ÇFARË ËSHTË DASHURIA? NGA J KRISHNAMURATI


Të bësh një pyetje nuk është që të gjesh një përgjigjje, por që të zbulosh. Natyrshëm, mendja është në pritje, duke pritur, dhe rrjeshimisht nuk është e qartë, e vendosur dhe e aftë për të zbuluar. Dhe kur dikush bën pyetje, gjithashtu duhet të gjejmë se përse i bëjmë këto pyetje. Unë ndjej se, ne duhet të bëjme pyetje për çdo gjë. Por është shumë e rëndësishme se, përse bëhen këto pyetje, çfarë shtrihet pas tyre, cili është sfondi pas këtyre pyetjeve, cila është gjendja e mendjes që po bën këto pyetje? A po pret ajo për ndonjë përgjigjje, apo ajo po pret që ti thone se çfarë të bëj? Nëse ajo po pret për një përgjigjje, kush do t’i përgjigjet asaj? Dhe një mendje që po pret që të gjejë një përgjigjje nuk është një mendje aktive, thjesht është duke pritur. Unë mendoj se, kur ne ngremë një pyetje, ajo bëhet shumë e rëndësishme. Atëherë pyetje të tilla do të kenë një efekt kataklizmik. Dhe si të tilla, këto pyetje prodhojnë një përgjigjje në vetvete. Kështu, ejani të vazhdojmë dhe të gjejmë se çfarë pyetjesh jeni duke bërë.

 

Ne e dimë se, çfarë është agresioni, ne e dime se çfarë është dhuna, xhelozia dhe të gjitha këto – që sërish janë një lloj forme energjie, një shprehje e energjisë. Dhe ne, duhet të gjejmë gjithashtu, se çfarë është dashuria. Tani, si e zbulojmë ne këtë? Jo nëse këto energji janë të ngjashme, por se çfarë është dashuria.

 

A është dashuria kënaqësi, dëshirë?

 

Po prisni që t’ju përgjigjem unë? Si ta gjejmë?

Apo, a është dashuria një energji në një fushë krejt të ndryshme, e një cilësie të ndryshme, e një dimensioni të ndryshëm?

 

Dhe si ta gjejmë se çfarë është dashuria?

Jo intelektualisht, jo në mënyrë të argumentuar, jo duke e ndarë atë, duke thënë që ajo është hyjnore, fizike, dhe gjithë të tjerat. Si e gjejm ne natyrën e asaj gjëje? A do ta gjejë këtë mendja jonë e vetëdijshme?

 

Mendja e vetëdijshme që është mendja e edukuar, e sofistikuar, mendja që ka kaq shumë përvoja, kujtime, meritë të grumbulluar, urrejtje. Le të mos spekullojmë mbi atë se çfarë është dashuria dhe të mos tregohemi fëmijëror.

 

Si arrin mendja tek ajo gjëja pa përpjekje të vetëdijshme?

Nëse unë bëj një përpjekje të vetëdijshme për ta gjetur atë, atëherë përpjekja ime e vetëdijshme duhet të ketë një lloj kuptimi të saj. A e kuptoni? Unë duhet ta di këtë tashmë, duhet ta kem nuhatur, ta kem shijuar, ta njoh cilësinë e saj, dhe nëse une e di, ai është thjesht një kujtim. Dhe është një kujtim, i cili përbëhet prej kohe dhe a ka ai kujtim, dhe ajo kohë, ndonjë gjë që të bëjnë me dashurinë?

 

Pra, si e gjejmë këtë?

Si arrijmë tek ajo?

A e kuptoni?

A po shprehem qartë?

 

Është si të kërkosh nëse ekziston diçka e tillë si ‘Zot’. Ajo fjala ‘Zot’ është e ngarkuar aq rëndshëm saqë e ka humbur të gjithë kuptimin e saj. Nëse dikush do ta zbulojë, nëse ka apo nuk ka, si do të vijojmë? Dukshëm, që ta zbulojmë, të gjitha llojet e besimeve duhet t’u vijë fundi. Dhe kjo do të thotë të gjitha llojet e frikërave duhet tu vijë fundi. Me siguri, apo jo? Besimi është një forme shprese, dhe unë shpresoj sepse jam i dëshpëruar dhe unë shpik një besim, një siguri, një gjendje mendore, e cila thotë ka diçka që është e përhershme, dhe unë besoj tek ajo. Dhe dukshëm unë besoj jo vetëm kushtet, të gjitha ekzaminimet, të gjitha perceptimet, dhe ajo parandalon të gjithë mosveprimin. Jo vetëm që unë duhet të jem i lirë nga çdo formë besimi dhe rrjedhimisht edhe nga frika dhe gjithashtu mendja ime duhet të jetë kaq e mprehtë, kaq e ndjeshme. Ndjeshmëria e shkaktuar nga të ngrënit siç duhet, dhe sjelljen dhe gjendjen psikologjike dhe të gjitha këto. Dhe vetëm atëherë ka një mundësi për të zbuluar diçka.

