“VALLËZIMI” NGA HENRI MATISSE
Një ODË PËR JETËN, SHFRENIMIN FIZIK dhe një EMBLEMË E ARTIT MODERN!
Një orgji në ekstazë!
Nga REVISTA ARTSPER
Midis veprave më të famshme të artit nga Henri Matisse, piktura “Vallëzimi” është një odë për jetën, shfrenimin fizik dhe një emblemë për Artin Modern. Kjo vepër arti ishte komisonuar së bashku me pikturën tjetër simotër, “Muzika” nga koleksionisti me influencë rus, Sergei Shchukin, në vitin 1909 për zbukurimin e rezidencës së tij. E karakterizuar nga thjeshtësia dhe energjia, kjo orgji në ekstazë ka lënë gjurmë të thella në artin e shekullit të 20-të. “Vallëzimi” është pikturuar në kulmin e estetikës fauviste dhe mishëron emancipimin e normave tradicionale të artit perëndimor të përfaqësimit. Sot, “Vallëzimi” qëndron i varur së bashku me pikturën “Muzika” në Muzeun Hermitazh në Shën Petërburg, Rusi.
Ngjyrat e thella dhe stili i sinqertë i Fauvizmit
Zgjedhjet estetike të Henri Matisse për pikturën e tij shkaktuan një skandal në sallonët e artit të vitit 1910; nudo e guximshme dhe ngjyrat e papërpunuara të aplikuara, i dhanë kësaj vepre karakterin primitiv, e cila në sytë e disa shikuesve dukej si diçka barbare. Matisse ka përdorur vetëm tre ngjyra për paraqitjen e këtij gëzimi: blu, të gjelbër dhe të kuqe. Në një linjë me asociimet e ngjyrave tradicionale të Fauvizmit, këto tre ngjyrime të gjalla krijojnë një kontrast të thellë. Charles Caffin, një kritik arti, i cili e kishte parë Matisse duke punuar në kanavacë në studion e tij, kishte thënë “pigmentet ishin të pastra nga tubetët.”
Ekonomi stili dhe
figura ambigue; as shprehia e tyre faciale dhe as gjinia e tyre nuk është e përcaktuar
qartësisht. Siluetat e kuqe janë theksuar thjeshtë me konturet e rënda përkundrejt
sfondit blu dhe atij të gjelbër. Matisse po eksploronte marrëdhënien ndërmjet
ngjyrave dhe linjave për të krijuar harmoninë; për të, ngjyrat nuk ishin bërë për
të funksionuar në izolim. Megjithatë, nuk ka asnjë tipar arkitekturor apo shënjues
peisazhi për të krijuar një ndjesi perspektive apo distance. Kanacava e madhe
(260 cm me 391 cm) ka një sfond shumë të sheshtë dhe fokusohet vetëm tek
figurat vallëzuese.
Primitivizmi dhe Fauvizmi
Fauvistët me
primitivistët të njëjtin interes për komunitetet indigjene dhe ata ishin të
frymëzuar nga primitivizmi për të krijuar një art që i kthehej thelbit të gjërave
dhe të bashkësisë. Figurat e papërpunuara të paraqitura tek “Vallëzimi”
risjellin stilet primitiviste dhe temën e subjektit, figurat të cilat bisedojnë
ngrohtësisht brenda një peisazhi të zbrazët, ndoshta “të virgjër”, mund të
lexohen si një evokim për ribashkimin e domosdoshëm të njeriut me natyrën. Për
shembull, lakuriqësia e figurave tregon një refuzim të civilizimit perëndimor.
Vepra e artit kthehet në një simbol bashkimi ndërmjet Njeriut, Parajsës dhe Tokës.
Matisse synonte krijimin e sintezave të primitivizmit; figurave të plogështa, të
frymëzuara nga Arti Primitiv dhe nga Folku, si edhe ngjyrat e ndezura e të
gjalla si një shprehje e instiktit dhe e natyrës. Individët janë tërësisht të
humbur në vallëzimin e tyre, të shkëputuar nga çdo detyrim apo punë ditore. Matisse
nuk fokusohet tek pamja individuale e valltarëve, por tek lëvizja dhe ritmi që
ata krijojnë së bashku. “Vallëzimi” është simboli përfundimtar i ribashkimit të
individëve.
Pesë figurat janë
kapur për dore në formë rrethi, por në të majtë, ne mund të vëmë re se duart e
dy individëve janë si të ndara; ata vetëm sa ciken dhe nuk janë të kapur për
dore. Megjithatë, Matisse i ka paraqitur ata me shumë kujdes duke i mbivendosur
ato me këmbët e figurave të tjera për të mos thyer ngjyrat dhe harmoninë e
rrethit. Pika e këputjes duke qenë më afër pozicionit të shikuesit, mund të interpretohet
si një ftesë për t’u bashkuar në vallëzim. Rrethi vjen për të gjetur “ata që
janë jashtë,” dhe kështu për të bashkuar individët.
