Si e shikojnë të ardhmen e njerëzimit dy mendimtarët e mëdhenj Yuval Harari dhe Thomas Friedman
Mbi axhendën globale
Harari: Gjëja e parë që mendoj për axhendën globale është se ajo ekziston, se kemi një axhendë globale e cila nuk është vetevidente këto ditë sepse me gjithë këto bisedime rreth nacionalizmit dhe fiseve dhe përplasjet e qytetërimeve dhe kështu me rradhë. Për shkak të kësaj ne shpesh tentojmë të harrojmë që në fakt i gjithë njerëzimi sot ëhstë pjesë e të njëjtit qytetërim. Sigurisht që kemi shumë konflikte, por cdo qytetërim, cdo komunitet, dhe cdo familje ka shumë konflikte dhe se njerëzit me të cilët zihesh më shumë janë në fakt anëtarët e familjes suaj dhe jo me të huaj sepse ata thjesht nuk janë aty. Dhe fakti që sot ka shumë konflike në botë nuk do të thotë se ne nuk jemi një komunitet apo një qytetërim i vetëm. Dhe mendoj se në një farë mënyre të gjithë njërzit sot, ose të paktën të gjitha vendet sot i kuptojnë rrënjët e realitetit në të njëjtën mënyrë. Ata e kuptojnë politikën në të njëjtën mënyrë nëse do të mendonim për Kinën apo për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Iranin apo Izraelin, ata e kuptojnë thelbin e politikës në të njëjtën mënyrë, thelbin e konomisë dhe të natyrës në të njëjtën mënyrë. Ata debatojnë me njëri-tjetrin për shumë gjëra por kur vjen koha për të ndërtuar një hospital, apo një ekonomi apo një bombë bërthamore ata të gjithë e bëjnë këtë në të njëtën mënyrë. Dhe në të njëjtën mënyrë sikur ne kemi një grup idesh dhe praktikash, ne po ashtu, i gjithë njerëzimi kemi një grup problemesh të përbashkëta, probleme globale të cilat mund të zgjidhen vetëm në nivel global. Dhe nga të gjitha këto probleme globale tri më të rëndësishmet janë: lufta bërthamore, ndryshimet klimaterike dhe përcarja teknologjike. Deri tani ne jemi të familjarizuar me dy të parat, por e treta, përcarja teknologjike, mbetet ende problemi më misterioz. Shumë njerëz nuk e kuptojnë në të vërtetë se cfarë ëhstë duke ardhur, cfarë do të ndodhë në të ardhmen. Madje edhe më ekspertët e kësaj fushe nuk mund të thonë me saktësi se cilat kërcënime apo cilat rreziqesh do të krijojnë teknologjitë e reja, vecanërisht inteligjenca artificiale dhe bioinxhinjeria. Dhe ka shumë skenacër. Skenarë të frikshëm. Kështu, nëse do të mendojmë për inteligjencën artificiale, një skenar i frikshëm ajo do të cojë në rritjen, në zhvillimi e një klase globale njerëzish të padobishëm ashtu sic krijoi Revolucioni Industrial i shekullit të XIX-të shtresën punëtore urbane. Kështu revolucioni i automatizimit të shekullit të XXI-të do të krijojë këtë shtresë njerëzish të padobishëm dhe shumë nga historia politike dhe ekonomike e dekadave të ardhshme do të rrotullohet rreth probleme, shpresave dhe frikërave të kësaj shtrese. Një rrezik tjetër është që teknologjitë e reka mund të cojnë në rënien e demokracisë liberale vecanërisht nëse mendojmë për kombinimin dhe shkrirjen e bioteknologjisë me infoteknologjinë shumë shpejt ato do të arrijnë pikën kur ato do të krijojnë sisteme, ato do të krijojnë algoritme që do të na kuptojnë ne më mirë nga sa ne kuptojmë vetëveten dhe në castin që do të keni një algoritëm që do t’ju kuptojë më mirë nga sa ju kuptoni veten, demokracia liberale ashtu sic ne e njohim atë gjatë shekullit të fundit pak a shumë, është i mbaruar. Atij do t’i duhet të përshatet me kushtet e reja. Atij do ti duhet të rishpikë veten në një formë radikalisht të re ose ajo do të kolapsojë sepse ju mund të thoni se thembra e Akilit të demokracisë liberale është zemra. Demokracia liberale ka besim tek ndjenjat e qenieve njerëzore dhe kjo gjë ka funksionuar për aq kohë sa ju i keni kuptuar ndjenjat tuaja më mirë sesa kushdo tjetër ose nëna juaj. Por nëse atje jashtë do të kemi një algoritëm që do t’ju kuptojë më mië se nëna juaj dhe që mund të shtypë butonat tuaj emocianlë më mirë se nëna juaj dhe ju as që do ta kuptoni që dicka e tillë është duke ndodhur atëherë demokracia liberale do të jetë një shfaqje me kukulla. Dhe pastaj kemi këto slloganet: ‘Dëgji zemrën tënde!’ ‘Ndiq zemrën tënde!’ por si i bëhet nëse zemra juaj ëhstë një agjen i jashtëm? Apo një agjent i dyfishtë që i shërben dikujt tjetër që e di se si t’i shtypë butonat tuaj emocionalë, që e di se si t’ju zemërojë, si t’ju mërzisë apo se si t’ju gëzojë. Këto kërcënime janë duke u shfaqur të gjitha sot. Si për shembull, në zgjedhje dhe në referendume. Kështu unë mendoj se tri temat prioritare të axhendës tonë globale janë si të parandalojmë luftën bërthamore, si të parandalojmë ndryshimet klimaterike dh se si të mësojmë që të kontrollojmë teknologjinë e re përpara se ajo të mësojë të na kontrollojë ne.