 

Mua më duket se, në të njëjtën mënyrë, që të gjejmë ose që të arrijmë tek kjo gjëja që quhet dashuri, që është e ngarkuar kaq rëndshëm, ne duhet të kërkojmë brenda kësaj pyetjes së kënaqësisë dhe të dëshirës. Ne nuk po përpiqemi që ta shtypim dëshirën. Murgjit në të gjithë botën janë përpjekur që ta bëjnë këtë. Dhe ata të ashtuquajturit njerëz fetarë, janë përpjekur që ta kontrollojnë dëshirën, sepse disa autoritete, disa autoritete fetare thonë: ‘Çlirohuni nga dëshira’ sepse dëshira çon në skllavëri.

 

Kështu, të ashtuqujturit njerëz shpirtëror, çfarëdolloj kuptimi që të ketë kjo fjalë, ata njerëz janë përpjekur ose ta shtypin, eliminojnë, ose ta sublimojnë atë duke u vetidentifikuar me një dëshirë më të madhe. Por ajo mbetet ende brenda modelit, brenda zonës së dëshirës.

 

Dhe çfarë ka që nuk shkon me dëshirën?

Unë shikoj diçka të këndshme, që të sjell kenaqësi, që është e mrekullueshme. Vetëm duke e parë atë ka një ndjesi, ka një dëshirë nga e gjitha kjo. Pse nuk është kështu? Dhe mendimi vjen dhe i jep asaj dëshire një vazhdimsi dhe gjallëri, dhe nga kjo është ky kërkimi i kënaqësisë. Mendoj se, kjo është e lehtë fare, apo jo, shpejgimi verbal. Por shpjegimi nuk është një fakt, nuk është ajo që ju zbuloni. Nëse e keni zbuluar, ajo do të bëhet tmerrësisht jetësore. Nëse unë e zbuloj se, si mendimi fuqizon dëshirën, duke menduar për diçka që më ka dhënë mua kënaqësi – seksualisht ose intelektualisht, ose një perëndim dielli, ose çdo gjë – duke menduar për këtë, ajo e ka fuqizuar vet natyrën e dëshirës dhe i ka dhënë asaj një vazhdimësi, dhe kjo vazhdimsi kthehet në kënaqësi.

 

Të gjitha qëndrimet, vlerat dhe kërkesat tona, bazohen tek ky kërkim për rehati dhe kënaqësi. A është e mundur që të mos ndërhyjë mendimi? Unë shikoj diçka shumë të bukur dhe ka një ndjesi të menjëhershme dhe një dëshirë për ta prekur dhe për ta mbajtur atë, që ta zotërosh, që ta bësh tënden.

 

Pastaj vjen mendimi.

 

A është e mundur të shikosh diçka jashtëzakonisht të bukur: një burrë, një grua, një fëmijë, një pemë, një shtëpi, një pikturë, çfarëdolloj gjëje që të jetë ajo, dhe thjesht ta vëzhgoni atë pa ndërhyrjen e mendimit? Dhe kur ndërhyn mendimi, ka një veprim tërësisht të ndryshëm, si në rastin kur mendimi ndërhyn me dëshirën. Kur mendimi ndërhyn me dëshirën, që bëhet kënaqësi, atëherë aktiviteti ka tërësisht një kuptim të ndryshëm – që është veprimi. Dhe kur mendimi nuk ndërhyn me dëshirën, edhe att sërish kemi një veprim tërësisht të ndryshëm, i cili nuk është i lidhur me kohën. Kështu, e gjitha kjo është se ne po kërkojmë të hetojmë mbi natyrën, ose që të arrijmë tek ajo gjëja që e quajmë dashuri.

