Kolazh me thënie për artin nga Pierre Alechinsky




“NJË PIKTOR I RI ËSHTË RRALLË VETËM. Nëse ai është një student arti, ai është në një shkollë arti me studentë të tjerë. AI NUK E DI ENDE SE NJË DITË AI DO TË DUHET TË PËRBALLET ME VETVETEN SI NJË KRIJESË VETMITARE TË MBYLLUR NË NJË HAPËSIRË BRENDA KATËR MUREVE...dhe se ai do të duhet të jetë një qenie vetëlëvizëse, pas asnjë në krahun e tij.” - Pierre Alechinsky

  

“KUR UNË PIKTUROJ, UNË ÇLIROJ PËRBINDËSHA. Ata janë manifestimet e të gjitha dyshimeve, kërkimeve dhe endjeve kuturu për kuptim dhe shprehje që përjetojnë të gjithë artistët. TI NUK E ZGJEDH PËRMBAJTJEN; TI I DORËZOHESH ASAJ.” - Pierre Alechinsky

  

“TË JESH NJË ARTIST DHE TË JESH NJË MËSUES JANË DY GJËRA KONFLIKTUESE. Kur unë pikturoj, puna ime manifeston të papriturën...Në mësimdhënie është krejt e kundërta. Unë duhet të llogaris çdo rrjesht, formë dhe ngjyrë dhe UNË JAM I DETYRUAR TË JAP NJË SHPJEGIM PËR TË PASHPJEGUESHMEN dhe të llogaris një varietet stilesh që studentët prezantojnë.” - Pierre Alechinsky

  

“SIGURISHT QË, KUR TI PËRBALLESH ME NJË TELAJO, TI NUK JE MË VETËM dhe ndjesia e vetmisë zhduket. Diçka e tillë mund të jetë një pasazh i dakordësuar kohe. Në fakt, VETMIA KTHEHET NË NJË LLOJ SHOQËRUESI.” - Pierre Alechinsky

 

“GJITHÇKA QË JU PIKTURONI MUND TË KTHEHET NË NJË EVIDENCË KUNDËR JUSH.” - Pierre Alechinsky

 

“VETËM GJATË VEPRIMIT INFLUENCOHET IDEJA e lëndës.” - Pierre Alechinsky

 

“Gjëja kryesore është se ne jemi pjesë e realitetit të vetvetes për të persosur fuqinë tonë për zbulim dhe KJO ÇON NË ZBULIMIN E VETVETEVE TONA ORGANIKE PA FRIKËN E ZHYTJES SË VETVETES NË TOKË, DET, ZJARR APO AJËR.” - Pierre Alechinsky

 

“Shprehja e qëllimshme e mjeteve dhe metodave NUK SJELL AUTOMATIKISHT NJË DIMENSION TË RI VLERE.” - Pierre Alechinsky

  

“ATA QË VAREN GJERËSISHT NGA DUART E TYRE DHE GJURMËT E BUKURA APO SHOKUESE TË IMAGJINATËS që ata lenë në telajo...çimento...kjo çon në ndërtimin e një pikture.” - Pierre Alechinsky

 

“Njerëzit mendojnë se ti nxjerr një telajo dhe pikturon çdo herë që ke kohë. Por ti nuk mundesh. ARTI KOMERCIAL DHE PIKTURA JANË TOTALISHT TË NDRYSHME. PIKTURA KA NJË QASJE TJETËR MENDORE. Duhet të jesh në qëndrimin e duhur, në gjendjen e duhur të humorit.” - Pierre Alechinsky

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

Comments