ALBRECHT DÜRER: SJELLËSI I RILINDJES NË EVROPËN VERIORE

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES 

1 AI ISHTE NOVATOR QË NË MOSHËN 13 VJEÇARE     

 

Albrecht Dürer lindi në qytetin gjerman të Nyrembergut në maj të vitit 1471, një nga 18 fëmijët e lindur nga Albrecht dhe Barbara Dürer (vetëm tre nga të cilët mbijetuan në moshë të rritur). I ati – pas të cilit i është vënë emri – ishte një argjendar i suksesshëm me prejardhje hungareze, dhe Albrecht-ti i ri mësoi me të përpara se të vendoste të ndiqte karrierën artistike.

 

Ai kishte treguar se, kishte talent që në moshë të hershme. Autoportreti i vitit 1484 – në të cilën ai paraqet veten me sy të hapur dhe me faqe buçko – është më e hershmja, e cila i atribuohet mjeshtrit të vjetër dhe që ka mbijetuar deri tek ne, dhe që është krijuar kur ai ishte adoleshent.       

 

2 QYTETI I DÜRER-IT ISHTE NJË NGA QYTETET MË TË RËNDËSISHME NË EVROPË 

E ndodhur në zemër të Perandorisë së Shenjtë Romake – dhe, në të vërtetë, në Evropë – Nyrembergu ishte një portë ekonomike dhe prodhimi. Argjendi dhe koperi i minuar afër Saksonisë dhe Bohemisë u transformuan nga punonjësit e panumërt të metalit të qytetit në magazina lluksoze dhe shërbimi. Qyteti ishte gjithashtu një ‘kasolle’ e mendimit humanist – shtëpia e Willibald Pirckheimer, Konrad Celtis dhe Philipp Melanchthon. Në reflektim të shtëpive të shumëfishta të printimit (të cilat ndihmonin në qarkullimin e shpejtë të mesazheve të Reformimit), Martin Luther e quante atë ‘sytë dhe veshët e Gjermanisë’.                      

Megjithatë, në Nyremberg ekzistonte ende një ndjeshmëri gotike, mesjetare, gjithashtu – diçka që Dürer e hodhi në serinë e tij fantastike në pjesët në dru nga vitit 1498, “Katër Kalorësit e Apokalipsit”. Afrimi i fundit të shekullit, nxiti thashethemet rreth afrimit të fundit të botës – ogure në format e kometave, eklipseve, përmbytjeve dhe murtajave interpretoheshin me të njëjtin dell. Skenat e “Katër Kalorësve të Apokalipsit”, vinin nga Zbulesa e Shën Gjonit, duke i shtuar me zell humorin mbizotërues, eskatologjik.            

3 ATIJ I ËSHTË ATRIBUAR SJELLJA E RILINDJES NË EVROPËN VERIORE 

Dürer udhëtoi gjatë jetës së tij, duke u frymëzuar dhe kapur klientë jashtë në mënyrë të rregullt. Udhëtimi i tij i parë kryesor ishte nga vitit 1490 deri në vitin 1494 – e ashtuquajtura e tij ‘Wanderjahre’ (vitet e udhëtarit) – gjatë të cilave ai vizitoi për herë të parë Frankfurt-in dhe Basle-in, midis vendeve të tjera. Një kthim i shkurtër në Nyremberg për t’u martuar (i ati kishte organizuar një dasëm me Agnes Frey, vajza e një tregtari të pasur vendas) u pasua nga një udhëtim tjetër: këtë herë përgjatë Apleve në Venecia.   

Atje ai u magjeps nga vepra e Andrea Mantegna dhe Giovanni Bellini (nga skulpturat nudo të të parit dhe nga Madonna-t, në veçanti, nga i dyti). Në dekadat pasuese, Dürer fitoi famë të konsiderueshme në Itali, ku madje edhe historiani i artit Giorgio Vasari – dukshëm mospërfillës ndaj artistëve përtej Toskanës, le më Italinë – i vlerësonte ‘fantazitë dhe inovacionet e tij të bukura’. 

4 AI KA QENË NJË PIKTOR SHUMË I MIRË, DHE MADJE NJË GDHËNDËS/SKALITËS EDHE MË I MIRË – NDOSHTA MË I MIRË QË KA EKZISTUAR NDONJËHERË

Veprat e pikturuar nga Dürer dominohen nga portretet, pjesët e altarit dhe imazheritë private dhe përkushtuese. (Në udhëtimin e tij të kthimit përgjatë Alpeve nga Venecia, ai pikturoi gjithashtu një seri topografike me bojëra uji, për të cilat disa kanë thënë se janë studimet e para të peisazheve të pastra në historinë e artit.) Megjithatë, ishin pjesët në dru dhe gravurat ku qëndron reputacioni i tij artistik.  

