ANALIZË E FILMIT “PARASITE” - FUQIA E SIMBOLEVE!

 

Filmi “Parasite” është një satirë sociale e tensionuar rreth një familje të varfër, Kim-ët, të cilët mashtrojnë për t’u bërë shërbëtorët e një familje të pasur, Parks-ët. Në vitin 2020, ky film hyri në histori dukë u kthyer në filmin e parë jo në gjuhën angleze që kishte fituar ndonjëherë Çmimin e Filmit më të Mirë tek Çmimet e Akademisë (Oscars). Diçka e tillë ngre pyetjen përse u bë e mundur që ky film nga Korea e Jugut të rrezatonte nëpër të gjithë botën? Për këtë  pyetje ka shumë përgjigje. Bashkëshkuresi dhe regjizori Bong Joon Ho e ka ekzekutuar me mjeshtëri filmimin e filmit nga fillimi deri në fund, performancat janë bindëse, dhe fabula tregon historinë e një zhgënjimi në një mënyrë të thellë. Por unë dua që të fokusohem tek një aspekt në veçanti, mënyrën se si “Parasite” përdor me zgjuarsi simbolet dhe motivet për të shprehur temën e saj. Këto janë instrumente të cilat mund të transhendojnë kulturën dhe gjuhën, duke e drejtuar fokusin tonë tek eksplorimi që filmi i bën pasurisë përkundrejt varfërisë, sërish dhe sërish. Kështu, sot, unë dua të tregoj se si Bong Joon Ho ngre simbole kyçe për të përfaqësuar besimet aspiruese të familjes Kim, si edhe të vërtetën së cilës ata nuk mund t’i shpëtojnë. Për të eksploruar se si këto simbole zhvillohen në motive që pasurojnë udhëtimin emocional të personazhit dhe për të ekzaminuar mënyrën se si këto motive çojnë në një fund shpërthyes që përbën tematikën e filmit. Le të shikojmë “Parasite”. Një simbol është thjesht diçka që përfaqëson apo qëndron për diçka tjetër. Dhe siç vëren John Truby, ky përfaqësim i thjeshtë mund të ketë një imapkt të fuqishëm mbi një audiencë.  Simbolet janë një gjuhë e fshehur, e cila e rrëmben emocionalisht audiencën. Ashtu siç është lënda një energji shumë e përqëndruar, një simbol është një kuptim shumë i përqëndruar. Tek “Parasite” ka shumë simbole, por janë dy prej tyre në veçanti që unë dua t’i ndjek, guri që shikon dhe aroma. Guri që shikon prezantohet herët në film, shumë shkurt pasi ne takojmë familjen Kim. Që në skenën e parë, ne kuptojmë që ata jetojnë një jetë në varfëri. Por i biri, Ki-Woo, beson se ata mund të dalin nga varfëria dhe të bashkohen me klasën e pasur. Kur miku i pasur i Ki-Woo-së i bën një vizitë familjes, ai u sjell atyre një dhuratë, një gur që shikon. Qëllimi është i qartë, guri që shikon është një simbol. Bong Joon Ho thotë se, “Atij guri i është caktuar ky  pozicion unik. Ai është një lloj fiksimi për djalin e ri.” Përgjatë filmit, ai po përpiqet që të imitojë Min, mikun e tij të pasur, i cili e futi atë në këtë botë. Pas dhënies së gurit Min zhduket nga filmi. Por guri është si një lloj mbetje e personazhit të tij. Guri që shikon përfaqëson besimin e Ki-Woo-së që ai është i destinuar për një të ardhme më të suksesshme, ashtu si miku i tij Min. Ky simbol i parë prezantohet herët në film në faqen nëntë, por simboli i dytë që dua të ekzaminoj nuk prezantohet në mënyrë eksplicite (të hapur) deri në faqen 57. Në këtë pikë në histori, e gjithë familja Kim është infilturar në shtëpinë e Parks-ve, duke u maskuar si të huaj në pozicione të ndryshme shtëpiake. Dhe siç thotë Bong Joon Ho, “puna që marrin këto personazhe, kujdestaria, kujdesi për shtëpinë, dhe shoferllëku, paraqesin një çast të rrallë ku të pasurit dhe të varfrit janë së bashku në një hapësirë shumë private dhe shumë të ngushtë me njëri-tjetrin saqë ata mund të ndjejnë edhe aromën e njëri-tjetrit. Ky është lloji i ‘kurdisjes’ së përsosur në histori. Kur djali i familjes Park e vë re se, të gjithë Kim-ët kanë të njëjtën aromë, ai po kërcënon pa e ditur zbulimin e identitetit të tyre të vërtetë. Por përtej të shërbyerit të një funksioni në fabul, aroma përdoret si një simbol. Ajo përfaqëson varfërinë e Kim-ve që veçanërisht Kai-Tek, nuk mund t’i shpëtojë.  