ARTI SIPAS Georges Braque


 

Arti është një plagë që kthehet në dritë. - Georges Braque

 

Kam bërë një zbulim të madh. Unë nuk besoj më në asgjë. Objektet nuk ekzistojnë për mua për aq kohë sa ekziston një raport ndërmjet tyre dhe mua. Kur ti fiton këtë lloj harmonie, arrihet një lloj joekzistence intelektuale, ajo që mund ta përshkruaj si një ndjesi paqeje, e cila e bën çdo gjë të mundur dhe të drejtë. Pastaj jeta bëhet një zbulim i përhershëm. Kjo është poezia e vërtetë. - Georges Braque 

 

Realiteti vetshfaqet vetëm kur ndriçohet nga një rreze poezie. - Georges Braque

 

Me kalimin e moshës, arti dhe jeta bëhen një. - Georges Braque

 

Në arti ka vetëm diçka të vlefshme: atë që nuk mund ta shpejgosh. - Georges Braque

 

Të shpejgosh misterin e një pikture të madhe – nëse diçka e tillë do të ishte e mundur – do të bënte një dëm të pandreqshëm. Nëse nuk ka mister, atëherë nuk ka poezi, cilësia që unë vlerësoj përmbi çdo gjë tjetër në art. - Georges Braque

 

Unë nuk besoj tek gjërat.

Unë besoj tek marrëdhëniet.

Nga Georges Braque

 

Ajo që më ka tërhequr më shumë dhe që ka qenë përparimi më i madh i Kubzimit ishte se si ta shprehje materialin në këtë hapësirë të re mbi të cilën kisha një ide. Kështu që, fillimisht fillova të pikturoja vetëm natyra të qeta, sepse në natyrë ka një hapësirë të prekshme, disa do të thoshin thuajse manuale....që ka qenë piktura më e hershme Kubiste – kërkimi për hapësirë. - Georges Braque

 

Piktura përfundon, kur zhduket ideja. - Georges Braque

 

Unë nuk mund ta portretizoja një grua në të gjithë vetminë e saj natyrale. Nuk e kam këtë aftësi. Askush nuk e ka. Rrjedhimisht, unë duhet, të krijojë një lloj të ri bukurie, bukurinë që më shfaqet lidhur me volumin e linjave, të masës, të peshës dhe nëpërmjet kësaj bukurie të interpretoja impresionet e mia subjekive. Natyra është thjesht një pretekst për kompozim zbukurues, plus ndjenjë. Ajo sugjeron lëvizje, dhe unë e përkthej këtë emocion në art. Unë kërkoj që të shprehë absoluten, jo thjesht gruan artificiale. - Georges Braque

 

Piktori mendon në termat e formës dhe të ngjyrave. Qëllimi nuk është që të merresh me rindërtimin e një fakti anektodial, por me përbërjen e një fakti piktorial. - Georges Braque

 

Merrini zogjtë që i keni vënë ne rë në pikturat e mia të fundit. Unë nuk kam menduar kurrë për to, ato thjesht materializohen me pëlqimin e tyre; ato lindin në kanavacë...Është absurde që të lexosh ndonjë lloj rëndësie simbolike tek to. - Georges Braque

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti  

 

Comments