BRANCUSI: PRIFTI I LARTË I MODERNIZMIT!

Rishpikësi i skulpturës së shekullit të 20-të! 

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES 

1 BRANCUSI NJIHET SI ‘KUMBARI I SKULPTURËS MODERNE’

“Çdo koleksionist që ka ambicie për të ndërtuar një koleksion të artit modern duhet të ketë një Brancusi,’ thotë Conor Jordan nga Christie-s në Nju Jork. ‘Ai ka qenë prifti i lartë i modernizmit.’

 

I lindur në fshatin rumun të Hobita-s, por që e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Paris, Constantin Brancusi (1876-1957) konsiderohet gjerësisht si Kumbari i skulpturës moderne. Ai është i famshëm për zhvillimin e këtij mediumi në modernizëm, duke zhvilluar një fjalor të ri, të thjeshtësuar që evkonte – dhe që nuk i ngjante – njerëzve dhe gjërave të botës së vërtetë.

 

2 NË MOSHËN 28 VJEÇARE, BRANCUSI U NIS PËR NË FRANCË – SIPAS LEGJENDËS, NË KËMBË

 

I ati i Brancusi-t ishte një menaxher pasurish të paluajtshme, i cili kujdesej për tokat që i përkisnin manastirit lokal. Costantin studioi në Shkollën e Arteve të Bukura të Bukureshtit përpara se të largohej për në Paris në vitin 1904. (Ai mbërriti atje në këmbë, duke bërë ‘hiking’ nga Austria dhe Gjermania – apo kështu thotë historia.) Vitin pasues, ai filloi studimet në Shkollën e Arteve të Bukura në Paris (Ecole des Beaux-Arts).

 

Brancusi ishte një nga anëtarët e ushtrisë së artistëve të cilët tani konsiderohen si mjeshtrat e modernizmit të cilët emigruan në kryeqytetin francez në fillim të shekullit të 20-të: të tjerët përfshinin Pablo PicassoAmedeo ModiglianiMarc Chagall dhe Diego Rivera. Ai u bë mik me Modigliani-n; artistët e tjerë me të cilët ai u bë mik përfshin Fernand LégerHenri Matisse dhe Marcel Duchamp.

 

3 BRANCUSI KA STUDIUAR ME RODIN, MEGJITHËSE SHKURTIMISHT

 

Në vitin 1907, tre vite pas mbërritjes në kryeqytetin francez, Brancusi-t iu dha një pozicion në punishten e skulptorit të madh Auguste Rodin. Megjithatë, vetëm pas dy muajsh, ai u largua, duke arsyetuar se ‘nën pemët e mëdha nuk rritet asgjë tjetër’. Rodin gjithashtu preferonte një stil natyralist të cilin, pas ‘bubërrimeve’ fillestare, Brancusi i refuzoi me të gjithë zemrën e tij.

 

4 BRANCUSI KA PUNUAR DREJTËPËRDREJTË ME MEDIUMIN E TIJ

 

Brancusi nuk adoptoi kurrë praktikën standarde të skulptorëve të cilët bënin modele prej argjile për çdo pjesë, duke ia lënë produktin përfundimtar për t’u derdhur apo përfunduar punëtorëve mjeshtra. Në vend të kësaj praktike, ai preferonte praktikën e ‘skalitjes direkte’, duke punuar drejtëpërdrejtë në një pjesë guri apo druri.

 

5 AI REFUZOI KUBIZMIN, STILIN E LËVIZJES

 

Rreth kësaj kohe, mbizotëronte Kubizmi. Megjithatë, nën besimin ‘mos ndiq kurrë të tjerët’, Brancusi zgjodhi një rrugë artistike që, në shumë mënyra, mund të kishte qenë shumë më e ndryshme. Në vend të paraqitjes dhe fragmentarizimit të formave, siç po bënin Picasso, Georges Braque dhe Kubistët, ai iu bëri atyre trajektore, duke theksuar linjat e qarta.

