25 VEPRAT E ARTIT BASHKËKOHOR QË DUHET TË SHIKONI


Nga REVISTA ARTSPER  
 

Arti Bashkëkohor është një periudhë që përgjithësisht konsiderohet se fillon nga viti 1945. Për shkak të kësaj, arti bashkëkohor mund të konsiderohet se fillon nga periudha e pasluftës deri në ditët e sotshme. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur shumë stile, gjini të ndryshme dhe përqasje artistike. Rrjedhimisht, është e vështirë ta dimë se nga ta fillojmë. Zbuloni 25 veprat e artit bashkëkohor që duhet t’i njihni absolutisht për të kuptuar këtë periudhë!    

 

1. Andy Warhol, Kanaçet me Supa Campbell, 1962 

Një pjesë ikonike arti nga artisti pop Andy Warhol, Kanaçet me Supat Campbell ilustron kulturën konsumatore dhe masmedian në shoqërinë amerikane. Përveç kësaj, stili i Andy Warhol-it është i dukshëm në veprën e tij. Nëpërmjet përsëritjes së objekteve të përfaqësuara, artisti kritikon shoqërinë konsumatore, e cila nuk ndalon së prodhuari.

 

2. Louise Bourgeois, Maman, 1990 

Duke qënduar në një lartësi prej 30 metrash dhe duke evokuar formën e një merimange, Maman është një nga veprat më ikonike të Louise Bourgeois. Vepra ekziston në variante të ndryshme, me matreiale të ndryshme dhe të variueshme. Skulptura është ndërtuar për një ekspozitë të Muzeut Tate Modern, dhe i kushton homazh nënës së artistes, e cila vdiq papritur kur ajo ishte vetëm 21 vjeç.

 

3. Jackson Pollock, Ritëm Vjeshte1950 

E krijuar në pikun e karrierës së Jackson Pollock, “Ritmi i Vjeshtës” është një shembull i përsosur i teknikës së pikturës “goutte-à-goutte”, ndryshe e njohur si “pikturat me pikim”. Kjo teknikë, e cila është specifike për Pollock, e bëri atë të famshëm për shkak të origjinalitetit të tij. Për të krijuar veprat e tij Pollock qëndronte mbi telajot e tij dhe hidhte bojë të holluar në telajo, duke e lënë atë që të binte në mënyrë natyrale. Ai e pikonte, spërkaste, apo gërvishte dhe derdhte bojën nëpër telajo. Për artistin, lëvizja dhe vetë boja ishin ato që udhëhiqnin artin e tij. Kjo metodë unike e pikturimit konsiderohet si tipari dallues i artistit.   

 

4. Njideka Akunyili Crosby, Unë ende përballem me ty, 2015 

Një artist i ri dinamik, Njideka Akunyili Crosby bashkon përvojën e saj të dyfishtë kulturore në veprat e saj vibrante të artit. Pasi kaloi vitet e formimit të saj në Nigeri, ajo u vendos në Amerikë në moshën 16 vjeçare dhe tani jeton dhe punon në Los Anxhelos. Pjesët e saj personale intense bashkojnë influencat e saj të pasura kulturore, me piktura aceton më “tradicionale” të mbivendosura në mjedise komplekse, të cilat shpesh janë një përplasje elementësh të marra nga kultura popullore nigeriane.   

 

5. Damien Hirst, Pamundësia Fizike e Vdekjes dhe Mendja e një të Gjalli, 1991 

E konservuar në një tretërsirë gazi pa ngjyrë, vepra “Pamundësia Fizike e Vdekjes në Mendjen e një të Gjalli” nga Damien Hirst është ende sot një nga pjesët më të diskutuara të artit bashkëkohor. Pjesa origjinale u porosit nga koleksionisti Charles Saatchi në vitin 1991, por peshkaqeni duhej të zëvendësohej në vitin 2004 kur pjesa u shit. Për shkak të natyrës së veprës, shumë mendojnë nëse ky krijim i Damien Hirst duhet të konsiderohet art apo jo.  

6. Cecily Brown, Vajza që kishte gjithçka, 1998 

Cecily Brown njihet për veprat e saj luksoze dhe ekstremisht të teksturuara. Arti i saj është një përzierje ndërmjet asaj të mjeshtave barok dhe ekspresionizmit abstrakt. Ajo përzien ngjyrën dhe teksturën me figura sugjestionuese, seksualisht eksplicite dhe forma biomorfike të cilat shquhen midis vorbullave abstrakte që dominojnë pikturat e saj. Thjesht duke aluduar ndaj formave sesa ofrimit të një përfaqësimi konkret, artistia e fokuson shikuesin në ekzaminimin e pikturës siç duhet nga të cilat dalin në fokus imazhet erotike.   