 

Dhe ne po bëjme pyetjen nëse dashuria është e diçkaje jo me energji të njëjtë si urrejtja.

 

Duhet ta mbajmë këtë në mendje, përndryshe do t’i largohemi pyetjes kryesore. Dhe që ti përgjigjemi kësaj pyetje, në të vëretëtë, ne duhet të çlirojmë mendjen nga dëshira dhe kënaqësia për ta zbuluar atë.

 

Zotëria aty pyeti, si?  

A ka një se si?

A ka një metodë – dëgjojeni pyetjen – a ka një metodë për të çliruar mendjen nga kënaqësia?

 

Dhe ndjekja e një metode për të arritur rezultatin sërish bazohet tek kenaqësia. Pra nuk ka një se si, ka vetëm një gjendje dëgjimi. Dhe kur ne dëgjojmë në mënyrë të plotë edhe kjo pyetje e merr përgjigjen e vet. A e shikoni, para së gjithash, zotëri, si e shikoni diçka në mënyrë të plotë? Ti thua që nuk është e mundur, dhe kur thua që nuk është e mundur, ti që në këtë çast e ke bllokuar veten jashtë nga gjetja e kësaj përgjigjje.

 

Kështu, për ta gjetur duhet të shikoni vet mendjen tuaj duke parë një mikun tuaj apo dikë, ose një pemë, si e shikoni ju atë, përse krijojmë ne një imazh të diçkaje tjetër dhe e mbajmë atë me vete?

 

Dhe nuk është e mundur që në çastin e përjetimit, që ta jetoni atë kaq plotësisht, ose që ta lejoni që ajo t’ju përshkojë që të mos mbetet asnjë imazh, asnjë shenjë? Ju lutem, këto që të gjitha janë pyetje të cilat duhet të kenë përgjigjje jo me fjalë, por nga një perceptim dhe zbulim drejtëpërdrejtë aktual. Dhe për të zbuluar diçka të re kërkon një kërkim, një meditim të jashtëzakonshëm. Këto nuk janë gjëra që të vijnë sepse keni ardhur në një takim të caktuar për një orë dhe të mendosh – duhet të punosh tmerrësisht shumë. Duhet të punosh fort për të fituar jetesën tënde, duhet të shkoni në zyrë çdo ditë, por kjo kërkon një vigjilencë shumë më të madhe, një ekzaminim shumë më të kujdesshsëm, dhe kur dikush nuk ka energjinë, durimin ose interesin, sepse kjo është dicka jo fitimprurëse, ajo nuk ju sjell asnjë përfitim, financiar apo diçka tjetër.

 

Peytje (nga audienca): A është dashuria një largim i përhershëm nga vuajtja?

 

J Krishnamurati:

A e dimë se se çfarë është vuajtja?

A e dini me të vërtetë se çfarë është vuajtja?

Ne e njohim atë vetëm kur jemi me të.

Apo jo?

Por ne nuk mbetemi me asgjë. Ne mendojmë për të, por...le të merremi me çështjen e vuajtjes.

 

Së pari, a është e mundur që t’i japim asaj fund?

Plotësisht, pa u bërë të vështirë, brutal, të thyeshëm dhe gjithë të tjerat?

Dhe që ti shkojmë asaj deri në fund dhe ta zbulojmë.

A mund të bëjmë vetëm këtë, këtë pasdite?

 

Unë vuaj!

Përse vuaj?

Dhe çfarë natyre ka kjo vuajtje?

 

Unë vuaj sepse kam humbur tim bir, nënë time, motrën, apo dikë që nuk më do, ose që nuk mund ta përmbush, apo nuk kam një tru të mirë, dhe dikush tjetër ka tru të mirë. Dhe unë e di se, çfarë do të thotë të vuash. Në vuajtje ka një pjesë të madhe vetëmëshirimi. Dhe vuajtja është ajo që unë dua të largohem prej kësaj, sepse nuk e di se si ta zgjidh. Dhe kështu ,unë kam një rrjet të tërë arratisjesh.

 

Tani, a mund ta ndaloj unë arratisjen?

Dhe është shumë e vështirë sepse arratisja është kaq delikate.