Friedman: Tani ne gjendemi në mes të tri përshpejtimeve jolineare me tri forcat më të mëdha në planet të cilat unë i quaj nëna natyrë, tregu dhe ligji ‘Moore’. Nëna natyrë për mua ëhstë ndryshimet klimaterike, humbjet në biodiversitet, dhe rritja e popullsisë në vendet në zhvillim. Për mua tregu ëhstë globalizimi, por jo globalizimi i gjyshit tuaj që ishin kontenierë të ngarkuar në anije dhe në avionë, por globalizimi dixhital ku cdo gjë po dixhitalizohet dhe po globalizohet qoftë kjo të dhënat për matjen e konsumit për muaj, apo të telefonëve celularë, këto shifra janë shumë të larta. Dhe së fundmi ligjet Moore, të shpikura nga Gordon Moore në vitin 1965-të, bashkëthemeluesi i intel argumentonte se shpejtësia dhe fuqia e mikrocipeve do të dyfishohet cdo 24 muaj, tani jemi diku tek 30 muaj, por sido që të jetë ligjet e Moore-it kanë funskionuar për 53 vite. Dhe ndërveprimi ndërmjet këtyre tri përshpejtimeve jo vetëm që po ndryshon botën, ato po e riformësojnë botën, vecanërisht pesë (5) fusha kryesore: politikën, gjeopolitikën, etikën, komunitetin, dhe vendin e punës. Kur mendoj për politikën ajo që mendoj unë dhe që shohim të gjithë ne në të gjithë botën, partitë politike këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shpërthyer. Disa prej tyre janë në pushtet dhe ato mendojnë se janë gjallë, por në fakt ato kanë vdekur të gjitha sepse sipas kënvështrimit tim ato kanë lindur nga një model i epokës industriale ku temat kryesore kanë qenë kapitalizmi përkundrejt punës, apo qeverive të mëdha përkundrejt qeverive të vogla, dhe akset e politikës kanë qenë nga djathtas majtas dhe e kundërta. Ajo që mendoj unë tani ëhstë që ai model nuk ëhstë më i rëndësishëm. Mënyra se si duhet të mendojmë sot është nëpërmjet modelit të ndryshimeve klimaterike por ne jemi në mes të tri ndryshimeve klimaterike në të njëjtën kohë. E para është ndryshimi i klimës së klimës ose ajo që unë e quaj kalimi nga ‘më vonë’ tek ‘tani’. Ajo që ne dikur e kemi quajtur më vonë zyrtarisht tani nuk ekziston më. Kështu cfarëdolloj gjëje që doni të shpëtojeni bëjeni tani. E dyta është ndryshimi i klimës së globalizimit ku ne po kalojmë nga një botë e ndërlidhur në një botë të ndërvarur dhe në një botë të ndërvarur ajo që do të keni si rezultat është një lloj gjeopolitike e ndërsjelltë ku për shembull miqtë do të fillojnë të të vrasin më shpejtë sesa armiqtë tuaj. Nëse bankat greke apo italiane do të zhyteshin sonte, kjo dhomë është gjysëm plot me grekë dhe italianë, dhe ata janë në NATO, në BE, pra në një botë të ndërvarur ku ata mund të na vrasin dhe në një botë ku rënia e armiqve të tua në fakt është shumë më e rrezikshme sesa ngritja e armiqve të tu. Pra nëse Kina merr gjashtë ishuj më shumë në detin e Kinës Jugore, nëse Kina humbet 6% nga rritja e saj sonte kjo dhomë është bosh dhe kësaj unë i them ndryshim klime. Dhe e fundit ne jemi duke përjetuar një ndryshim të klimës tek bizneset dhe tek teknologjia. Fakti që unë përqëndrohem kaq shumë tek teknologjia është se unë besoj që ajo që ka për të nddhur do të ndodhë. E vetmja pyetje që ka rëndësoi në biznes ëhstë nëse këtë do ta bësh ti apo do të ta bëjnë të tjerët ty? Por mod mendoni se kjo nuk do të ndodhë. Dhe unë do täju pyes s cfarë mund të bëmë dhe kur shikojmë tematika si për shembull inteligjneca artificiale që po flasim edhe tani këtu është se cdo kompani që mund, rrjedhimisht duhet të analizojë dhe optimizojë, përshtasë, socializojë, të dixhitalizojë dhe të autmomatizojë virtualisht cdo vend pune, produkt apo shërbim. Kështu tani falë të dhënave të mëdha që ata kanë ata mund të kryejnë analiza. Dhe ata mund madje ta gjenë gjilpërën e tyre tek të dhënat duke e bërë këtë normë dhe jo përjashtim. Tani mund të kryejmë analiza parashikuese thuajse mbi cdo gjë. Mund të socializohesh, të lidhesh me klientët dhe furnizuesit e tu dhe me punonjësit e tu në një mënyrë horizontale sic nuk e keni parë kurrë më parë. Vërini të gjitha këto gjëra bashkë dhe do të shkikoni që kemi ndryhsim të klimës së biznesit. Dhe cfarë na nevojitet ne kur kemi ndryshime në klimë? Ne kemi nevojë për dy gjëra për elasticitet dhe për forë shtëtëse në mënyrë që të kesh mundësi të ecësh përpara dhe të mos strukesh në shtrat deri sa për shembull të kenë kaluar variacionet e ndryshimeve klimaterike. Dhe duke menduar këtë mendova ku të shkoj që të gjej edhe elasticitet edhe forcë shtëtëse kur ndryshon klima? Pastaj kuptova që njoh një grua e cila është 3.8 miliardë vjec me emrin nëna natyrë dhe ajo ka përballuar më shumë ndryshime klimaterike sesa cilido prej nesh. Kështu e telefonaova lashë një takim dhe shkova ta