Por në vend të prezantimit të thjeshtë të një simboli dhe përdorimin e tij vetëm një herë, simbolet mund të përsëriten, madje edhe të manipulohen me kalimin e kohës. Siç shkruan sërish John Truby, “Një simbol krijon një rezonancë, si rrathët që përhapen në një pellg, çdo herë që ai shfaqet. Teksa simboli përsëritet, rrathët zgjerohen dhe ri-vibrojnë në mendjet e audiencës shpesh madje pa qenë të vetëdijshëm për të. Kur simbolet përsëriten, ato krijojnë një motiv. Fjala motiv ka disa përkufizime, por për qëllimin e kësaj video ne do të përdorin përkufizimin fjalë për fjalë të detajuar në një artikull nga MasterClass. “Motivi është një teknikë letrare që konsiston në një element të përsëritur që ka rëndësi simbolike ndaj një vepre letrare.” Kështu tek “Parasite,” prezantimi me gurin që shikon si një përfaqësim të aspiratës së Ki-Woo-së për pasurinë krijon një simbol. Por kur filmi sjell në mënyrë të përsëritur gurin që shikon mbrapsht, ai kthet në një motiv. Pra çfarë ka kaq të veçantë në përsëritjen e një simboli për të krijuar një motiv? Le të shikojmë se si dhe kur e kthen mbrapsht “Parasite” gurin që shikon për të ekzaminuar këtë. Duke u kthyer më herët në film, pasi Ki-Woo merr gurin, ai fillon të ndërmarrë vendime të guximshme për ndjekjen e aspiratave të tij për pasuri dhe status. Me rekomandimin e Min-it, dhe pas fallcifikimin e një diplome kolegji, ai fiton një pozicion kujdestarie tek familja Parks. Kështu, kur familja Kim duket se ka arritur një farë suksesi, skenari kthen mbrapsht simbolin e gurit që shikon. Një burrë i shkurtër, që mezi rri në këmbë po urinon në cep. Ki-Woo kërcen, ai rrëmben gurin që shikon nga tavolina dhe ecën drejt derës. Duke parë sërish simbilin e gurit që shikon na kujtohet kuptimi i tij fillestar, aspiratën e Ki-Woo-së për pasuri dhe status. Por kur ne e pamë atë për herë të parë, Ki-Woo nuk kishte asnjë prospekt, tani ai dhe familja e tij janë drejt rrugës për ta arritur këtë qëllim. Herën tjetër që ne shikojmë gurin, aspirata e Ki-Woo-së janë të rrezikuara. Pasi familja Parks thuajse zbulon identitet e e tyre të vërteta, Kim-ët kthehen në apartamentin e tyre në gjysëmbodrum dhe e gjejnë atë plotësisht të përmbytur. Diçka prek këmbën e tij në ujë. Ai përkulet dhe arrin thellësi të dendura, duke gjetur në fakt gurin që shikon që Min i dha familjes si një dhuratë. Është sikur sapo ka gjetur një thesar të çmuar. Sërish ne kujtojmë kuptimin e tij. Aspiratë e parë për pasuri dhe status, dhe më pas atë që u duk si sukses drejt atij qëllimi. Dhe tani, teksa Ki-Woo e mbërthen atë në gjoks, ne e shikojmë se si kapet ai në mënyrë të dëshpëruara pas këtij qëllimi që po i rrëshqet. Kjo rindodhje ka krijuar një motiv, që kthen për jashtë ndjenjat e brendshme të Ki Woo-së rreth pasurisë dhe statusit. Simboli i aromës kthehet në një motiv po ashtu. Pas prezntimit të tij si një përfaqësim të varfërisë së cilës Ki-Tek-u nuk mund t’i shpëtojë, kjo ide përforcohet sërish dhe sërish. Ki-Tek bëhet nervoz, ai i mban aromë këmishës së tij. Ki-Tek, Ki-Woo dhe