10 ARTISTËT ABSTRAKT QË DUHET TË NJIHNI


10 ARTISTËT ABSTRAKT QË DUHET TË NJIHNI

Nga REVISTA ARTSPER

I karakterizuar nga subjektet shprehëse dhe jo përfaqësuese, arti abstrakt u zhvillua gjatë shekullit të 20-të. Për këtë lëvizje është thelbësore përdorimi i ngjyrave dhe formave, ku fokusi vendoset jo tek qëllimi i motivit, por tek forma e tij. Artsper ju fton të zbuloni 10 artistët abstrakt më të mirë.

 

1. Gerhard Richter

Artisti gjerman, Gerhard Richter, është një nga artistët më të shtrenjtë në treg. Teknika e tij varion dhe ai njihet për pikturat e tij të kombinuara me foto (photo-painting). Përqasja e tij ndaj abstraksionit është graduale, ku ai eksploron tonet, format e mprehta dhe fushat e mëdha dhe të sheshta të ngjyrës.

 

2. Zao Wou Ki

Zao Wou Ki është një nga astistët bashkëkohor më të shtrenjtë. Me një ekspozitë të fundit kushtuar artistit në Muzeun Modern të Parisit, ai është një figurë e rëndësishme në të gjithë botën. Veprat e tij të qeta, të ndriçuara dhe monumentale kanë një efekt thellësisht qetësues tek shikuesi.

 

3. Cy Twombly

Edwin Parker Twombly Jr., i njohur si Cy Twombly, është një artist amerikan veprat e të cilit janë të mbushura me referenca historike. Veprat e Twombly-t janë thellësisht intelektuale dhe komplekse. Tek kanavacat e tij shpërthejnë elementët e grafitit, të ikonografisë dhe të figurave, të cilat ai i ka realizuar me shkumës dhe ngjyra.

 

4. Julie Mehretu

Artistja amerikano-etiopiste, Julie Mehretu, përfaqësohet nga Galeria ‘Marian Goodman’. Ajo jo vetëm që ishte fituesja e çmimit prestigjoz ‘MacArthur’, por ajo ekspozohet gjithashtu edhe në koleksionin e përhershëm të MoMA, në Nju Jork. Pikturat e saj eksplorojnë këndet dhe format e ndërtuara me kujdes dhe ngjyrat.  Ajo është shitur për çmime astonomike.

 

5. John Olsen

Artisti australian, John Olsen, fitoi Çmimin ‘Archibald’ në vitin 2005. Sipas Olsen peisazhi është tema e tij e preferuar. Megjithatë, pavarësisht ndikimi të natyrës veprat e tij mbeten shumë abstrakte. Kanavacat e tij janë të mbushura me vorbullat e ngjyrave të gjalla dhe format abstrakte, duke reflektuar preferencën e artistit për “ta ndjerë” peisazhin, përkundër paraqitjes së saj në një sens me klasik.

 

6. Jean-Marc Bustamante

Ish profesor dhe më pas Drejtor i Shkollës së Arteve të Bukura në Paris, artisti francez, Jean-Marc Bustamane, përfaqësohet nga Galeria ‘Thaddaeus Ropac’. Gjithashtu, në vitin 2003, ai ka përfaqësuar Francën në Bienalen e Venecias. Veprat e tij karakterizohen nga një shkëmbim konstant ndërmjet pikturës, skulpturës dhe fotografisë.

 

7. John Armleder

Artisti zviceran, vepra e John Armleder, është kaq e pasur dhe e shumëllojshme saqë është e vështirë për ta përmbledhur. Ai përdor performancën, videon, pikturën, madje edhe Objektet e Gatshme; duke u përpjekur në të njëjtën kohë që të menaxhojë një ndjesi bashkësie në çdo vepër. Kanavacat e tij abstrakte karakterizohen nga njolla dhe vija ngjyrash, të cilat shpesh zbresin poshtë kanavacës.

8. Frank Stella

Një piktor amerikan, Frank Stella, është një nga artistët më të njohur të ‘Artit Optik’. Shpikësi i “Kanavacave të formësuara” (ose kanavacat e prera), veprat e tij përcaktohen si një formë e jashtme që i korrespondon një motivi të brendshëm. Marrëdhënia ngjyrë-formë është në qendër të qasjes së tij artistike. Artisti, Carl Andre, thotë se, “Frank Stella nuk është i interesuar tek shprehja apo ndjeshmëria. Ai është i interesuar tek domosdoshmëria e pikturimit.”

 

9. Joan Mitchell

Artistja amerikane, Joan Mirchell, është e famshme për pikturat e saj të mëdha vepruese. Të përfunduara në një format të madh, veprat e saj të gjalla, me ngjyra të thartuara, përfaqësojnë gjeneratën e dytë të Ekspresionizmit Abstrakt. Ngarkesat e forta emocionale të Mitchell-it rrezatojnë nga veprat e saj, të cilat më shumë mundësi janë frymëzuar nga marrëdhënia e saj me Jean-Paul Riopelle, të cilin ajo e ndoqi në Francë.  

 

10. Christian Bonnefoi

Artisti francez, Christian Bonnefoi, eksploron kolazhin në veprat e tij. Kompozimet e tij eksplorojnë kuptimet alternative të mbushjes së kanacavës, duke refuzuar format e thjeshta katrore. Qasja e tij ndaj veprës së tij, karakterizohet nga veprimi, qëllimi pas veprës, dhe subjekti; të cilat konsiderohen teknika artistike më vete.

(Imazhi 1: Gerhard Richter, “Pikturë abstrakte” [946-3], 2016)

(Imazhi 2: Zao Wou-Ki, “Pa titull”, 1969)

(Imazhi 3: Cy Twombly, “Pa titull” [Bacchus], 2008)

(Imazhi 4: Julie Mehretu, “Kongresi”, 2003)

(Imazhi 5: John Olsen, “Macet e Darlinghurst”, 2018)

(Imazhi 6: Jean-Marc Bustamante, “Kardinali”, 2010)

(Imazhi 7: John M Armleder, “Sfiduesi”, 2016)

(Imazhi 8: Frank Stella, “Harran II”, (1967)

(Imazhi 9: Joan Mitchell, “Paranteza”, 1989).

(Imazhi 10: Christian Bonnefoi, “Kompozimi Zulma”, 2017)










Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-abstract-artists-to-know/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.


Comments