takoj. Shkova aty dhe e pyeta si e prodhon ti elasticitetin dhe forcën shtytëse? Gjëja e parë që ajo më tha ishte se ajo është përshtatet shumë. Në botën time nuk mbijetojnë më të zgjuarit, sa më të fortët por atë që përshtaten më shumë ata që në fakt arrjnë të mbijetojnë. Dhe ajo e bën këtë nëpërmjet një mekanizmi që unë e quaj përzgjedhja natyrore. Gjëja e dytë që ajo më tha ishte se ajo është shumë sipërmarrëse, me natyrë sipërmarëse kudo ku shikoj nj ëhapësirë në natyrë unë e mbush atë me një bimë ose me një kafshë që përshtatet ekzaktësisht me atë hapësirë. Dhe gjëja e tretë që ajo më tha është se ajo është shumë pluraliste. Unë jam njeriu më plusralist që ti ke takuar ndonjëherë. Unë kam provuar 20 lloje t ëndryshme speciesh të cdo gjëje për të parë se kush fiton dhe ajo më tha edhe dicka shumë interesante se ekosistemet e saj më të shumëllojta janë më elastiket dhe me më shumë forcë shtytëse se të tjerat. Ajo është shumë e qendrueshme në një mënyrë rrethore, cdo gjë ëhstë ushqim, ha ushqim, mbill fara, hadhe kështu me rradhë dhe këjtu asgjë nuk humbet. Unë jam shumë joortodokse në mënyrën se si i bëj gjërat. Unë provoj cdo pemë, me cdo tokë, dhe, me cdo bletë, me cdo lule, dhe se ajo beson tek ligjet e falimentimit. Ajo më tha se ajo i vret të gjitha dështimet e saj dhe ia kthen ato prodhuesit të madh në qiell dhe merr energjinë e tyre për të ushqyer sukseset e saj. Argumenti im është se komuniteti, vendi, qeveria dhe bizenesi që pasqyron më mirë strategjitë e nënës natyrë për të ndërtuar elasticitet dhe forcë shtytëse me ndryshimet e klimës është ajo që do të lulëzojë në epokën e përshpejtimit dhe kur po shkruaja librin tim isha në zgjedhjet e vitit 2016-të po përfytyroja cfarë do të ndodhte nëse nëna natyrë do të kandidonte kundër Donald Trump dhe Hillary Clintonit në 2016-të. Dhe kështu krijova partinë politike të nënës natyrë bazuar mbi këto strategji. Dhe për disa cështje do t’ju thoja se nëna natyrë është atje në të majtë me Bernie Sanders sepse ajo beson tek një kujdes shëndetësor universal dhe të heqë taksat për të mësuarit gjatë gjithë jetës sepse ajo e kupton që ashtu sic e shpjegoni botën ju sot të gjitha këto gjërat janë shumë të shpejta për shumë njerëz kështu që ajo do që të zgjerojnë rrjetën tonë të sigurisë për t’i rikthyer njerëzit në lojë dhe që të na mbrojë dhe në të njëjtën kohë, nëna natyrë do të jetë aty në krahë të djathtë me Gazetën e Ëall Street, ajo do të ishte për heqjen e të gjitha taksave të korporatave dhe ndryshe nga Partia jonë Republikane ajo do t’i zëvendësonte me taksën e karbonit, mbi sheqerin, mbi plumbat dhe një taksë të vogël për transaksionet. Ajo do të bëhej shumë sipërmarrëse këtu në krahë të djathtë në mënyrë që të ketë mundësi të paguajë për rrjetën tonë të sigurisë këtu në krhë të majtë. Fatkeqësisht në modelin tonë politik të epokës industriale nëse jeni pro rrjetave më të forta të sigurisë nuk mund të jesh kurrë për sipërmarrje radikale dhe nëse je për sipërmarrje radikale ti je thuajse kurrë për rrjete të forta sigurie. Si do ta quante nëna natyrë këtë? – Idiote. Kështu do ta quante ajo këtë. Sepse ajo e di qe nuk mund të prodhodh doit kurrë elasticitet nëse nuk je një përzierje e këtyre dy kahëve dhe sepse partitë tona aktuale politike nuk janë mnëdrtuar sipas këtij modeli mendoj se tani ato që të gjitha janë duke u përpjekur që të gjejnë një mënyrë se si të flasin për politikë.
Debati 2
Harari: Duhet të kuptojmë që nëna natyrë ka probleme, jo problemet tona, dhe sic e përmendët edhe ju ajo është e dhënë pas zhdukjes dhe ajo beson në këtë dhe ajo nuk do të donte t’ia dinte nëse ne nuk do të jemi në gjendje që t’’ zgjidhim problemet tona dhe të zhdukemi. Ajo nuk do të donte t’ia dinte gjithashtu nëse njerëzimi ndahet dhe le të themi një përqindje e vogël kthehen në një specie të re me përshtatshmëri shumë më të mirë ndaj kushteve të reja dhe disa miliardë mund të marrin rrugën që morën neandertalët, mauthët dhe të gjithë këto. Pra është shumë mirë të moësojmë nga nan natyrë por kopjimi i metodave të saj shumë ngushtësish mendoj se do të ishte një lajm shumë i keq për shumë njerëz.
Friedman: Nënan natyrë është thjesht kimi, biologji dhe fizikë. Nuk mund as ta ulësh as ta ngresh dhe as nuk mund ti thuash nëna natyrë këtë vit kemi një vit me rënie, a mund të bëjmë një vit pushim nga klima dhe ajo do të bëjë ekzaktësisht atë që na dikton biologjia dhe fizika dhe lejomëni ta them këtë në termat e beisbollit amerikan, nënan natyrë ka gjuajtjen e fundit, dhe kur ajo gjuan ajo gjuan për njëmijë vite kështu që mos e kruani me të që ëstë ekzaktësisht ajo që jemi duke bërë ne.
Harari: Përgjatë historisë e kemi parë se si njerëzit janë shumë t ëmirë kur kemi të bëjmë me probleme dhe zgjidhje afatshkurtra por është jashtëzakonisht e vështirë që të parashikohen pasojat afatgjata të dhe një nga gjërat që ka ndodhur nëse do të flasim për ndryshime të ndryshme klime ëshë që koha ëhstë përshpejtuar. Kështu kohë më parë Revolucionit Industrial iu deshën shekuj madje mijera vite dhe pasojat e vendimeve tona sot për të filluar rritjen e misrit ne do të shikojmë, ose mbase jo ne, por pasardhësit tanë do të shikojnë pasojat e këtyre vendimeve në disa shekuj, madje në mijëra vite. Por duke qenë se tani koha ëhstë përshpejtuar termi afagjatë nuk ëhstë më 2,000 ose 200 vite, por periudha afatgjatë tani ëhstë 20-të vite. Tani ne ndodhemi në një situatë të paprecedentë në histori ku askush nuk e di bazat se si do të duket bota në 20-të apo në 30-të vitete e ardhshme. Jo vetëm bazat e gjeopolitikës se kush do të jenë superfuqitë e mëdha, në 20-të apo në 3-të vite, apo se cilat do të jenë aleancat kryesore, ne nuk dimë gjëra edhe më bazike si për shembull si do të jetë tregu i punës,cafrë lloj aftësish do t’i nevojitet njerëzve, si do të jetë struktura e familjes, si do të jenë marrëdhëniet gjinore. Kjo është hera e parë në histori që ne nuke dime se si do të jetë shoqëria njerëzore në dekadat e ardshme. Dhe midis të tjerash kjo do të thotë se për herë të parë në histori ne nuk kemi asnjë ide se cfarë tumësojmë nxënësve apo studentëve nëpër shkolla. Pra ne përqëndrohemi tek ajo që ëhstë afatshkurtër. Dhe jo vetëm që përqëdrohemi në periudhë afatshkurytër por ne kemi edhe tendencë të kthehemi pas në kohë dhe të shkojmë në të shkuarën. Dhe duke e lidhur me atë që ju thatë pak më parë me krizën e partive politike të cilat ende janë me mendësinë e shekullit të XX-të dhe të majtën kundër të djathtës dhe kapitalizmin kundër socializmit dhe të gjitha këto. Mendoj se partitë dhe qeveritë në pjesën më të madhe të botës sot janë duk ebërë një punë shumë më tëmirë sesa kurrë më parë për të udhëhequr punët e përditshme të një vendi. Mund të mos duket kështu por unë jam një mesjetar dhe për pasojë krahasoj në mënyrë të vazhdueshme qeverinë e sotme me atë të Eduardit të III-të apo të Shën Luigjit apo dicka e tillë, dhe bota në të cilën jetojmë sot ëhstë e mrekullueshme. Kështu ata janë duke bërë një punë të mrekullueshme në punët e përditshme të një vendi. Por ajo që ata thuajse e kanë humbur krejtësisht është aftësia për të pasur një plan atafgjatë për të ardhmen sepse ata nuk mund të shikojnë dhe sepse ata nuk kanë asnjë vizion realist për gjëra bazike si për shembull tregu i punës në 30-të vite. Dhe ajo që shikojmë tek shumë vende është se ata shikojnë prapa në kohë, në të shkuarën, në vend që të shikojnë në të ardhmen. Dhe në vend të formulimit të vizioneve kuptimplota se ku do ë jetë njerëzimi në vitin 2050-të ata ripaketojnë fantazi nostalgjike rreth së shkuarës. Dhe këtu ka konkurrencë se kush mund të shikojë më larg prapa në kohë. Kemi Donald Trump që do të rikthehet në vitete 1950-të, Putin do të kthehet ne perënadorinë cariste, një shekull pas revolucionit bolshevik, kemi ISIS që do të kthehet në Arabinë e shekulllit të VII-të, dhe në vendin tim në Izrael ata i mundin të gjithë asi ata duna të kthen 2,500 vite përpara në kohën e Biblës. Kështu që fitimtarët jemi ne pasi ne kemi vizionin më afatgjatë prapa në të shkuarën. Dhe si historian unë mund t’ju them juve dy gjëra rreth të shkuarën. E shkuara nuk ka qenë një kohë e mirë dhe ne nuk duhet të duam të kthehemi atje. Dhe e dyta ajo kohë nuk kthete më. Cfarëdolloj gjëje që të bëni nuk mund ta ktheni atë pas. Kështu jemi duke u përballur me një paaftësi të sistemit politik për të prodhuar vizione kuptimplota për të ardhmen. Ndoshta i vetmi vend në botë që po bën punë serioze për të prodhuar një vizion kuptimplotë për të ardhmen ëhstë në Kinë. Është vizion i mirë apo është vizion i keq ëhstë cështje tjetër. Po rmendoj se ky është i vetmi vend ku qeveria po mendon seriozisht në termat e së ardhmes dhe të terma afatgjatë dhe në dekada dhe jo në një ap në dy vite dhe padyshim që jo duke menduar që hajde të kthehemi pas në kohë, në dekada apo në shekuj të shkuar.
