EKSPRESIONIZMI GJERMAN: Një udhëzues thelbësor

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

 

Një pamje më nga afër e një prej lëvizjeve nga fillimi i shekullit të 20-të që vazhdon ende të influencojë artin bashkëkohor – ilustruar me vepra nga e shkuara.

 

Çfarë do të thotë Ekspresionizëm Gjerman?

 

Ekspresionizmi u shfaq në Gjermani përpara Luftës së Parë Botërore në dy grupe kryesore, URA (Die Brücke) në Dresden dhe KALORËSIT BLU (Der Blaue Reiter) në Mynih, secili duke formuar komunitete artistike me aspirata për të ndryshuar artin dhe shoqërinë.

 

Ku na çon “Ura”?

 

‘Die Brücke’  u themelua me një manifest të publikuar në vitin 1906. Anëtarët e shquar të grupit përfshinin Erich Heckel (1883-1970), Ernst Ludwig Kirchner (1880-1938), Emil Nolde (1867-1956), Max Pechstein (1881-1955), Karl Schmidt-Rottluff (1884-1976) dhe Otto Mueller (1874-1930). Më së shumti artistë të vetmësuar, shumë prej tyre ishin ish studentë arkitekture.

 

Të influencuar nga filozofi Friedrich Nietzsche, ata e imagjinonin artin si hapësen e rrugës nëpër një humnerë, duke lidhur të shkuarën me të tashmen dhe artin me jetën. Duke i paraprirë kundërkulturës së viteve 1960, artistët e ‘Die Brücke’ përkrahnin dashurinë e lirë, natyrën dhe jetesën e përbashkët, shpesh duke u socializuar dhe notuar bashkë lakuriq në Liqenet ‘Moritzburg’ jashtë Dresden-it. Këta artistë shijonin romancat e tyre, të lirë nga mospranimi social.

 

Shumë nga pikturat e artistëve të ‘Brücke’ paraqesin një botë bohemiane, romantike të lirisë personale. Pavarësisht vlerave të tyre sociale alternative, anëtarët e këtij grupi ishin çuditërisht sipërmarrës, duke nxjerrë portofole të printimeve të tyre në pjesëzat prej druri të cilat ata ia shisnin të anëtarësuarve për të gjeneruar një të ardhur.

 

Çfarë janë “Kalorësit Blu”?

 

Me bazë në Mynih, anëtarët e grupit të ‘KALORËSVE BLU’ (Der Blaue Reiter) përfshinte artistët Wassily Kandinsky (1866-1944), Paul Klee (1879-1940), Alexej von Jawlensky (1864-1941), Franz Marc (1880-1916), August Macke (1887-1914) dhe Gabriele Münter (1887-1962). Të frymëzuar nga Krishtërimi Mesjetar dhe kalorësia, ata adoptuan simbolin e kalorësit blu mbi një kalë, por refuzuan një stil uniform.

 

Kandinsky ishte një nga përkrahësit e parë të artit abstrakt, të cilën ai e krahasonte me përvojën e dëgjimit të muzikës në librin e tij “Mbi Shpirtëroren në Art”, të publikuar në vitin 1911. Ai argumentonte se piktura duhet të dalë nga instikti dhe ndjenjat mistike. Duke ndërhyrë në pavetëdije, arti mund të çlirohet nga përfaqësimi apo tregimi i historive.

 

Si mund ta njohim një pikturë ekpresioniste?

 

Shpesh Ekspresionistët Gjermanë pikturonin në një stil të gjerë (gjithëpërfshirës), gjestual pa u shqetësuar për pamjen e përfunduar, të detajtuar. Rëndësi kishte shprehja e ndjenjave, duke iu përgjigjur me ndershmëri subjektit të artit të tyre.

 

Figurat e tyre njerëzore janë të dhëmbëzuara dhe të çuditshme. Shpesh pikturat paraqesin një atmosferë neurotike, sikur po arrihet një pikë kthese emocionale. Njerëzit, ndërtesat dhe kafshët mund të duket sikur pluskojnë si në një gjendje ëndrrash.  

 

Kush i ka influencuar Ekspresionistët Gjermanë?

 

Duke vizatuar mbi një përzierje idesh dhe stilesh, Ekspresionistët ishin të magjepsur nga format e artit ‘primitiv’, qoftë ato të bëra në shoqëritë evropiane apo jo evropiane nga artizanët dhe jo nga artistët. Ata kërkon që ta çlironin artin nga tradita akademike, të krijuara me ndjenja të pastra të udhëhequra nga intuita.   

 

Skalitjet në dru të importuara në Evropë nga kolonitë evropiane në Afrikë, Azi dhe Polinezi ishin burime frymëzimi veçanërisht të rëndësishme. Më afër shtëpisë, ngjyrat jo natyrale të fauvistit, Henri Matisse ishin gjithashtu influencuese.   

 

Çfarë i ka ndodhur Ekspresionistëve Gjermanë?   

 

Si me shumë lëvizje radikale të artit modern të tilla si Kubizmi, Futurizmi dhe Vortizmi (një lëvizje artistike britanike e viteve 1914-15 e influencuar nga kubizmi dhe futurizmi dhe që preferonte format e vrazhda, këndore dhe si ato të makinave), Ekspresionizmi Gjerman u ndërpre/prish nga Lufta e Parë Botërore. Franz Marc dhe August Macke u vranë në betejë, ndërsa Kirchner-i pësoi një krizë nervore dhe u tërhoq aplet zvicerane.  