Ki-Jung nuk mund të bëjnë asgjë, por në heshtje marrin goditje pas goditje. Marrëdhënia e familjes Park me varfërinë dhe linjën e padukshme që i ndan ato, eksplorohet përgjatë filmit duke përdorur motivin e aromës. Tani kemi parë se si një histori mund të marrë diçka si një gur dhe ta mbarsë atë me kuptim për të krijuar një simbol, dhe se si mund të përsëritet ai simbol, si mund të komentohet, dhe të manipulohet për të krijuar një motiv. Por në këtë progres është edhe një hap i fundit. Tek “Parasite”, të dy motivet së bashku shprehin tematikën e historisë. Pra çfarë është tema? Tematika është një mësim që ti mund ta marrësh me vete nga një histori e cila mbështetet tekstualisht nga historia. Pra ajo është diçka që mund ta tregosh. Kjo është këtu, dhe kjo është atje, dhe kjo është aty. Të gjitha këto janë të lidhura me këtë pyetje të madhe rreth jetës, apo njerëzimit, apo universit. Por atëherë nga ndryshon tema nga motivi? Si terma teknikë, ato përdoren shpesh në mënyrë të këmbyeshme, megjithëse motivi varion veçanërisht në kuptimet e tij. Por si një rregull i përgjithshëm pune për diskutimin e narrativës, tema është abstrakte dhe motivi është konkret. Në thelb, një motiv është diçka që ju mund ta tregoni, t’i vini gishtin në tekstin e një filmi. Guri që shikon shfaqet mbi ekran, aroma diskutohet në dialogun e personazheve. Por tema është kuptimi që po shprehet nga këto motive. Tek “Parasite,” ne mund ta shikoijmë këtë me më shumë qartësi deri sa historia arrin klimaksin e saj. Pas ikjes së tyre dhe përmbytjes së shtëpisë, ne shikojmë një lloj dëshpërimi që fillon të zërë vend tek Ki-Tek. Motivi i aromës rikthehet sërish dhe sërish për t’i kujtuar Ki-Tek-ut se vendi i tij është me klasën e ulët, duke e çuar atë drejt pikës së thyerjes. Ndërkohë, Ki-Woo është shumë afër për të arritur ëndrrën e tij për pasuri dhe status. Por ka një problem. Amvisa e pëmarshme e shtëpisë dhe bashkëshorti i saj, të lidhur në bodrum, e dinë identitetin e vërtetë të Ki-Woo-së dhe mund të shkatërrojnë gjithçka. Kështu, motivi i gurit që shikon rikthehet dhe ai e mbërthen simbolin për ta përdorur si një armë kundër atyre që përpiqen të kërcënojnë ëndrrën e tij. Por ndërkohë që Ki-Woo po shpreson që ta përdorë gurin për ta çliruar njëherë e përgjithmonë nga varfëria, në fakt ai kthehet në një simbol të shkatërrimit të tij. Dhe në këtë çast rikthehet edhe motivi i aromës, një herë të fundit, në klimaksin e dhunshëm të filmit. Kur Ki-Tek përballet me faktin që aroma e varfërisë është një pjesë e pazgjidhshme e asaj që ai është, dhe më në fund këputet. Simbolet prezantohen dhe u caktohen kuptime, përsëriten dhe modifikohen për të krijuar motive, të cilat përfundimisht shprehin më shumë sesa historinë e temës kyçe. Njerëzit e varfër, pavarësisht ëndrrave të tyre, shpesh nuk e kanë fuqinë për t’u bashkuar me klasën e pasur. “Parasite” është një shembull i shkëlqyer se si të përdorësh mjetet letrare të vjera të simboleve dhe motiveve për të lartësuar një premtim tashmë të madh. Ato mund të transhendojnë gjuhën dhe kulturën, duke krijuar histori që rrezatojnë nëpër të gjithë botën. Dhe në rastin e “Parasite”, rezultati është një satir sociale e përsosur nga pikëpamja e intonacioneve, që flet për kohët tona dhe duke na lënëme një film që është kthyer në një simbol më vete.      

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=he3x5flTFPg

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

Comments