Friedman: Meqë jemi duke folur për udhëheqjen në nivel global, kur bota është e shpejtë gabimet e vogla në lundrim mund të kenë pasoja të mëdha. Prandaj tani udhëheqja ëhstë shumë e rëndësishme në këtë moment. Do të bie dakord me ju se cfarë thatë për Kinën në këtë kuptim dhe mendoj se udhëheqësit e Kinës zgjodhen cdo ditë në mëngjes dhe e fillojnë ditën duke pyetur veten se në cfarë bote po jetoj, cilat janë tendecat kryesore në botë dhe si duhet të harmonizohem unë vetë me këto tendenca? Unë shikoj nj ënivel të mrekullueshëm udhëhqejeje në Amerikë tani. Njëra është në nivel korporate dhe tjetra ëhstë në nivel vendor. Në nivel korporate ndërsa mendoj për sfidën e vendit të punës mendoj se sfida jonë kryesore është si ta kthejmë ai në ia? Si ta marrim intekigjencën artificiale dhe ta kthejmë në asistencë inteligjente dhe në algoritma inteligjentë në mënyrë që hsumë njerëz të mund të mësojnë më shpejt dhe të qeverisin me më shumë zgjuarsi. Nëse kërkoni të jeni të punësuar me kohë të gjatë në një kompani duhet të jeni të gatshëm që të mësoni përgjatë gjithë jetës suaj që të përshatteni me të gjitha ndryshimet dhe përshattjet e kërkuara. Nëse od të ishim duke e bërë këtë bisedë 15-të vite më parë do të ishim duke folur për ndarjen dixhitale, Londra ka internet, Mansesteri nuk ka, etj. Por kjo ndarje në të gjithë botën ka ardhur duke u ngushtuar. Ndarja më e madhe sot në botë do të jetë ndarja e vetmotivimit se fëmijët e kujt do të ketë vetëmotivimin për të mësuar gjatë gjithë jetës në mënyrë që t ëmund të mbijetojnë pasi ata të jenë larguar nga shëtpia dhe mami me babin nuk janë aty që tu thonë se duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë sepse ajo që jen duke mësuar tani në shkollë në vit të katërt mund të jetë dicka e vjetëruar kur ju të jeni në vitin e katërt të studimeve tuaja. Ideja që të marrësh një diplomë tani që ta kesh për 30-të vite është një mendësi e viteve 1950-të. Dhe kjo ëhstë shumë e vështoirë sepse shumë njerëz janë lindur, rritur dhe edukuar që të bëjnë ashtu sic i kanë mësuar, por tani të sillesh ashtu sic të kanë mësuar nuk do të të sjellë të ardhura mesatare apo të të sigurojë një stil jetse mesatare dhe mendoj se kjo ka frikësuar shumë njerëz.
Debati 3
Harari: Kjo që sapo dëgjova nga ju është shumë stresuese. Të rishpikësh veten disa herë gjatë jetës tënde tingëllon si dicka e tmerrshme për shumicën e njerëzve sepse kur ti je 15-të apo 16-të vjec dhe kjo ëhstë një moshë kur ti je duke e shpikur veten. Edhe kjo ëhstë stresuese, por është ende e bëshme. Por kur arrin në moshën 40-të apo 50-të vjecare ti nuk do të ndryshosh. Sigurisht që ti do të mësosh gjëra të reja, dhe të fitosh përvojë, të vizitosh venbde të reja dhe kështu me rradhë por që të ndryshosh strukturat e thella të personalitetit tim, apo të aftësive të mia profesionale dhe të mësoj gjëra të reja nga e para duket si dicka interesante dhe e mirë, por në fakt kjo është dicka e vështirë. Dhe nëse jemi duke shkuar në këtë drejtim atëherë do të kemi të bëjme me një epidemi stresi, madje edhe më keq sesa sot. Dhe pastaj me gjithë këto algoritme të cilat në shikojnë gjatë gjithë kohës, vështirësitë tona, problemet tona, nëse jemi të vetmotivuar apo jo, në castin kur algoritmi do të arrië në përfundimin që ti nuk do të mund t’ia dalësh dot, ti nuk do të jesh në gjendje që tia dalësh. Ne jemi mësuar me diskriminimin negativ kundër njerëzve bazuar në të dhëna statistikore të gabuara si për shembull, në shekullin e XX-të ku diskriminimi kundër njerëzve kishte formën e diskriminimit kundër grupeve të tëra bazuar ose mbi statistka të gabuara, apo në paragjykime fetare, racizëm dhe kështu me rradhë. Nëse ti ishe gej atëherë kishim diskriminim kundër të gjithë njerëzve gej. Nëse je një gura atëherë të gjitha gratë. Dhe dicka rreth kësaj ishte se kundër kësaj ju mund të bënit dicka sepse pjesën më të madhe të kohës paragjykimet nuk kanë qenë të vërteta dhe duke qenë se prej tyre vuanin shumë njerëz ata mund ta bashkonin forcat së bashku dhe të ndërmerrnin ndonjë aksion politik. Në dekadat e ardhshme do të përballemi me diskriminim individual dhe në fakt ai mund të bazohet në një vlerësim të mirë të asaj që ju jeni në të vërtetë. Nëse këto algoritmet e të dhënave të mëdha ju ndjekin nga pas ato shikojnë profilin tuaj në Facebook, ADN-në tënde, të dhënat e tua që nga kopshti deri në ditët e sotme, ato do ta kuptojnë me saktësi se kush jeni. Dhe nëse algoritmi gjen që juve ju mungon motivimi në X nivel, algoritmi të vë një numër dhe ne nuk duam të pranojmë në kompanië tonë le të themi njerëz me më pak sesa një nivel vetmotivimi 8.2. nga përvoja ne e dimë që ne mund të të nxisim pak por në thelb ne e dimë se cfarë të mungon. Dhe kundër këtij diskriminimi nuk mund të bësh asgjë, para së gjithasht sepse jeni vetëm ju sepse nuk po na diskriminojnë neve të dyve sepse jemi hebrenj, apo gej, apo të zi, por sepse ti je ti, kaq. Dhe gjëja më e keqe është se kjo do të jetë e vërtetë. Dhe ti do ti thuash vetes me kanë kapur sepse mua më mungon vetëmotivimi në të vërtetë. Dhe kjo është dicka e tmerrshme. Sepse cdo njeri ka dicka të tillë dhe askush nuk do të jetë në gjendje që të bëjë gjë rreth saj.