 

Me kalimin e kohës, ai gjithnjë edhe më shumë i flaku tutje aspektet përfaqësuese nga skulpturat e tij, deri në atë pikë saqë përshkrimi më i mirë i punës së tij të pjekur shumë mirë mund të jetë “elementësore”. Midis motiveve të cilave ai iu rikthye në mënyrë konstante përfshinin zogjtë, peshqit, dhe bustin njerëzor.

 

6 ARTI I BRANCUSI-IT KA QENË SUBJEKT I NJË GJYGJI TË FAMSHËM QË VURI NË PIKËPYETJE VET PËRKUFIZIMIN E ARTIT

 

Brancusi ka realizuar diku tek 15 variante të skulpturës së tij “Zogu në Hapësirë”. Një variant, i ekzekutuar në vitin 1926, u bë subjekt i një gjygji të famshëm në Shtetet e Bashkuara. Kur vepra u dërgua nga Parisi në Nju Jork për një ekspozitë të kuruar nga Duchamp, zyrtarët amerikanë refuzuan që ajo të kalonte pa doganë (siç ishte zakoni për veprat e artit). Duke argumentuar se, në fakt, ai nuk ishte art. Duke parashtruar se ai nuk i ngjante një zogu, rrjedhimisht, ata thanë se ajo nuk cilësohej si skulpturë. Në vend të kësaj, ata e klasifikuan si një ‘objekt utilitar’. (E njëjta gjë kishte ndodhur po atë vit me fotografin Edward Steichen, i cili kishte blerë një variant të “Zogut në Hapësirë” dhe kishte kërkuar që ta sillte në Shtetet e Bashkuara.)

 

Në përgjigje, Brancusi i çoi zyrtarët në gjygj. Në vitin 1928, gjykatësi J. Waite vendosi në favor të tij. Në vendimin e tij, gjykatësi Waite shkroi, ‘Në zhvillim është e ashtuquajtura shkolla e re e artit, eksponentët e së cilës po përpiqen të portretizojnë ide abstrakte dhe jo të imitojnë objekte natyrale. Qoftë nëse na pëlqen neve apo jo, këto ide dhe shkolla të reja, të cilat i përfaqësojnë ata, ne mendojmë se, fakti i ekzistencës së tyre dhe influenca e tyre tek bota e artit siç njihet nga gjykatat duhet të merret në konsideratë.’

 

7 BRANCUSI KA QENË GJITHASHTU NJË PORTRETIST I MPREHTË

 

Brancusi nuk ka qenë kurrë një portretizues në kuptimin strikt të fjalës. Në vënd të kësaj, ai prodhoi atë që mund të referohet si “ngjashmëria e sublimuar”, shpesh e krijuar jo nga modele të gjalla, por nga një fotografi apo nga vet imagjinata e tij. Shembujt e hershëm përmbajnë disa tipare dalluese të subjektit të tij, por me kalimin e viteve këto tipare patën tendencën që të zbuteshin teksa Brancusi po lëvizte gjithnjë edhe më shumë drejt abstragimit. 

Portretet e tij angazhojnë rregullisht shikuesin në një lojë pamore: a mund të krijojmë ne ndonjë ide mbi identitetin e subjektit? Për shembull, merrni skulpturën La jeune fille sophistiquée” (Portret i Nancy Cunard), e vitit 1932. Në asnjë mënyrë ne nuk mund të njohim menjëherë se ai është shkrimtarja e epokës së Jazz-it, Nancy Cunard. Por, gjithsesi ne mund të dallojmë ende, në dy skulptura të shkëlqyera bronzi, tiparet e saj fizike dalluese: kaçurrelat e saj sipër faqeve.    

8 PËR BRANCUSI-IN, SUBJEKTI VINTE PAS FORMËS

 

‘Aktualisht, subjekti i Brancusi-t është relativisht tradicional,’ thotë Conor Jordan. ‘në rastin e “La jeune fille sophistiquée” (Portret i Nancy Cunard), për shembull, ai ka zgjedhur që të përfaqësojë një grua nga një rreth social në Parisin bohemian – një zgjedhje relativisht tradicionale. Por kjo ishte vetëm pika e kërcimit për tek një hetim më gjithëpërfshirës i formës nga ana e tij. Në këtë mënyrë, ashti si Picasso rishpiku pikturën në fillim të shekullit të 20-të, ne me siguri që mund të themi se, Brancusi rishpiku skulpturën,’ thotë Jordan.


