CAMILLE CLAUDEL: NJË GJENI ARTISTIKE!


Nga REVISTA ARTSPER

Shpesh, thuhet se, “pas një burri të madh, është një grua edhe më e madhe” dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme kur flasim për Camille Claudel. Një skulptore e talentuar, veprat e saj shpesh zvogëlohen nga përfshirja e saj me Rodin. Megjithatë, guximi i saj për krijimin e veprave mahnitëse, ndërkohë që i duhej të përballonte edhe anët e errta të sëmundjes mendore, vetëm kohët e fundit ka marrë vëmendjen e merituar për talentin e saj të jashtëzakonshëm. Artsper ju fton të zbuloni 10 fakte të jashtëzakonshme të jetës së Camille Claudel.

 

#1 Camille Claudel ka qenë e dashura, muza dhe studentja e Auguste Rodin

Claudel u takua në fillim me Rodin si një studente në punishten e tij në fund të viteve 1880, duke e ndihmuar atë me skulpturat dhe duke pozuar për të si modele. Ata u bënë të dashur. Rodin ishte 24 vjet më i madh sesa ajo dhe marrëdhënia e tyre ishte e trazuar. Ata ziheshin shpesh dhe ai refuzoi që t’i jipte fund marrëdhënies së tij 20 vjeçare me Rose Beuret.

 

#2 Portretet me nuanca të formës së nudos së Claudel-it bënë që veprat e saj të censuroheshin nga shtypi dhe nga shteti

Claudel po përpiqej të bëhej një artiste në një kohë kur diçka e tillë nuk konsiderohej edhe aq shumë si një mundësi për gratë. Ajo jo vetëm që po përpiqej të penetronte në një sferë të dominuar nga meshkujt, por ajo po përpiqej gjithashtu të paraqiste epshin dhe sekualitetin në artin e saj; subjekte të cilat ishin tabu për gratë, duke qenë se në shekullin e 19-të njiheshin dhe pranoheshin vetëm dëshirat seksuale të burrave. Për pasojë, ajo varej shumë nga Rodin për t’i ekspozuar dhe blerë veprat e saj, dhe për këtë ajo duhet të bashkëpunonte me të për të marrë komisione për vepra të reja. Për të pasur akses në fonderinë e bronzit, asaj i nevojitej financimi dhe miratimi i një instituti zyrtar. Claudel-it iu mohua aksesi, duke qenë se skulptura e saj “Valsi” paraqiste një çift me trupa të zhveshur shumë afër njëri-tjetrit.

 

#3 Ajo ishte e bindur që Rodin po vidhte idetë e saj dhe që ai kërkonte që ta vriste

Ajo i referohej Rodin-it si “Qelbësi” në letrat e saj, dhe ishte e bindur se ai po përpiqej të sabotonte karrierën e saj. Claudel u bë gjithnjë edhe më shumë paranojake rreth Rodin-it dhe “bandës” së artistëve të tij, duke thënë se ata po komplotonin për ta vrarë dhe të vidhnin idetë e saj. Rrjedhimisht, ajo u largua nga shoqëria, mbylli dyert e studios së saj, duke u vetizoluar nga bota e jashtme. Ajo prodhoi më pak vepra origjinale dhe u foksua në krijimin e më shumë kopjeve të veprave që i kishte realizuar më parë për të mbrojtur idetë e saj.

 

#4 Ajo thuajse shkatërroi një studio të tërë me veprat e saj

Pas përfundimit të marrdhënies së saj me Rodin, Claudel u keonsumua nga dhimbja dhe filloi që të përplaste dhe hidhte skulpturat e saj. Deri në vitin 1912, shumica e veprave në studion e saj ishin shkatërruar dhe sot ekziston vetëm një fraksioin i vogël i veprave të saj.

 

#5 Rodin hoqi veprën e komisionuar prej tij – “Mosha e pjekurisë” – duke qenë se ajo ekspoznote marrëdhënien e tyre

“Mosha e pjekurisë” është konsideruar gjerësisht si një vepër autobiografike. Ajo paraqet një burrë të plakur (Rodin), i cili tërhiqet nga një grua e plakur (Beuret) nga krahët e zgjatur të një gruaje të gjunjëzuar krahë tij (Claudel). Pasi pa veprën, Rodin u tërbua dhe i mohoi asaj çdo mbështetje financiare për Claudel në të ardhmen. Ministria e Arteve të Bukura anulloi në mënyrë të mistershme komisionin për këtë vepër dhe shumë besojnë se, ishte Rodin ai që ndikoi në këtë vendim.