Cdo teknologji ka potencial të mirë dhe potencial të keq. Kjo është ajo që ëhste e ndryshme për teknologjitë përcarëse, zhvillimet e fundit kraharsuar me luftën bërthamore dhe ndryshimet klimaterike. Lufta bërthamore ëhstë e tmerrshme. Askush nuk e do atë, dhe të gjithë duan vetëm ta parandalojnë atë. Ndërsa rreziku me teknologjitë e reja është shumë më i madh sepse ajo ka një potencial shumë të mirë dhe shumë nga ky potencial ëhstë duke na shtryrë gjithnjë edhe më shpejt në zhvillimin dhe përshtatjen e këtyre teknologjive përcarëse. Dhe është shumë e vështirë të dimë paraprakisht se cilat do të jenë pasojat në termat e komunitetit, të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve dhe lidhur me politikën. Dhe të gjitha këto ënëdrrat apo vizionet naive që ne kemi sot duke thënë që interneti do t’i sjellë njerëzit më afër, mund të keni miq nga e gjithë bota dhe do të keni liri shprehjeje, diktatorët do të rrëzohen dhe toka do të kthehet në një komunitet të lumtur dhe të paqatë. Por kjo nuk ndodhi. Ne shikojmë prapa në kohë kur filnsim për këtë dhe tani themi që kemi qenë jashtëzakonisht shumë naivë. Dhe pyetja që ngrihet është, ‘Nuk kemi mësuar asgjë nga historia?’ – Po, kemi mësuar shumë pak. A do të thotë që cdo teknologji e re do ti bëjë gjërat më keq. Dukshëm që jo. por është ekstremisht e vështirë të dimë tani se cfarë rruge do të marrë ajo dhe mendoj se historia nuk është përcaktuese. Sërish nëse shikojmë në shekullin e XX-të dhe se cfarë mund të bënin njerëzit me teknologjitë e reja dhe mund të përdorej treni dhe radio për të nëdrtuar Gjermaninë naziste ose mund të përdorej e njejta teknologji për të ndërtuar demokraci liberale. Si historian gjëjë më e rëndësishme që ne duhet të kuptojmë është që të mos ketë një histori të paracaktuar e cila në një farë mënyre është shumë frikësuese. Dhe tani jemi duke jetuar me kolapsin e historisë së fundit të pashmangshmërisë. Në vitete 1990-të në një epokë shumë optimiste lidhur me internetin ne gjithashtu patëm këto idetë që historia ka marrë fund, që ne e dimë se kush e fitoi betejen e madhe ideologjike të shekullit të XX-të, që ishte demokracia liberale dhe kapitalizmi i tregut të lirë. Dhe tani ëhstë thjesht cështje kohe deri sa ajo të përhapet dhe të sundojë të gjithë botën. Dhe kjo ëhstë shumë naive. Casti ku jem itani ëhstë një cast zhgënjimesh ekstreme dhe hutimi sepse ne nuk kemi asnjë ide se ku do të shkojnë gjërat nga këtu e tutje. Prandaj është e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm për disavantazhet apo për skenarët e rrezikshëm të tkenologjive të reja. Dukshëm korporatat, inxhinjerët dhe njerëzit në laboratore zakonisht përqëndrohen tek përfitimet e jashtëzakonshme që këto teknologji mund të na sjellin dhe pastaj ëhstë detyra e historianëve, e filozofëve, dhe të shkencëtarëve socialë, që të mendojnë për të gjitha mënyrat sipas së cilës gjërat mund të shkojnë keq.
Friedman: Kur Frank Okayama shkroi fundin e historisë, nët ët njëtën kohë unë shkrova një libër të titulluar ‘Lexus dhe pema e ullirit’ dhe dhe argumenti në libër është se ajo që unë mendoj se do të formësojë të ardhmen është tensioni që do të krijohet ndërmjet të gjitha këtyre gjërave të cilat janë të vjetra – feja, komuniteti, sektet, fiset, cdo gjë – dhe ndërveprimin ndërmjet tyre dhe teknologjisë. Argumenti që bëj unë në librin tim në kontrast të librit tënd mbi ‘Homo deus’ është ky: ‘A ekziston Zoti në hapësirën kibernetike?’ unë mendoj se në vitetet e fundit njerëzit e vendeve të zhvilluara filluan të jetonin 51% të jetës së tyre në hapësirë kibernitike, aty mun dt ëkesh takim me dikë, aty mund të gjesh gruan tënde, aty mund të gjesh një shtëpi, të bleesh një shtëpi, të shkruash një libër, të blesh një libër, të marrësh kredi, t ëmarrësh lajme dhe të gjenersoh lajme. Përkufizimi i m për hapësirën kibernetike është që ne jemi që të gjithë të lidhur por askush nuk mban përgjegjësi. Pra nuk ka gjykata në hapësirën kibernitike dhe ne jemi duke jetuar në një sferë, në një fushë e cila nuk ka Zot brenda. Dhe për shkak të këtyre përshjetimeve teknologjike që ne kemi folur është se ne tani jemi duke qëndruar në një ndërprerje morale ku nuk kemi qëndruar kurrë më parë si specie. Në vitin 1945-të ne ishin në një botë kur një vend i vetëm mudn të na virste të tërëve dhe kjo ishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe unë mendoj se ne tani jemi në një botë ku një person i vetëm mund të na vrasë të gjithëve dhe në të njëjtën kohë të gjithë ne mund të ndreqim cdo gjë. Sepse për herë të parë këto përshpejtime kanë krijuar një botë ku njëri prej nesh mund të na vrasë të gjithëve dhe nëse ne e mbledhim mendjen për këtë ne i kemi mjetetet për të ushqyer, strehuar dhe veshur dhe arsimuar cdo njeri në planet. Ne nuk kemi qenë kurrë më parë në këtë pikë ku njëri prej nesh mund të na vrasë të gjithëve dhe ku ne të gjithë bashkë mund ta ndreqim këtë. Cfarë dua të them me këtë? Që ne s’kemi qenë kurrë kaq shumë të ngjashëm me Zotin si specie më parë. Ne nuk e kemi jetuar kurrë jetën tonë kaq shumë të lirë nga prania e Zotiit, ku nuk është Zoti, dhe ne nuk kemi qenë kurrë më për të ngjashëm si Zoti sic jemi sot. Dhe kjo do të thotë që ajo që mendo, ndjen dhe beson cdonjeri ka rëndësi. Kjo do të thotë që të gjithë ne duhet të përqafojmë rregullin e artë sepse tani jemi duke jetuar në një botë ku kushdo mund të ta bëjë ty gjëra më shpejt, më thellë dhe me lirë sesa më parë dhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë me të tjerë. Nga vjen rregulli i fortë: nga familje të forta dhe komunitete të shëndetshme. Prandaj përqëndrimi i puëns time tani ëhstë tek komunitetet e shëndetshme.