 

7. Yayoi Kusama, Dhoma e Pasqyrave të Pafundësisë, 1965 

Yayoi Kusama është përshkruar si një nga artistet më ekscentrike të kohës sonë. Vepra e saj psikedelike dhe haçulinatore përdorin motive dhe përsëriten për të luajtur me konceptin e pafundësisë. “Pasqyrat e Pafundësisë” janë një instalacion gjithëpërfshirës i dizenjuar për të gllabëruar shikuesin / pjesëmarrësin në një ndjesi mbytëse të pafundësisë dhe mundësisë. Yayoi Kusama e ka përshkruar jetën e saj si “një bizele e humbr midis mijëra bizeleve të tjera”.

 

8. Keith Haring, Pa titull, 1982 

Kjo pikturë përmbledh stilin e Artit Pop të Keith Haring, me figura dinamike dhe një kompozim të thjeshtë. Nga fillesat e tij si një artist grafiti në metrotë e Nju Jorkut, Keith Haring e filloi karrierën e tij me figura dhe modele të cilat mund të njihen menjëherë. Një nga simbolet e tij zakonisht më të përfaqësuara është zemra. Ai e ka përdorur veprën e tij për të bërë të famshme mesazhe të rëndësishme rreth seksualitetit dhe AIDS gjatë një kohe kur stigma dhe tabuja rreth këtyre tematikave dominonte ende.  

 

9. Jean-Michel Basquiat, Pa titull, 1981 

Kjo vepër arti e gjallë dhe dinamike, e pikturuar kur Jean-Michel Basquiat  ishte vetëm njëzetë vjeç, konsiderohet një lloj enigme nga kritikët e artit. Ndonjëherë, i quajtur “Kafka” për shkak të formës së fytyrës së tij, ky kompozim kompleks sigurisht që ngre më shumë pyetje sesa ofron përgjigje. A paraqet ajo një kafkë apo një fytyrë gjysëm të formuar? A përfaqëson piktura jetën apo vdekjen? Disa madje mendojnë nëse ajo nuk është një lloj autoportreti i artistit.

 

10. Jenny Saville, E mbështetur, 1992 

Piktura që filloi karrierën e Jenny Saville është një autoportret goditës. Saville bëri emër me portretet e saj të mëdha (shpesh autoportrete) duke treguar gra që nuk konformohen me standardet e zakonshme të bukurisë së shoqërisë, por që reflektojnë një diversitet të madh të bukurisë tek gratë. Trajtimi i ndryshëm i pikturave të saj në vaj dhe tonet e saj të ngrohta të lëkurës na kujtonë piktorët Lucian Freud dhe Francis Bacon.

 

11. Banksy, Vajza me tullumbac, 2002 

Ky artist ikonik grafiti i ditëve të sotshme u shfaq për herë të parë në Urën Waterloo në Londër, megjithëse që prej atëherë ajo është lyer sërish. Kjo vepër është kryer disa herë në mbështetje të fushatave të ndryshme politike, dukshëm kriza e refugjatëve sirianë në vitin 2014. Në vitin 2018, një kopje në kornizë e veprës u copëzua spontanisht gjatë një ankandi tek Sotheby falë një këshille që vetë Banksy kishte instaluar në kornizë. Ai e ri-titulloi veprën e coptuar, “Dashuria është në një Kosh”. Gruaja që kishte blerë printimin për një çmim rekord vendosi që të vijonte me shitjen.

 

12. Tracey Emin, Krevati im, 1998 

“Krevati im”, siç tregohet nga emri, është rindërtimi i krevatit të parregulluar të artistes. Tracey Emin shpjegon që kjo ide i erdhi pas një periudhe të gjatë depresioni të shkaktuar nga marrëdhëniet e vështira dhe alkoolizmi. Pasi mori veten nga depresioni, ajo ishte neveritur nga plehrat që ishin grumblluar në dhomën e saj dhe vendosi që ta ekspozonte atë. Vepra u nominua për Çmimin “Turner”, e cila shkaktoi një debat të madh nëse diçka e tillë mund të kualifikohet si art apo jo.  

 

13. Roy Lichtenstein, Shiko Mickey, 1961 

Me “Shiko Mickey”, Roy Lichenstein përfaqësoi një skenë dhe stil që i përket kulturës pop për herë të parë në karrierën e tij, ky ishte një hap që do të kthehej në firmën e tij. Rindërtimi nga ana e tij e një skene paraekzistuese, ka bërë që shumë ta përshkruajnë veprën e tij si një fyerje për artet e bukura. Pavarësisht këtyre, stili i tij unik u bë i fmashëm. Sot, ai konsiderohet si një pararendësit e lëvizjes së Artit Pop. 