Në një nga më të famshmet e tij, “Adami dhe Eva,” ai kap persosmërinë çifitit të parë përpara Rënies së botës, duke i treguar ata na poza të idealizuara, thuajse simetrike në krahë të Pemës së Dijes. Figura e Adamit ishte frymëzuar nga skulptori helenas, Apollo Belvedere, që ishte zbuluar kohët e fundit afër Romës (në vitin 1489). Dürer i solli detaje të paprecedenta dhe linja fine mediumit të gravurës – siç dëshmohet më mirë këtu tek lëkura njerëzore dhe tek zhvoshkja e pemës.     

5 NDËRMJET VITIT 1513 DHE 1514, AI PRODHOI TRE GDHËNDIE TË NJOHURA SI PRINTIMET E MJESHTRIT TË TIJ   

Në një periudhë rreth 12 mujore, Dürer krijoi trion e tij të ashtuquajtur ‘Meisterstiche’ (printimet e mjeshtrit), duke përfshirë tre figura vetmitare në mjedise tejet simbolike: “Shën Jerome në studion e tij”, duke paraqitur shenjtin të paqtë në punë; “Melaknkolia I”, në të cilën një personifikim me krahë të Melankolisë ulet i dëshpëruar, me kokën në duar; dhe “Kalorësi, Vdekja dhe Djalli I”, duke paraqitur një kalorës të krishterë duke kalëruar nëpër thellësitë e pyjeve gjermane.    

Në këtë imazh përfunimtar, subjekti përballet me këndvështrimet makthioze të Vdekjes dhe të një djalli fytyrëdhi, por që është i qetë dhe që mban, me vendosmëri sundimin e tij dhe duke u siguruar për rrugën e qëndrueshme të kalit të tij. “Kalorësi, Vdekja dhe Djalli” adhurohej nga Adolf Hitler mbi bazat se ajo vlerësonte një hero gjermanik guximtar – megjithatë, në fakt, kali ishte frymëzuar nga vizatimet e Leonardo da Vinci-it për monumentin e kuajve të Francesco Sforza në Milano.

 

6 AI KA QENË ARTISTI I PREFERUAR I PERANDORIT TË PERANDORISË SË SHENJTË

 

Në vitin 1959, në shenjë të rritjes së stausit të tij social, Dürer u caktua në Këshillin e Madh të Nyrembergut kur ai ishte në fund të të tridhjetave të tij. Ai u bë gjithashtu piktor i oborrit të Maximilian-it të I-rë rreth vitit 1512. Perandori i Shenjtë Romak shpresonte që, të fitonte vet reputacionin si një nga patronët e mbrephtë të arteve, dhe për të ruajtur kujtimin e tij për brezat e ardhshëm.  

 

Duke kuptuar që mediumi i punimeve në dru do ta mundësonte që t’i arrinte të dyja, ai porositi Dürer-in që të përfundonte monumentalen, “Harkun Triumfues”, për t’u shfaqur në të gjithë perandorinë. Ajo përbëhet nga disa skena duke glorifikuar bëmat ushtarake të Maximilian-it. Me një sipërfaqe prej 10 m2 (357 cm x 295 cm), ajo është një nga pjesët në dru më të mëdha që është bërë ndonjëherë.

 

7 PARAQITJA E NJË RINOCERONTI NGA ANA E TIJ ËSHTË NJË NGA KAFSHËT MË TË VLERËSUARA NË HISTORINË E ARTIT 

 

Dürer ishte gjallë në kohën e Hernán Cortés dhe konkuistadorët e tij po i ngjiteshin një Bote të Re për Spanjën. Plaçka e vjedhur ekzotike që ata sollën mbrapsht tek Mbreti Karli i V (armë, bizhuteri, tekstile dhe shumë të tjera) ishin kryefjala e gjithë Evropës. Dürer pa një përzgjedhje të thesarëve meso-amerikane në një udhëtim në Bruksel, në gusht të vitit 1520. Sipas një shënimi në ditarin e tij të udhëtimit, ai ‘nuk kishte parë asgjë në të gjithë jetën e tij gjëra të mrekullueshme artistike kaq të këndshme për zemrën e tij’. 