Harari: nuk mendoj se problemi sot në botë është vetëm morali, por ne duhet të kuptojmë zinxhirin e shkaqeve dhe të pasojave si për shembull nëse mendojmë për rregullin e mos vidh, ok le të biem dakord të gjithë dhe të mos vjedhim, por problemi i madh sot nuk është se dikush thotë ej unë dua të vjedh. Problemi ëhstë se vjadhja është bërë kaq e komplikuar saqë unë vjedh gjatë gjithë kohës dhe madje nuk jam as i vetëdijshëm për këtë. Rregulli i të mos vjedhurit është vendosur në një epokë që do të thoshte që unë si person po hyja në shtëpinë e dikujt tjetër dhe merrja ndonjë monedhë të artë apo një dhi apo cfarëdolloj gjëjë tjetër dhe këtu është e lehtë të kuptojmë të pakëtn atë që unë jam duke bërë dhe se cilat janë pasojat potenciale për pronarin e monedhave të arit apo të dhisë. Dhe si vjedh unë sot? Unë kam një fond pensionesh dhe 10,000 dollarë nga fondi im i pensionit është investuar në një lorporate të madhe nafte ose korporate kimike e cila i sjell përfitime prej 4% ose 5% cdo vit kështu që ëhstë një investim shumë i mirë. Dhe si arrijnë korporatat që të nxjerrin fitime kaq të mëdha. Për shembull duke hedhur mbetje toksike në një lum dhe duke ndotur kështu të gjitha burimet ujore të zonës dhe duke dëmtuar shëndetinj e popullatës vendase, jetën e egër dhe kështu me rradhë. Por korporata është kaq e pasur saqë ajo mund të kontraktojë një armatë me avoketër që e mborn atë kundër të gjitha padive si edhe një brigadë e vogël me njerëz nga kryeqyteti të cilët bllokojnë cdo përpjekje për të pasur rregullatorë më të fortë për mbrojtjen e mjedisit. Tani a jam unë fajtor se po vjedh lumin? Unë as nuk jam në dijeni që një pjesë e fondit tim të pensionit është investuar në këtë korporatë. Edhe sikur të isha në dijeni unë gjithsesi nuk e di se si i bën paratë kjo korporatë. Mua do të më duhen muaj apo vite për të gjetur se cfarë po bëhet me parë e mia. Dhe gjatë kësaj kohe unë do të jem fajtor për shumë krime të tjera për të cilat nuk kam asnjë dijeni dhe në të vërtetë ndjesia jonë e moralitetit apo e drejtësisë si të gjitha ndjesitë e tjera ka evoluar në savanën e lashtë afrikane ku ti kishe vetëm një fond pensioni që ishin fëmijët e tu dhe ju e dinit se cfarë po bënte fondi juaj i pensioneve, ata po luanin në baltë apo dikca e tillë. Kështu problemi nuk ka të bëjë më rënien dakord mbi moralin bazë. Problemi ka të bëjë me të kuptuarin e ndryshimeve të komplikuara esktreme të shkaqeve dhe pasojave në botë dhe frika ime është që mbase homo sapiens mbase nuk ia dalin dot. Dhe ne kemi një krijuar një botë kaq të komplikuar saqë asgjë nuk bën më kuptim se cfarë po ndodh. Dhe nëse shikoj politikën në Shtetet e Bashkuara sërish nga këndvështrimi mesjetar republikanët dhe demokratët janë thuajse identikë dhe unë nuk e kuptoj se cili është dallimi. Cili është dallimi ndërmjet këdvështrimit të tyre etik të botës? Ato kanë pasur një kuptim të ndryshëm të marrëdhënsies shkak-pasojë por kurflasim për vlerat bazë mendoj se nuk ka ndonjë dallim të madh. Por ndoshta problemi ëhstë se ne nuk jemi më të aftë si inxhinjerët që po u flisje ti të cilët mund të bien dakord mbi rregullat e arta por që pasatj kur vjen puna për të nëdrtuar një urë apo një program kompjuterik ata nuk e dinë se cilat janë pasojat e këtij veprimi. Pra si mund të veprojnë ato moralisht kur ata nuke dinë se cfarë janë duke bërë?
Debati 4
Friedman: Ndërsa hyjmë në këtë epokë përshpejtimesh qeveritë kombëtare lëvizin shumë ngadalë, dhe sigurisht që demokracitë liberale janë shumë të ngadalta sepse ne jemi shumë të tribaluzizuar dhe nuk mund të lëvizim me shpejtësinë e ndryshimeve. Sepse qeveritë lëvizin me shpejtësinë e besimit dhe nuk ka besim. Ndërsa individi si një i vetëm është shumë i dobët kundra këtyre forcave. Dhe unë mendoj se komunitetet e shendetshme do të qeverisin në mënyrën e duhur në shekullin e XXI-të.
