (gazetarja)...dramatike (Bresson). Ndoshta jo dramatike, por me siguri më shumë heroike, dhe personazhi i të burgosurit të arratistur është shumë më shumë...moral? (gazetarja)...shumë më simpatik (Bresson), dhe shumë më i aksesueshmë për më shumë njerëz.

 

Gazetari: Të gjithë duan të arratisen. Askush nuk do ta pranojë që është hajdut.

 

Bresson: Historia e të burgosurit të arratisur përfundon në liri, ndërsa kjo përfundon në burg.

 

Gazetari: A mendoni se jeni në pararojë të botës së filmit?

 

Bresson: Nuk e di, por mendoj se, filat e së ardhmes do të lëvizin edhe më larg nga teatri. Teknikat e përdorurra në këto filma do të jetë tërësisht të ndryshme nga teknikat e teatrit.

 

Gazetari: A mendoni se, filmat e vlerësuar sot, do të harron pas 20 vitesh?

 

Bresson: Nuk e di. Nuk mund ta them.

 

Gazetari: A ndjeheni vetëm?

 

Bresson: Ndjehem shumë vetëm dhe nuk është se kam ndonjë kënaqësi nga kjo ndjenjë.

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DVODh2lkVdc


Përzgjdhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.

Comments