Një magjepjse për vallëzimin
Tema e vallëzimit ka zënë një vënd të rëndësishëm në jetën
dhe punën e Henri Matisse. Matisse e ka ilustruar fillimisht këtë interes në
pikturën e vitit 1906, “Gëzimi i Jetës”. Valltarët në valle janë në një
pozicion shumë të ngjashëm me ata që janë në sfondin e pikturës së “Gëzimit të
Jetës”. Sipas kritikut të artit, Charles Caffin, magjepsja e artistit me vallëzimin
ka filluar në ‘Moulin de la Galette’, ku ai vëzhgonte njerëzit duke vallëzuar.
Ky lloj i famshëm vallëzimi binte në kontrats me llojet më formale,
tradicionale apo klasike të vallëzimit apo kërcimit të tilla si baleti. Në këtë kuptim, Vallëtarët ofrojnë një
reflektim të evolucionit të vallëzimit.
Më specifikisht, vallëzimi në formë rrethi që frymëzoi këtë pikturë ishte një peshkakar që po vallëzonte dhe që artisti e kishte parë në Collioure, qytet në Francën Jugore, një variant i “Sardana-s,” një farandolë tradicionale katalane.
Pavarësisht stilit të thjeshtë të pikturës, Matisse zhvilloi një ndjesi të lëvizjes dhe të hapësirës brenda “Vallëzimit”: qeilli i pafundëm dhe format e rrumbullakosura që formojnë tokën, duken sikur janë të përziera me një energji të çliruar nga trupat e ngarkuar ritmikisht. Ata duken sikur janë në një trans, dhe shikuesi thuajse mund t’i dëgjojë rrahjet e daulles dhe të përfytyrojë një vallëzim të tërbuar teksa figurat lëvizin në rreth. Artikulimi i vallëzimit me muzikën është thelbësor, duke qenë se është muzika ajo që krijon ritmin. Në këtë kuptim, është interesante të analizojmë “Vallzimin” paralelisht me pikturën tjetër “Muzikën”. Lëvizja e vazhdueshme tek “Vallëzimi” është në kontrast të ashpër me Muzikën, ku figurat janë vertikale dhe statike. Këngëtarët thuajse ngjajnë si spektatorë, duke vështruar vallëtarët me krahët e tyre të mbeldhur tek gjunjët.
Thyerja e rregullave
Tek Vallëzimi, Matisse e braktisi plotësisht “mjeshtërinë
franceze” për një estetikë që ishte më afër
primitivizmit dhe Artit Afrikan. Ai distancon veten nga detajet dhe finesa, siç
gjendet tek veprat e Edgar Degas të frymëzuara nga baleti. Stili i Matisse është
i distiluar nga thelbi i tij dhe injoron rregullat e përcaktuara
të gjnisë, estetikës,
harmonisë dhe rendit. Në vend të këtyre,
vepra e tij ka të bëjë me ndjenjat dhe energjinë e pastër, shabllon, të papërpunuar.
Ai i jep liri ngjyrave dhe linjave siç nuk janë parë thuajse kurrë më parë.
Megjithatë, qëllimi i Matisse nuk ishte të shkokonte apo të sikletoste audiencën. Krejt e kundërta, ai kërkonte të bashkonte njerëzit me njëri-tjetrin dhe me natyrën. Siç thoshte piktori, “Ajo që ëndërroj unë është një arti i ekuilibruar, i pastër dhe i qetë, e cili mund të shmangë shqetësimet apo subjektet frustruese. Ky lloj arti i fal mendjes së gjithësecilit paqen dhe rehatinë, si një karrige e rehatshme ku mund të uleni për t’u shplodhur.” Megjithëse, shume shikues në atë kohë mund të mos kenë qenë në gjendje që të shikonin stilin guximtar të pikturës, sot ne mund ta vlerësojmë këtë vepër si një odë për jetën, gëzimin dhe natyrën.
(Imazhi 1: Henri Matisse, “Vallëzimi”, 1909-1910)
(Imazhi 2: Shembull i pikturës së primitivizmit nga Max Pechstein: “Vrasja e Rostos së Banketit”, 1912)
(Imazhi 3: Pamje nga afër e “Vallëzimit”)
(Imazhi 4: Henri Matisse, “Gëzimi i Jetës”, 1906)
(Imazhi 5: Henri Matisse, “Muzika”, 1910)
(Imazhi 6: Edgar Degas, “Le Foyer de la danse à l’Opéra”, 1872)
Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/art-analysis-dance-by-henri-matisse/
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.










Comments
Post a Comment