 

14. Takashi Murakami, Top Luleje, 2002 

Fillimisht Murakami u trajnua në artin tradicional japonez të Nihonga-s, përpara se të frustrohej nga elitizmi i asociuar me këtë gjini. Ai shpiku termin “super e sheshtë” në fillim të viteve 2000 për të përshkruar trashëgiminë e artit 2D në kulturën japoneze nëpërmjet një trashëgimie të gjatë të anime-ve dhe manga-ve japneze, por gjithashtu për të adresuar shoqërinë japoneze të pasluftës.

 

15. David Hockney, Portret i një artisti (Pishinë me dy figura), 1972 

E konsideruar si në nga veprat më të shtrenjta të artit nga një artist i gjallë që është shitur ndonjëherë në ankand, “Portreti i një Artisti” është një nga pjesët më ikonike nga David Hockney. Vepra është krijuar duke përdorur dy fotografi që janë inskenuar nga artisti. Varianti i parë i veprës është shkatërruar. Megjithatë, një variant i dytë u ripikturua për dy javë në vitin 1972.   

 

16. Dorothea Tanning, Dera 84, 1984 

Kjo vepër nga Dorothea Tanning shënon fillimin e një evolucioni dhe kalimin e surrealizmit figurativ në kompozime më abstrakte falë penelatave të lirshme, dinamike dhe ngjyrave të ndezura. Artistia e krijoi këtë vepër me bojra vaji dhe një segment dere. Kjo nuk është një nga veprat më të mirënjohura të artistes. Në fakt, artistia u bë veçanërisht e famshme për veprat e saj “Ditëlindja” (1942) dhe “Eine Kleine Nachtmusik” (1943).

 

17. Jeff Koons, Qen Tullumbace, 1994 

Ish tregtari i Wall Street-it, Jeff Koons, është një figurë shumë e diskutueshme në botën e artit. Ai ka deklaruar që nuk ka asnjë kuptim të thellë pas veprave të tij. Për më tperë, ai përdor një punishte për të sjellë në jetë vizionet e tij. Rrjedhimisht, ai nuk i krijon vetë veprat e tij. Për këto arsye, shumë pyesin nëse veprat e tij mund të konsiderohen me të drejtë si art. Qentë e tij tullumbace metalike janë disa prej veprave të tij më të njohura.

18. Marc Chagall, tavani i Operas Garnier të Parisit, 1964 

Tavani i Operas Garnier në Paris është sigurisht një nga veprat më të famshme nga Chagall. Ajo ka qenë shumë e disktuar që nga krijimi i saj deri në hapjen zyrtare në vitin 1964. Në fakt, panelet e ndryshme u mblodhën nën mbrojtjen e rojeve ushatarke. Kjo pjesë vibrante konsiderohet se reflekton statusin e Chagall-it si “një nga piktorët më të mëdhenj të kohës sonë” dhe përmban referenca ndaj kompozitorëve dhe artistëve të famshëm në histori.

 

19. Frida Kahlo, Autoportret, 1948 

Ky autoportret goditës ishte e fundit që pikturoi Frida Kahlo. Autoportreti është e vetmja vepër arti e krijuar nga artistët gjatë vitit 1948 për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Në këtë vepër, Frida Kahlo ka veshur një konstrum tradicional të Tehuanas me një qafore të zbukuruar rreth qafës së saj dhe që zëvendëson sfondin e saj të zakonshëm të zbukuruar dhe natyral. Mprehtësia edhe shprehia e fytyrës së saj theksojnë emocionin.

 

20. Lucian Freud, Reflektim, 1985 

Lucian Freud njihet për paraqitjet e tij figurative. E gjithë vepra e tij është autobiografike dhe të gjitha autoportretet e tij janë bërë me ndihmën e pasqyrave. Kjo vepër është një shembull i përsosur i stilit artistik të krijuesit të saj: çdo linjë, çdo defekt i fytyrës së tij dhe e lëkurës janë të dukshme. Nipi i psikologut Sigmun Freud konsiderohet nga shumë si një artist që i portretizon subjektet e tij në një mënyrë brutale. Rrjedhimisht, ai i ofron publikut një shikim të shpejtë në mendjet dhe në botët e tyre.

 

21. Sophie Calle, Kujdesu për veten, 2007 

Në vitin 2007, i dashuri i Sophie Calle i dha fund marrëdhënies së tyre me një e-mail. Letra mbyllej me fjalët “Kujdesu për veten”. Pak kohë më vonë, artistia ia shpërndau këtë e-mail 107 grave, të zgjedhura për profesionin e tyre, dhe i kërkoi atyre që të interpretonin fjalët e tij. Përgjigjet përfshinë kritika gjuhësore, anliza ligjore, interpretime vallëzimi, kodime etj. Përgjigjet e ndryshme u sollën së bashku në këtë eksplorim të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve dhe vulnerabilitetit.