Gjatë kësaj kohe aventurat portugeze shkaktuan sensacione edhe më të mëdha nga transportimi i rinocerontëve në Evropë nga India për mbretin e tyre, Manuel-in e I-rë. Dürer nuk e pa kurrë vet kafshën, por i ngërthyer nga buja rreth tij – prodhoi një imazh për një pjesë në dru të rinocerontit, bazuar në një skicë nga tregtari gjerman në Lisbonë. Vizioni i Dürer-erit vinte me shtesa të tjera magjepsëse, të cilat synonin ndezjen e imagjinatës së shikuesve – duke përfshirë palat e lëkurës së rinocerontit që dukeshin si armaturë. 

8 AI KA PASUR NJË NGA FIRMAT MË TË FAMSHME NË ART 

Dürer ishte fort i vetëdijshëm se si ne do ta quanin sot brand-in e tij. Në mes të viteve 1490, ai filloi t’i nënshkruante veprat e tij me inicialet e veta. Në të vërtetë, monogrami ‘AD’ u bë i vlerësuar – dhe i vlefshëm – saqë ajo u falsifikua në mënyrë rutinore nga artistët që kopjonin veprat e tij. Dürer madje e çoi njërën prej tyre, atë të Marcantonio Raimondi nga Bolonja, në gjygj, duke promovuar veprimin e parë të copyright-it në historinë e artit. 

9 AI KA QENË SHKRIMTAR, SI EDHE ARTIST 

Në vitet e tij të fundit, Dürer kaloi gjithnjë edhe më shumë kohë duke shkruar tekste librash rreth artit në vend të krijimit të tij. Që nga udhëtimi i tij i parë në Itali, ai kishte qenë një kampion i asaj që mund ta quajmë ‘Estetika e Rilindjes’, e përcaktuar nga harmonia hyjnore dhe proporcioni. Madje është sugjeruar se, udhëtimi i tij i dytë në Itali, në vitin 1505, u frymëzua nga një dëshirë për të mësuar sekretet e artistit venecian, Jacopo de’ Barbari, i cili kishte zbuluar një sistem matjesh dhe proporcionesh ideale.) 

Në linbrin e tij, “Udhëzimet për Matjen me një Kompas dhe Vizore” (1525), Dürer shqytronte gjatë çështjen e perspektivës. Ai besonte se, arti nuk ishte një zanat i përunjur, por një arritje e madhe e ndërtuar mbi themele teroike. 

10 AI KA QENË PO AQ I NDERUAR NË VDEKJE SA EDHE NË JETË

Dürer u sëmur (ndoshta me malarie kronike) në një udhëtim në Hollandë, në vitin 1521. Nga atëherë e tutje, ethet u bënë po aq të rregullta, si pjesë e jetës së tij, sa këshillimet me një doktor. Ai vdiq, në moshën 56 vjeçare, në vitin 1528. Miku i tij Pirckheimer shkroi për epitafin e varrit të tij, ‘Ajo që ishte e vdekshme për Albrecht Dürer shtrihet poshtë këtij pirgu me gura’. 

Thuhet se, miq të tjerë e zhvarrosën në mënyrë sekrete trupin e tij disa ditë pas varrimit të tij për të bërë maskën e fytyrës dhe të duarve të tij. Një krelë flokësh, u pre gjithashtu nga koka e tij në shtratin e vdekjes dhe u dërgua – si një relike shenjtorësh – në Strasburg, tek ish nxënësi i tij Hans Baldung. Tani krela mbahet në një qivur prej argjendi, në Akademinë Vjeneze të Artit. 

(Imazhi 2: Albrecht Dürer, Katër Kalorësit e Apokalipsit, nga Apokalipsi)    

(Imazhi 3: Albrecht Dürer, leximet e Shën Antonit) 

(Imazhi 4: Albrecht Dürer, Adami dhe Eva, 1504) 

(Imazhi 5: Albrecht Dürer, Melankolia I)   

(Imazhi 6: Albrecht Dürer, Kalorësi, Vdekja dhe Djalli, 1513)

(Imazhi 7: Albrecht Dürer, Rinoceronti).   

(Imazhi 8: Albrecht Dürer, Shën Eustace-i)







Burimi: https://www.christies.com/features/Albrecht-Durer-10-things-to-know-8053-1.aspx    

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

Comments