ÇFARË ËSHTË KINEMAJA? NGA DAVID LYNCH
‘Ekrani duhet të flasë vet gjuhën e tij.’
Alfred Hitchcock
Kinemaja është kaq e bukur! Kinemaja mund të shkojë thellë
ose mund të mbetet në cektësirë. Dhe unë mendoj se, filmat e mëdhenj tregojnë
një histori, sipërfaqen e një historie, por kinemaja e madhe zbret thellë në
psikikë dhe këto rryma nënujore, kapen vetëm në nivele më të thella. Unë mund të
bëhem abstrakt dhe mund t’i bëj thirrje diçkaje tek një person, që mund të jetë
e mundur vetëm me këtë gjuhë, gjuhën e kinemasë. Gjëja më e mirë është që kur të
vjen një ide, që të vjen si një shkëndijë dhe ti e shikon, e dëgjon, e ndjen atë,
dhe nëse elementët janë të saktë, ajo diçkaja do të gërmojë tek një person dhe
ata do të kenë këtë përvojën...mund të jetë diçka si e mërzitshme, megjithëse
ajo është abstrakte. Është më të vërtetë magjike. Nëse filmi është gjigand dhe
melodia është e bukur dhe njerëzit qëndorjnë në heshtje dhe ata futen tek kjo
bota dhe është shumë, shumë delikate se si futesh tek kjo botë, sepse ai mund të
thyhet me melodinë e gabuar, ai mund të thyhet me një ekran të vogël budalla
dhe mund të thyhet nëse njerëzit bëjnë zhurmë në kinema. Është kaq delikate,
por nëse futeni në atë botë, ajo mund të jetë si një ëndërr. Ju nuk jeni vetëm
një vëzhgues, pasi edhe ju vetë mund të rrëmbeheni nga ajo botë dhe ajo mund të
jetë diçka me të vërtetë reale. Si në një ëndërr, megjithatë logjike dhe ju mund
ta kuptoni atë. Është diçka që quhet imagjinatë. Por unë mendoj se, imagjinata
s’është veçse ide që burojnë, që rrjedhin për tek ne. Unë e barazoj gjithmonë
imagjinatën me peshkimin. Ti s’mund të marrësh meritat për një trofë të vogël të
bukur që ke kapur. Por mund ta velërësoni me të vërtetë kur e kapni një të
tillë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=B3p0ZZhlKrw
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment