BANKSY: ARTI I RRUGËS!
Nga REVISTA ARTSPER
Banksy është një nga artistët e gjallë më të famshëm në botë. Dhe
megjithatë, ai ia ka dalë që të ruajë sekret identitetin e tij për gjithë këto
vite. Ai nuk ka dalë kurrë në televizor apo në ndonjë fotografi dhe mbetet plotësisht
një i huaj për çdo ‘paparazzi’. Kështu që, kjo na bën të jemi edhe më kurioz! Për
t’ju ndihmuar me këtë situatë të vështirë, Artsper ka mbledhur së bashku 8
anektoda që duhet të dini për të njohur më mirë Banksy-n!
#1 Njeriu me Bristol-in në zemër
Bansky ka lindur në
Briston në vitin 1974 dhe ai është djali i një teknicieni fotokopjues. Ai mësoi
se si të bënte grafiti në qytetin e tij mëmë, kur ishte pjesë e një grupi të
quajtur ‘DryBreadZ Crew’. Sot, ai ende kthehet rregullisht në Bristol, dhe
banorët e qytetit nuk çuditen kurrë nëse
shikojnë një vepër të re të Bansky-t
në një kënd të rrugës së tyre.
#2 Frymëzimet e tij
Banksy është frymëzuar
shumë për punën e tij nga artisti francez i rrugës, Blek Le Rat, që konsiderohet
si një nga pionerët e artit të rrugës.
#3 Njeriu i padukshëm Banksy
Ai e fsheh identitetin
e tij me një përpikmëri të jashtëzakonshme dhe ai nuk e ka treguar kurrë se si
e ka filluar jetën e tij si një artist rruge. Ai përdor një palë të tretë për të
dorëzuar Çertifikatat e Autotenticitetit të tij, tashmë të famshme dhe të emërtuara ‘Pest Control’. Një
gazetar i ‘The Guardian’ ka pohuar se, ai e ka takuar atë ballë për ballë në
vitin 2003 për një intervistë shumë të jashtëzakonshme.
#4 Në vitin 2004, ishte dalja e parë e “Banksy-t të Anglisë”
Në vitin 2004, gjatë
karnevaleve të Notting Hill-it, ai shpërndau kartmonedha 10 euroshe, me fytyrën
e Lady Dianës, duke zëvendësuar
Mbretëreshën, e
stampuar “Banksy i Anglisë”. Sot, mund të blihen ende disa kopje të këtyre kartmonedhave 10
euroshe!
#5 2007, Britoni më i madh i artit i gjallë
Kur ai e fitoi këtë
çmim në vitin 2007, ai ishte gjithashtu i pari që nuk erdhi ta tërhqite çmimin
personalisht për të ruajtur sekretin e identitetit të tij.
#6 Atij iu desh të merrej me «ART KEIDA»
Një prej
skulpturave të tij, “Pijedashësi” është subjekti i një dokumetari. Kjo statujë,
e cila ngjan shumë me ‘Mendimtarin’ e Rodenit, vetëm se ka të vendosur një nga artikujt e sinjalistikës
së përdorur në rrugë mbi
kokën e tij, ka qenë në qendër të një sheshi shumë të ngarkuar në qendër të
Londrës. Ajo u vodh në mes të ditës, nga një vinç i lëvizshëm, pa e vënë re
askush.
#7 Ai i ka shitur disa prej veprave të tij për 60 dollarë në rrugë
Në vitin 2013, për
të denoncuar absurditetin e tregut të artit kur vjen fjala tek vendosja e çmimit
të veprave të artit, ai punësoi dikë
që të shiste veprat e artit të printuara
të tij në rrugë. Secila prej tyre u shit për 60 dollarë, dhe ata njerëz me fat
që i blenë ato ishin absolutisht të sigurt që ato ishin fallco për shkak të çmimit.
Video e publikuar nga Banksy një ditë më vonë u bë virale, dhe tani ato vepra
arti vlejnë 20,000 dollarë secila në ankand.
#8 Në vitin 2008, një nga veprat e tij u shit në ankand për 1.7 milionë
dollarë
Vepra e artit që ai ngjizi në bashkëpunim me Damien Hirst,
“Mbaje pa njolla”, u shit në ankand për 1.7 milionë dollarë në shkurt 2008,
duke vendosur kështu një rekord të ri për artin e rrugës!
(Imazhi 1: Vepër nga Banksy, Paris 2018)
(Imazhi 2: Stencil, Bristol, 2013)
(Imazhi 3, Gangsta rat, Londër)
(Imazhi 4: Banksy anonim)
(Imazhi 5: Banksy i Anglisë)
(Imazhi 6: Policët duke u puthur, Stencil, Brighton, 2005)
(Imazhi 7: Pijedashësi, Londër, 2016)
(Imazhi 8: Vepra origjinale arti nga Banksy shitur në Parkun Qëndror)
(Imazhi 9: Mbaje pa njolla, Londër, 2008)
Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/8-things-need-know-banksy/
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.













Comments
Post a Comment