 

‘Gruaja duke lexuar’  (poshtë) është një shembull i vetë idesë së Macke-s për Ekspresionizmin, që ishte në kontrast të plotë me atë të tragjedive të luftës nga Grosz apo Max Beckmann, apo skenave të shthurura të sallave të kërcimit të Berlinit nga Grupi ‘Brücke’, apo edhe të ‘Edenit të Artë’ të mikut të tij të ngushtë Franz Marc.

 

Macke pikturonte atë që njihte – zonjat që shëtisnin në bulevardet me burra në varka kashte, fëmijët duke luajtur jashtë, dhe vetë bashkëshorten e tij, në tavolinën e kuzhinës së tyre. Ky portret prekës i Elisabeth Mack është ekzekutuar në vitin 1913, vetëm katër vjet të jetës së tyre martesore dhe vetëm një vit përpara vdekjes së tij në muajin e dytë të Luftës së Madhe.

 

Të zhgënjyer nga tmerret me të cilat ishin përballur, shumë nga këta artistë morën drejtime të reja. Kandinsky dhe Klee u bënë mësues në shkollën e re Bauhaus, ku artet e bukura u integruan me dizanjin.

 

Pas luftës, një grupim më i lirshëm i artistëve gjermanë duke përfshirë Otto Dix (1891-1969), George Grosz (1893-1959) dhe Max Beckmann (1884-1950) sulmuan korrupsionin e Republikës së Re të Vajmarit. Arti i tyre është përshkruar si “Objektiviteti i Ri” (Neue Sachlichkeit), të cilët ishin më shumë të interesuar për satirën sociale sesa për ekstazinë shpirtërore.

 

‘Gruaja Shtatëzënë’ e Otto Dix-it, 1919 (më poshtë), mbetet ende për nga karakteristikat Ekspresioniste, e krijuara përpara se ai të fillonte të pikturonte satirat e tij të jetës gjermane në vitet 1920. Një grua shtatëzënë prezantohet si nëna universale dhe një forcë e mbinatyrshme e natyrës. Në mënyrë të çuditshme, të dy gruaja dhe një kafshë po mbajnë një pasardhës të palindur të përfaqësuar nga kafka, duke sugjeruar vdekjen që në pikën e lindjes. Piktura mishëron magjepsjen e Dix-it me ciklet e rritjes dhe të kalbjes, prishjes.   

 

Me marrjen e pushtetit, Nazistët do ta dënonin Ekspresionizmin Gjerman si ‘të degjeneruar’ moralisht. Veprat e artit ose u shkatërruan ose u fshehën. Pas Luftës së Dytë Botërore, artistët e Nju Jorkut të tillë si Jackson Pollock dhe Mark Rothko u etiketuan ‘Ekspresionistë Abstrakt’ për eksplorimin nga ana e tyre të subjektivitetit dhe instiktit.

 

A ka mbijetuar sot Ekspresionizmi Gjerman?

 

Pikturat e mëdha dhe me ngarkesë emocionale të realizuara nga artistë të tillë si Georg Baselitz dhe Anselm Kiefer janë të lidhura me Ekspresionizmin, për investigimin që ato i bëjnë vendit të individit në shoqëri dhe për përdorimin e teknikave ‘shprehëse’ të pikturimit.

 

Ku mund të shikojë Ekspresionizmin Gjerman?

 

Shumë nga veprat më të mira mund të gjenden në muzetë më të mëdha gjermane. Për të parë pikturat e Grupit të ‘Kalorësive Blu’ vizitoni Lenbachhaus në Mynih ose shkoni në Muzeun ‘Brücke’ në Berlin, me një pavion prej xhami të rrethuar nga zona pyjore që i ngjajnë një shtëpie private.

 

Në Shtetet e Bashkuara, vizitoni Galerinë ‘Neue’ në Nju Jork, ku do të gjeni një koleksion të specializuar të artit gjerman dhe austriak të fillimshekullit të 20-të. Në Londër, janë pikturat e jashtëzakonshme Ekspresioniste aktualisht të marra hua për një periudhë afatgjatë në Galerinë ‘Courtauld’.

 

(Imazhi 1: Erich Heckel (1883-1970), Hafenbahn në dimër, 1906) 

 

(Imazhi 2: Emil Nolde (1867-1956), Luledielli me Dahlia të Bardha, 1941)

 

(Imazhi 3: Ernst Ludwig Kirchner (1880-1938), Bergheuer, Këtë vit në Alpe, 1920-21)

 

(Imazhi 4: Paul Klee (1879-1940), Kënde të drejta, 4 me kufij të argjendtë anash, 1915)  

 

(Imazhi 5: Erich Heckel (1883-1970), Hafenbahn në dimër, 1906) 

 

(Imazhi 6: August Macke (1887-1914), Grua duke lexuar, 1913)

 

(Imazhi 7: Max Beckmann (1884-1950), Café (Hotel Evropa), 1947-48)

 

(Imazhi 8: Otto Dix (1891-1969), Grua Shtatëzënë, 1919)

 

(Imazhi 9: Erich Heckel (1883-1970), Pemë molle në lulëzim, 1907)  









 

Burimi:

https://www.christies.com/features/German-Expressionism-an-essential-guide-8874-1.aspx

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

Comments