Unë mund të arratisem duke ndezur radion, një revistë, ose duke biseduar me dikë tjetër, dhe kështu me rradhë, por ajo gjëja mbetet aty, dhe unë nuk dua që të kem lidhje me të – është shumë e dhimbshme, shumë pikëlluese, kështu që, unë e largoj atë.

 

Kështu, a mund ta ndal unë arratisjen dhe thjesht ta shikoj atë, të jetoj me të, ta njoh atë?

Jo të shtypni, ta kontrolloni, apo ta sublimoni atë, apo të bëni të gjitha këto llojet e tjera të gjërave idiote, por ta njihni atë, të jetoni me të, dhe t’i jepeni asaj.

 

Ne kemi menduar shumë për dhimbjen. Vëllime të tëra janë shkurar rreth saj nga njerëzit fetarë dhe gjithë të tjerët dhe megjithatë, ne ende vuajmë. Me sa duke, të vuash është një çështje e përditshme.

 

Dhe dikush pyet, ‘A është e mundur që ta ndalim ne atë?’

Dhe kur ai thotë, ‘Të lutem, më trego se si t’i jap asaj fund’, atëherë a është kjo të mendosh, a është ky një ekzaminim, apo ju thjesht jeni duke pritur një rezultat që do t’ju sjellë kënaqësi të madhe kur përfundon edhe vuajtja. Dukshëm ju mendoni se, ajo do të jetë e tmerrshme, se do të ketë një kënaqësi të madhe. Kështu që, dikush ndjek një metodë në mëyrë që më pas të marrë, arrijë kënaqësinë. Por këtu nuk kemi të kuptuarin e vuajtjes. Kështu që, kur nuk kemi asnjë kuptim të vuajtjes atëherë ai do të vijë në një formë tjetër. Kështu që, ajo që do përpiqemi të bëjmë është që ta zbulojmë këtë vet nëse është e mundur që t’i japim fund kësaj gjëje që ne e quajmë vuajtje, ku kemi vetmëshirim, vetmi dhe këto të gjitha.

 

Pyetje: A është e nevojshme të vuajnë në mënyrë që të kuptojmë vuajtjen?

 

J Krishnamurati:

A është e nevojshme të vuajnë në mënyrë që të kuptojmë vuajtjen?

 

Unë mendoj se, Krishtërimi e ka kthyer vuajtjen në diçka të shenjtë. Ne themi që duke vuajtur këtu ne do të arrijmë në parajsë më pas. Unë mendoj se, një mendje që vuan është mendja më idiote. Kjo nuk i jep asaj fund.

 

Atëherë cila është pyetja që po bëjmë këtu?

Cfarë është ajo që të gjithë ne duam që ta zbulojmë?

Cfarë ka në mendje kur ajo nuk është e qetë?

 

Shumica e mendjeve tona nuk janë të qeta, apo jo?

Por të shqetësuara pa pushim, aktive, duke menduar për diçka, apo duke folur me vetveten, duke përfytyruar, është diçka e palodhur apo jo?

 

Atëhëre nga mund ta njohim ne qetësinë nëse mendja jonë punon pa pushim?

Ndoshta kjo është natyra e mendjes, që të mos pushojë kurrë.

 

Dhe pse jemi kaq të shqetësuar, veçanërisht në botën moderne? Prirja ime, kërkesa ime, për një kënaqësi të veçantë që nuk është plotësuar, dhe unë jam duke kërkuar gjithmonë për diçka që do të më japë një kënaqësi të pamatë, dhe unë e di që nuk ka asnjë të tillë.

 

Ndoshta kjo mendje e shqtetësuar mund të jetë rezultat i një gjendjeje neurologjike, ose e shqetësuar sepse ne ende nuk ia kemi gjetur përgjigjjen asgjëje, një përgjigjje, në kuptimin e thellë të fjalës, për çështjet më thelbësore. Kështu që, ska asgjë për të bërë, është si një gjethe që flatron nga një vend në një tjetër. Dhe pa kuptuar natyrën e mënyrës tonë të të menduarit, që është vetnjohja, qetësia e mendjes nuk mund të jetë e mundur. Dhe që të njohësh veten është fillimi i mençurisë. Jo në një libër, jo në psikologji, dhe të gjitha këto. Mënçuria e vërtetë është të njohësh vetveten, dhe ajo vjen nga lëmi i vetnjohjes.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=4fjABnpwF-Y

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

Comments