ALBERTO BURRI: ARTIST, POET DHE KRIJUES I SË RESË
“Formë dhe Hapësirë! Formë dhe Hapësirë! Fund. Nuk ka asgjë tjetër. Formë dhe hapësirë!” – Alberto Burri
Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES
Profil i artistit italian i cili frymëzoi ‘Arte Povera’ dhe ‘artin e ndryshuar’ nëpërmjet përdorimit të materialeve jotradicionale.
KUSH ISHTE ALBERTO BURRI?
Sipas
Mariolina Bassetti, Drejtore Ndërkombëtare e Artit të Pas-luftës dhe Artit Bashkëkohor
të Christie-s,
Alberto Burri (1915 – 1995), ‘ka qenë një artist, poet, dhe krijuesi i së resë,
i cili adhuronte zbulimin e formave të reja tek materiale të ndryshme’.
Drejtori
i Galerisë Luigi Mazzoleni thotë, “Burri ka qenë një nga figurat artistike më të
rëndësishme të periudhës së pas-luftës në Itali,’ veprat e të cilit kanë pasur
‘një influencë thelbësore,
jo vetëm tek arstitët e kohës, por edhe sot tek artistë e rinj’.
Inovacionet
artistike të Burri-t kanë ndihmuar për përcaktimin e skenës radikale të ‘Arte
Povera’ në Itali - apo ‘artit të varfër’ – lëvizje, e udhëhequr nga artistë,
duke përfshirë edhe Alighiero
Boetti, Michelangelo
Pistoletto dhe Jannis
Kounellis. Në fund të viteve 1960 dhe 1970, në veçanti,
këta artistë dhe të tjetër përdorën materialet e jetës së përditshme si një
sfidë ndaj sistemit të komercializuar të galerive bashkëkohore.
Arti
i Burri-t karakterizohet nga eksperimente të guximshme, të cilat i dhanë edhe
emrin grupit. ‘Ai shpërtheu në skenën e artit italian dhe atë global, duke
ofruar interpretime tejet personale të artit informal,’ shpjegon Mazzoleni.
CILI KA
QENË ‘BACKGROUND’ I BURRI-T?
Burri kishte shfaqur pasion për vizatimin që kur ishte djalë i vogël, dhe ai kaloi një kohë të shkurtër duke studiuar me një gjeometër. Ai vazhdoi të pikturonte gjatë viteve të studimeve në shkollën e mjekësisë, duke admiruar veprat e Piero della Francesca dhe të artistëve të tjerë të Rilindjes.
Dr. Alberto Burri u diplomua në verë të vitit 1940, vetëm pak muaj para hyrjes së Italisë në Luftën e Dytë Botërore. Në tetor të të njëjtit vit, ai u thirr për të shërbyer si mjek për ushtrinë italiane, dhe shkoi me turne në Ballkan dhe në Afrikën Veriore. Më 8 maj 1943, ai u kap nga forcat aleate dhe u internua si një i burgosur në kampet e luftës në Taksas.
Shokët e tij nga të burgosurve të luftës përfshinin akademikët, arkitektët dhe artisin Dino Gambetti, dhe Burri u motivua që të merrte sërish në dorë furçën e pikturimit. Veprat e tij më të hershme, paraqisnin një pamje të shkretëtirës nga brenda kampit të burgut. ‘Burri kishte pasur gjithmonë një dell artistik,’ komenton Bassetti, ‘por vetëm tek heshtja kthejlluese e burgut ai arrit që ta kuptonte atë. Në fund të fundit, një doktor është, një krijues i shpresës.’
SI PUNONTE AI?
Me burimet e hapërdara, metodat e hershme të Burri-t ishin medoemos jotradicionale, dhe ai i riciklonte materialet, duke përfshirë kanavacat industriale dhe ato tregtare. Thasët e përdorura prej tij ishin menjëherë të disponueshëm, dhe Burri vazhdoi ta përdorte këtë material pas çlirimit të tij në vitin 1946 dhe rikthimit të tij në Romë. Ai filloi gjithashtu eksperimentimin me kartonët e zhvoshkur, të zhubrosur, fletat e metalit dhe gurët e shtypur.