 

22. Antony Gormley, Ëngjëlli i Veriut, 1998 

Anthony Gormley njihet për statujat e tij antropomorfike. Shpesh ato bazohen tek derdhjet e vetë trupit të tij. “Ëngjëlli i Veriut” është vepra më e njohur nga ky artist. Statuja ndodhet në Gateshead në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është realizuar për katër vjet dhe për ndërtimin e saj janë shpenzuar 800,000 paundë. Krahët janë pak të anuara nga brenda, duke sugjeruar një përqafim. Për më tepër, skulptura synonte përfaqësimin e kohës që kalon.    

 

23. Ai Weiwei, Duke kujtuar, 2009 

Artisti kinez Ai Wei Wei e krijoi këtë pjesë goditëse si një homazh ndaj fëmijëve viktima të një tërmeti. Ajo kishte ndodhur në vitin 2008 në provincën e Sichuan-it. Veçanërisht shkatërruese, katastrofa natyrore shembi shumë shkolla. Ato ishin të ndërtuara keq, dobët dhe çuan në vdekjen e shumë fëmijëve. Kjo vepër e madhe është kompozuar nga 9,000 çanta studentësh. Shikuesi mund të lexojë gërmat kineze “Ajo jetoi e lumtur në këtë botë për shtatë vite”. Kjo fjali është një thënie nga një nënë që vajtonte për fëmijën e saj të humbur.  

 

24. Francis Bacon, Tre studime të Lucian Freud, 1969 

E shitur në vitin 2013, ky triptik u kthye në veprën më të shtrenjtë të artit të shitur nga një artist britanik. Ajo përfaqëson mikun e artistit dhe rivalin e tij, Lucian Freud. Ngjyra e skemës është dinamike. Francis Bacon thekson rëndësinë e të mosndarit të tre studimeve.

 

25. Mark Rothko, Portokalli, e kuqe, e verdhë1961 

Në vitin 2012, “Portokalli, e kuqe, e verdhë”, mundi rekordet në një ankand gjatë shitjes së saj. I njour për gjeometrinë, asbtraktet dhe ngjyrat vibrante, Mark Rothko është kritikuar po aq shumë saç është vlerësuar. Rothko ka realizuar piktura me përmasa shumë të mëdha. Për artistin, vepra e tij duhet të jetë “shumë intime dhe njerëzore”. Ai i rekomandonte shikuesit që të qëndronin 18 metra larg nga këto vepra për të përjetuar plotësisht intimitetin dhe transhendencën ndërmjet veprës dhe audiencës.


Imazhi 1: Një burrë duke studiuar një nga Pikturat me Pika të Damien Hirst

Imazhi: Andy Warhol, Kanaçet me Supa Campbell, 1962

Imazhi: Louise Bourgeois, Maman, 1990 

Imazhi: Jackson Pollock, Ritëm Vjeshte, 1950

Imazhi: Nijdeka Akunyili Crosby, Unë ende përballem me ty, 2015

Imazhi: Damien Hirst, Pamundësia Fizike e Vdekjes dhe Mendja e një të Gjalli, 1991

Imazhi: Cecily Brown, Vajza që kishte gjithçka, 1998

Imazhi: 14. Yayoi Kusama, Dhoma e Pasqyrave të Pafundësisë, 1965

Imazhi: Keith Haring, Pa titull, 1982

Imazhi: 12. Jean-Michel Basquiat, Pa titull, 1981

Imazhi: Jenny Saville, E mbështetur, 1992

Imazhi: Banksy, Vajza me tullumbac, 2002

Imazhi: Tracey Emin, Krevati im, 1998

Imazhi: Shiko Mickey e Roy Lichtenstein, 1961

Imazhi: Takashi Murakami, Top Luleje, 2002

Imazhi: David Hockney, Portret i një artisti (Pishinë me dy figura), 1972

Imazhi: Dorothea Tanning, Dera 84, 1984

Imazhi: Jeff Koons, Qen Tullumbace, 1994

Imazhi: Marc Chagall, tavani i Operas Garnier të Parisit, 1964

Imazhi: Frida Kahlo, Autoportret, 1948

Imazhi: 13. Lucian Freud, Reflektim, 1985

Imazhi: Sophie Calle, Kujdesu për veten, 2007

Imazhi: Antony Gormley, Ëngjëlli i Veriut, 1998

Imazhi: Ai Weiwei, Duke kujtuar, 2009

Imazhi: Francis Bacon, Tre studime të Lucian Freud, 1969

Imazhi: Mark Rothko, Portokalli, e kuqe, e verdhë, 1961

























Burimi:

https://blog.artsper.com/en/get-inspired/25-works-of-contemporary-art-you-need-to-see/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

Comments