3 VEPRA FETARE ARTI QË KANË SHKAKTUAR SKANDAL


Nga REVISTA ARTSPER

 

Feja ka qenë gjithmonë një temë qëndrore në historinë e artit. Megjithatë, kur artistët bashkëkohorë e trajtojnë këtë subjekt, ata e dinë gjithmonë se si të shtojnë një ndjesi provokimi për të shkaktuar kontradikta. Megjithatë, shumë shpesh, kjo çështje ka të bëjë me kontekstin. Le të shikojmë tre vepra fetare arti që kanë shkaktuar skandal!

 

“Piss Christ” nga ANDRES SERRANO

Fotografia “Shurro Krisht” (1987) nga Andres Serrani është një nga skandalet më të mëdha në artin bashkëkohor. Artisti amerikan ka vendosur një figurë të kryqëzuar të Krishtit në një kavanoz me urinë (urinën e tij) dhe i gjak. Sipas tij, kryqëzimi është një objekt që është banalizuar në Shtetet e Bashkuara; ai mund të gjendet në çdo treg dhe, megjithatë ai është para sa gjithash një objekt që ka për qëllim torturën. Fotografia është mënyra e Serrano-s për të dënuar ata që abuzojnë me mësimet e Krishtit dhe që i përdorin ato për qëllimet e tyre. Artisti dëshironte që t’i kushtonte tribut Jezu Krishtit, si edhe t’i kujtonte kujtodo vuajtjen që ai duroi për njerëzimin. Megjithatë, vepra e Serrano-s nuk u perceptua ashtu siç kishte shpresuar ai. Procesi i krijimit dhe titulli tërbuan një sërë komunitetesh katolike; në fakt, fotografia u vandalizua në disa raste. Për më tepër, Andres Serrano i qëndron besimit të tij. Shumë shpesh, ai punon me lëngjet e trupit (qumësht, gjak, urinë), të cilat ai i konsideron si materialet bruto të jetës.

 

“LA NONA ORA” nga MAURIZIO CATTELAN

“Ora e nëntë” është një skulpturë nga Maurizio Cattelan e vitit 1999. Ajo paraqet Papa Gjon Palin e II-të të goditur përdhe nga një meteor dhe nënkuptimi i saj është paraqitja e Papës, i cili mban të gjitha mëkatet e botës. Megjithëse, realizmi dhe absurditeti i saj janë befasuese, ishte kryesisht konteksti i veprës që shkaktoi sensacion. Në atë kohë, Papa ishte ende gjallë dhe ai ka qenë shumë i dashur. Për më tepër, kjo vepër u ekspozua në Poloni, në vendlindjen e tij. Skulptura u ble për 3 milionë dollarë nga François Pinault.

 

“PIETA” nga PAUL FRYER

Skulptura “Pieta” (Mëshira) nga Paul Fryer e vitit 1983, paraqet një skenë të pazakontë. Ajo paraqet një Krisht të vdekur, i ulur në një karrige elektrike. Përse u shokuan disa njerëz nga ky përfaqësim jotradicional? Ka kaq shumë imazhe dhe piktura të Kryqëzimit saqë ne nuk habitemi më...A mund të jetë sepse kjo vepër thekson indiferencën tonë kundrejt kryqëzimit, e cila në fund të fundit është po aq barbare sa një karrige elektrike?



Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/3-religious-artworks-caused-scandal/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

Comments