Thesi i tij i parë i vitit 1949, përbëhej nga thes me fibra të ashpra, të papërpunuara, të cilat ai i solli me vete nga kampi i të burgosurve të luftës në Teksas. Materiali kishte një vlerë të fuqishme simbolike dhe vepra u bë e para e një serie konstruksionesh me kolazhe abstrakte të përbëra nga veshje të grisura, të ngjitura/ose qepura së bashku pa finesë dhe të shtrira nëpër të gjithë sipërfaqen e kanavacës.
Në vitin 1950, metodat e Burri-t u bënë edhe më dramatike. ‘Zjarri u kthye në portagonistin e përcaktimit të formave të Burri-t,’ shpjegon Mazzoleni. ‘Duke përdorur pipëza saldimi, ai modifikoi sipërfaqet e plastikës për të krijuar ‘’ (Djegiet) – një proces që ai do ta përsëriste në serine e ‘Legni’ (Drunjëve) , përpara se të kthehej, nga fundi i dekadës, drejt përdorimit thuajse tradicional të zjarrit tëk ‘Ferri’ (Hekurat), ansamblët e tij me fletë metalike.’
ÇFARË PËRFAQËSONTE KY PROCES I DHUNSHËM?
Varet
se kë do të pyesni. Komentuesit e hershëm ishin më të ethshëm për të sugjeruar
se, sipërfaqet me copëza të serisë së ‘Sacchi’ (Thasëve) ishin një metaforë për
mishin e gjallë, të dhunuar gjatë luftës, ndërsa qepjet në përkujtim të praktikës
së Burri-t si doktor. Të tjerë sugjerojnë se, vështirësitë e jetës në Italinë e
pas-luftës, i nxitën artistët që të ripërdornin thasët që fillimisht ishin përdorur
për të dorëzuar furnizimet me ndihma.
“Trauma
e Pikturës” - Retrospektiva e vitit 2015 nga Muzeu Guggenheim, e asocionte veprën
e Burri-t me një shqetësim dykuptimësh (ambig), duke ia lënë shikuesve që të
vendosnin nëse kjo “traumë” lidhet me plagët, djegiet dhe vrimat gjysëm të
qepura të sipërfaqes së kanavacave, apo në vetë përvojën e artistit për Luftën e Dytë Botërore dhe atë që
erdhi më pas. “Trauma” mund t’i përkasë gjithashtu traditës evropiane të
pikturimit – e shkundur dhe e rikonfiguruar nga përqasjet avantgarde të
Burri-t.
‘Nga
ekspozitat e tij të hershme, Burri u etiketua si artisti i palgëve,’ shpjegonte
kuratorja e Guggenheim, Emily Braun. ‘Ai po sulmonte mbështetëset dhe sipërfaqet,
vet strukturën e kanavacës dhe kjo është mënyra se si e tërheq Burri shikuesin.
Ne i ndjejmë këto materiale sikur të ne vet të ishim duke e ndjerë teksturën e tyre
mbi trupat tanë.’
Për
Bassetti-n, arti i Burri-t përfaqëson një formë shumë fizike të shkatërrimit
krijues: ‘Ai përdorte zjarr për të penetruar materialet, për t’i përshkuar dhe
për t’i transformuar ato. Ky ishte një akt i dhunshëm i cili mund të krahasohej
me lindjen.’
ÇFARË KA THËNË AI VET?
Nëse ka pasur një kuptim metaforik të thellë për kanavacat e tij të djegura dhe të qepura, Burri ishte shumë i qetë lidhur me to, duke këmbëngulur që këto zgjedhje nga ana e tij i përgjigjej shqetësimeve të pastra të formës. Titujt neutral, të tillë si ‘Kompozim’, theksonin një shqetësim më shumë mbi ndërtimin sesa si një metaforë, dhe, në vitin 1994, Burri deklaroi furishëm, ‘Formë dhe Hapësirë! Formë dhe Hapësirë! Fund. Nuk ka asgjë tjetër. Formë dhe hapësirë!’
SI U PRITËN FILLIMISHT KËTO VEPRA JOTRADICIONALE?