 

#6 Vëllai dhe nëna e saj e mbyllën me forcë në azil për 30 vite

Claudel u dërgua me forcë kundër dëshirës së saj në azil në vitin 1913, pavarësisht deklaratave të doktorëve që nuk ishte e nevojshme që ajo të dërgohej atje. Vëllai dhe nëna e saj pretendonin se, ajo po shfaqte shenja skizofrenie dhe këmbëngulën që ajo të qëndronte atje kundër vullnetit të saj. Artistët e tjerë bashkëkohës shprehën zemërimin e tyre për mbylljen e një gjeniu artistik. Shëndeti mendor, reputacioni dhe krijmtaria e Claudel-it, pësuan shumë nga kjo mbyllje deri në atë pikë saqë ajo refuzoi materialet e artit apo madje edhe të prekte argjilë gjatë shtrimit të saj në spital.

 

#7 Ajo e shtynte veten më tej duke përdorur materiale sfiduese dhe skulpturat e saj ndryshuan historinë e artit

Kompozimet e saj ishin të guximshme dhe përdorimi i materialve të komplikuara nga ana e saj, të tilla si mermer oniksi e dalloi atë si një artiste. Ajo eksperimentoi me kombinimin e materialeve si mermer dhe bronz duke bërë që ajo të fitonte mbështetjen financiare nga Kontesha Maigret. Veprat e Claudel-it përdorën koncepte nga Arti ‘Nouveau’ dhe Ukiyo-e-ja e printimeve japoneze, duke rezultuar në vepra origjinale arti.

 

#8 Sot skulpturat e saj vlejnë miliona

Gjatë një ankandi në vitin 2017, 20 skulptura me materiale të ndryshme (bronz, argjilë, allçi dhe terrakotë) u shitën për një shumë totale të kombinuar prej 3.6 milionë euro, tre herë më shumë sesa vlerësimet totale. Fillimisht veprat i përkisnin motrës së saj, Louise Claudel, dhe u dërguan në ankand nga familja e Claudel-it. “Braktisja” u shit për një shumë mahnitëse prej 1.2 milionë euro, “Chatelaine e vogël” u shit për 492,000 euro, dhe “Studimi II për Sakuntala” theu rekordet për një vepër prej terrakote nga Claudel, paraprakisht nga Muzel i Orsejës për një shumë të pabesueshme prej 467,800 euro.

 

#9 Pavarësisht prejardhjes së pasur, ajo vdiq në varfëri

Skulptura ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për t’u prodhuar, dhe mungesa e komisioneve nga ana e saj për shkak të përmbajtjes së diskutueshme të veprave të saj do të thoshte që ajo varej financiarisht nga Rodin dhe i ati i saj. Megjithatë, pas thyerjes së marrëdhënies së saj me Rodin dhe vdekjen e të atit, nëna dhe vëllai i Claudel i mohuan asaj akses tek paratë e tij, duke qenë se ata ishin kategorikisht kundër stilit të jetës së saj, të cilën ata e shikonin si të shfrenuar. Për pasojë, ajo kaloi 30 vitet e fundit të jetës së saj në azil ku u varfërua, dobësua dhe shpesh vishej si lypëse.  

 

#10 Ekziston një Muze që i është kushtuar asaj

Muzeu Camille Claudel u hap në vitin 2017, 75 vjet pas vdekjes së saj në qytetin e saj në Nogent-sur-Seine. Muzeu përmban gjysmën e veprave ekzistuese të artit të Claudel-it dhe gjëja e parë që shikojnë vizitorët kur hyjnë në muze është skulptura e madhe e një çifti, që besohet se është emblema e jetës së Claudel me Rodin.

(Imazhi 1: Portret i Camille Claudel)

(Imazhi 2: Camille Claudel, “Përgjëruesi”, 1905)

(Imazhi 3: Camille Claudel, “Valsi”, 1905)

(Imazhi 4: Camille Claudel , “Dallga”, 1897)

(Imazhi 5: Camille Claudel, “Vendet e uljes së të dashuruarve”, 1905)

(Imazhi 6: Camille Claudel, “Mosha e pjekurisë”, 1899)

(Imazhi 7: Camille Claudel, “Clotho” (1893)

(Imazhi 8: Camille Claudel, “Vajzë e re me një kapë”, 1886)

(Imazhi 9: Camille Claudel, “Braktisja”, 1905)

(Imazhi 10: Camille Claudel, “Chatelaine e vogël”, 1892-1896)

(Imazhi 11: Muzeu Camille Claudel)












Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-knoë-about-camille-claudel/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

Comments