Harari: unë përpiqem të mos mendoj të terma optimistë apo pesimistë sepse historia nuk shpaloset në një mënyrë të tillë. Ajo që ndodh zakonisht është se ndodhin gjëra të tmerrshme dhe gjëra të mrekullueshme në të njëtën kohë, ndoshta në vende të ndryshme, po r që ndodhin në të njëjtën kohë. Zakonisht i njëjtij revolucion, i njëjti zhvillim është shumë e rralë kur kemi një revolucion në histori që mund të jetë duke bërë vetëm mirë ose vetëm keq dhe pastaj kemi një problem shtesë që ata që humbasin më shpejtë dhe ata që shfarosen ose që zhduken ata nuk janë aty që të thonë historinë e tyre kështu që në histori ka gjithmonë një farë anësie kundrejt pjesës optimist si për shembull kur themi që hej ne jemi këtu, kështu që nuk ka mundësi të ketë qenë kaq keq. Dhe për njerëzit për të cilët ka qenë shumë keq ata thjsht nuk janë më këtu. Si diuksh që dëshiron të shikojë kuadrin e madh e madh të botës do të vësh re opinionet dhe interesat e forcave hegjemonike të njerëzve dhe të shoqërive më të fuqishme, dhe të klasve apo cfarëdo qoftë sepse ata dominojnë bisedën dhe edhe nëse ju i kundërshtoi ata, edhe nëse ju do ta keni gabim ju nuk mund t’i anashkaloni idetë e tyre, ju mund t’i kundërshtoni ose të luftoni kundër tyre, por ti nuk mund ti injorosh ato. Problemi i njerëzve që anashkalohen ose që lihen mënjanë është se shpesh ata thjesht injorohen. Jo se ju nuk bini dakord me cfarë ata thonë, jo se ju mendoni se interesat e tyre nuk kanë rëndësi, por ti as që kjtohesh që të vësh re apo të marrësh në konsideratë këndvështrimin apo interesat e tyre. Dhe cështja e optimizmit apo e pesimizmit ka të bëjë se për kë je duke folur? Një nga problemet kryesore kur flasim për axhendën globale apo për problemet e njerëzimit ose të gjitha llojet e tjera të gjërave që unë përpiqem të gjykoj është se mbase nuk ka një të ardhme të vetme për të ardhmen e njerëzimit dhe mbase grupe të ndryshme do të kenë të ardhme të ndryshme dhe përmenda më herët cështjen se cfarë ti mësoni fëmijëve. Kështu nëse ju jetoni në një vend dhe jeni pjesë e një komuniteti apo grupi të vecantë ju i mësoni fëmijëve tuaj që të jenë elastikë, dhe u mësoni atyre kode kompjuterike ose se si të luajnë në violinë ose ndoshta ju jetoni në një vend të largët dhe gjëja më e mirë që mund ti mësosh fëmijëve të tu është se si të gjuash me një Kallashnikov dhe të gjitha këto ndodhin në të njëjtin planet dhe në të njëjtën kohë dhe ajo që është më e vërtetë apo më e rëndësishme është pak si pyetje bosh. Dhe mendoj se kjo është si një lloj ligji i historisë që nuk ka kurrë vetëm një histori të vetme. Cështja këtu është se si të vëmë pak drejtësi në këto situata dhe se si ti japësh nga pak vëmendje të gjitha këndvështrimeve të ndryshme dhe jo vetëm cështjeve dominuese. Ajo që ndodh sot mendoj është se njerëzit nuk kanë kohë dhe energji që të jenë pjesë e debatit mbi të ardhmen e njerëzimit dhe kemi këto cështjet e mëdha të inteligjencës artificiale, të ndryshimeve klimaterike, bioinxhinjerinë që do të kenë ndikim mbi jetën e cdo individi në planet. Por shumica e njerëzve janë shumë të zënë duke shkuar në punë për të ushqyer fëmijët apo për t’u kujdesur për të moshuarit dhe kështu me rradhë dhe është luks që të jesh në gjendje të mendosh për këto cështje për të hetuar mbi to dhe për tu angazhuar në debat. Dhe një nga problemet me historinë është që historia nuk bën kurrë lëshime dhe nuk bën kurrë ulje cimi vetëm për faktin se ju jeni në vështirësi apo se jeni të varfër apo se jeni të zënë duke u kujdesur për fëmijët tuaj. Dhe nëse ju nu keni kohë, energji dhe luksin që të jeni pjesë e debatit nuk do të thotë se ju nuk do të vuani nga pasojat sepse në këtë kuptim historia është tërësisht e padrejtë. Dhe detyra ime si historian në përpjekjen për të ndihmuar të pakën pak më shumë njerëz që të jenë pjesë e debatit. Dhe ky është qëllimi kryesor i librit tim të rradhës.
Friedman: Puna ime është që të raportoj mbi cdo punë që më caktohet që të raportoj. Dhe unë kërkoj për shembuj se cfarë funksionon dhe i ndaj ato me njerëzit sepse mendoj se ka një fuqi aty dhe ky është varianti im i idealizmit kur ndoqa gazetarinë. Dhe gjëja më e rëndësishme që të jesh gazetar sot është që të jesh një dëgjues i mirë për dy arsye dhe arsyeja e dytë është më e mirësesa arsyeja e parë. E para ka të bëjë me atë që ti mëson kur dëgjon dhe gjëja e dytë është ajo që thua kur dëgjon. Të dëgjosh është shenjë respekti dhe metoda ime ndaj cmendurisë sime nëse udhëton me mua është që ti dëgjoj njerëzit. Sepse nëse i dëgjon njerëzit është e mrekullueshme të shikosh se cfarë do të të lejojnë ata që të thuash mbrapsht. Dhe nëse nuk i dëgjon ata nuk do të mund tu thuash që jashtë është errësirë.
Përzgjodhi
dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti





Comments
Post a Comment