‘Në të vërtetë njerëzit nuk e kuptonin atë, dhe kur vizionari Palma Bucarelli, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Artit Modern të Romës, e mbështeti Burri-n, kjo u prit me një sknadal në faqet e para të gazetave,’ thotë Bassetti. ‘Bucarelli organizoi një ekspozitë kryesore të veprave të Burri-t në vitin 1959, e cila u kundërshtua kaq shumë saqë nxiti edhe hetimet nga qeveria.’
Burri po shkaktonte ende skandale edhe një dekadë më vonë. Në dhomën e fundit të ekspozitës së Burri-t në Galerinë e Artit Modern të Torinos në fillim të viteve 1970, ishte një libër shënimesh ku vizitorët mund të shkruanin mendimet e tyre mbi ekspozitën. ‘Kur gazetat publikuan fragmente të këtyre komenteve, të ndara ndërmjet mbështetësve të artistit dhe të të skandalizuarve nga vepra e tij, e gjithë historia u kthye në një tërheqje të madhe,’ thotë Mazzoleni.
Megjithatë, ai nuk u prit vetëm keq. Kritikët ishin veçanërisht në favor të tij në Amerikë, në vendin ku Burri filloi që të pikturonte, thuajse rastësisht, si një formë shpërqëndrimi nga burgosja e tij.
KU MUND T’I SHIKOJMË NE SOT VEPRAT E BURRI-T?
Në
Italinë mëmë të Burri-t, Fondacioni ‘Albizzini di Città di Castello’ duhet të
jetë prioriteti i parë. Përtej mureve të galerisë, ‘Grande
Cretto Bianco di Gibellina’ në Siçili, e cila
përfundoi në një pirg me goma kur ajo u kthye në qëndrën e një tërmeti në vitin
1968, gjithashtu ia vlen që të shikohet. Kur Kryetari i Bashkisë i kërkoi
artistëve që të krijonin instalacione përkujtimore, Burri refuzoi, duke propozuar
në vend të kësaj kompresimin e mbetjeve të qytetit të vjetër dhe mbulimin e
tyre me hekur dhe çimento, duke krijuar kështu ‘Grande Cretto Bianco’, apo
Plasaritja e Madhe e Bardhë, një vepër monumentale arti në tokë.
ÇFARË MENDON BOTA E ARTIT SOT PËR BURRI-N?
‘Alberto Burri ndryshi artin,’ thotë Bassetti. ‘Ai ishte pararëndësi i artit bashkëkohor italian, duke influencuar drejtëpërdrejtë ‘Arte Povera’ dhe artistët e rinj që e ndoqën atë. Për mua, e gjithë gjenarata e artistëve që pasuan Burri-n, e shikonin atë si një mjeshtër, madje ne shikojmë diçka të Burri-t edhe në veprat e Damien Hirst, kur ai shtoi krahët e fluturave tek kanavacat e tij.’
Të gjithë muzetë më të mirë në botë, duke filluar nga Guggenheim në Nju Jork deri tek Qëndra Pompidou në Paris, Galeria Kombëtare e Artit Modern dhe Muzeu Tate në Londër, kanë të paktën një vepër të Burri-t në koleksionet e tyre të përhershme. Kremtimi i njëqind vjetorit të tij tërhoqi vëmendje të mëtejshme, duke rezultuar në rritjen e kërkesës për veprat e tij.
(Imazhi 1: Alberto Burri)
(Imazhi 2: Alberto Burri (1915-1995), Sacco [Thesi], 1953)
(Imazhi 3: Alberto Burri (1915-1995), Sacco e Bianco [Thes dhe e bardhë], 1953)
(Imazhi 4: Alberto Burri (1915-1995), Combustione [Djegie], 1960)
(Imazhi 5: Alberto Burri (1915-1995), Rosso Combustione Plastica [Djegie me plastikë të kuqe], 1957)
(Imazhi 6: Alberto Burri (1915-1995), Rosso Plastica M1 [Plastikë e kuqe], 1961)
(Imazhi 7: Alberto Burri (1915-1995), Bianco plastica [Plastikë e bardhë] P, 1970)
Burimi: https://www.christies.com/features/Alberto-Burri-artist-guide-8859-3.aspx
Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.











Comments
Post a Comment