9 INFLUENCA E BRANCUSI-T ISHTE AFATGJATË

 

Midis vizitorëve të show-t të debatueshëm të Brancusi-t në Galerinë Brummer në Nju Jork ishte një student japonezo-amerikan arti i quajtur Isamu Noguchi (1904-1988). I riu ishte kaq i frymëzuar nga ajo që pa saqë ai apikoi, dhe siguroi, një Fellowship nga Guggenheim që e lejoi të vendosej në Paris për të punuar si asistent në studion Brancusi-n.

 

Pavarësisht barrierës së gjuhës ndërmjet tyre, Noguchi punoi i lumtur me Brancusi-n për shtatë muaj ku fitoi themele të vlefshme për skulpturën në gur. Format e ndara të Brancusi-t e bindën asistentin e ri që të kthehej nga modernizmi dhe tek një lloj abstraksioni, ndërsa studio e tij, që të jipte ndjesinë e një guroreje, kishte lënë një impakt të tillë mbi skulptorin e ri saqë ai krijoi variantin e tij jugor të Parisit në vitin 1927. Isamu Noguchi u bë një nga skulptorët më të rëndësishëm dhe më të vlerësuar nga kritika të shekullit të 20-të, dhe të dy burrat mbetën miq dhe influencuan njëri-tjetrin.

 

10 BRANCUSI IA LA TRASHËGIMI, TRASHËGIMINË E TIJ TË MADHE FRANCËS

 

Me vdekjen e tij, Brancusi la pas më shumë sesa 1,000 fotografi dhe mbi 200 skulptura. Ai ishte bërë nënshtetas francez në vitin 1952, pjesërisht në mënyrë që ai t’ia linte trashëgimi të gjithë studion e tij dhe përmbajtjen e saj shtetit francez (qeveria komuniste e Rumanisë së tij mëmë e kishte refuzuar pranimin e veprave të tij).                        

 

11 TREGU PËR VEPRAT E TIJ ËSHTË I FORTË, DHE KA QENË KONSTANT GJATË ÇDO PERIUDHE TË KARRIERËS SË TIJ

 

Në vitet e fundit, veprat e Brancusi-t të ofruara nga Christie e kanë thyer dy herë çmimin e rekordit botëror për çdo skulpturë në ankand: “Danaide” në vitin 2002, dhe “Zogu në hapësirë” në vitin 2005. Dhe pastaj, sigurisht që, rekordi i artistit u arrit në vitin 2017 me ‘La muse endormie’. Çfarë qëndron pas këtij interesi kaq të lartë? ‘Karriera e Brancusi-t ishte relativisht e shkurtër, dhe ai nuk ka qenë artisti më produktiv. Kështu që, kur del ndonjë pjesë e rëndësishme e tij, tregu i kushton me të vërtetë vëmendje.  

 

(Imazhi 1: Constantin Brancusi)    

(Imazhi 2: Studio e Brancusi-t. E fotografuar nga Constantin Brancusi) 

(Imazhi 3: Constantin Brancusi, “La muse endormie”, varianti origjinal prej mermeri i skalitur në vitet 1909-1910; ky variant në bronz është derdhur në vitin 1913)           

(Imazhi 4: Constantin Brancusi, “Oiseau dans l’espace”, 1922-1923)   

(Imazhi 5: Constantin Brancuși, “La jeune fille sophistiquée”, e konceptuar në vitin 1928 dhe e derdhur në vitin 1932)   

(Imazhi 6: Man Ray, Nancy Cunard, 1926)    





Burimi: https://www.christies.com/features/Brancusi-high-priest-of-modernism-9156-1.aspx 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

 

Comments