ÇDO AKSIDENT ËSHTË I MIRË
“Unë nuk filloj kurrë,
kurrë të punoj me një telajo në gjendjen siç ajo vjen nga dyqani. Unë provokoj
aksidente – një formë, një njollë ngjyre. ÇDO AKSIDENT ËSHTË I MIRË. Unë e
lejoj materien që të vendosë. Më pas, përgatis një sfond, për shembull, DUKE
FSHIRË FURÇAT E MIA MBI TELAJO. Duke lënë disa pika terpentine të bien është po
aq mirë. Nëse dua të bëj një vizatim, e zhubros letrën ose e lag; uji që rrjedh
ndjek një gjurmë linje dhe kjo linjë mund të sugjerojë se çfarë do të vijë më
pas.” - Joan Miro
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment