ÇFARË ËSHTË MEDITIMI? NGA KRISHNAMURATI

 

Meditimi është një nga artet më të mëdha të jetës, ndoshta arti më i madh, sepse duke kuptuar meditimin do të gjesh dashuri, dhe dashuria nuk është një produkt i sistemeve, i zakoneve, ose i ndjkejes së një metode të caktuar. Dashuria gjallohet kur ka heshtje të plotë. Dhe mendja mund të jetë e heshtur vetëm kur kupton natyrën e lëvizjes së vet, si mendim dhe si ndjenjë. Të kuptosh që mendimi dhe ndjenja nuk duhen dënuar ndërsa jeni duke vëzhguar atë mendim dhe ndjenjë. Meditimi mund të ndodhë ndërsa jeni ulur në autobuz, ose duke ecur në një pyll të mbushur më dritë dhe hije, ose duke dëgjuar zogjtë teksa këndojnë, ose duke parë fytyrën e bashkëshortes ose bashkëshortit tuaj. Meditimi nuk është diçka e ndarë. Meditimi është të kuptosh tërësinë e jetës, ku çdo formë e fragmentarizuar e jetës ka ndalur. Dhe gjithashtu, ajo është për të soditur jetën, jo nga veçantitë, tendencat ose prirejet tona të veçanta, por për të soditur të gjithë lëvizjen e jetës. Dhe ju nuk mund të mendoni dhe të meditoni nëse nuk ka heshtje. Kur njëriu mohon totalisht botën psikologjike, që njeriu ka krijuar për vetveten, dhe strukturën psikologjike të shoqërisë, pjesë e së cilës jemi: si mëkutëria, zilia, dhuna, xhelozitë, hatërmbetjet, atëherë kur i mohoni tërësisht të gjitha këto, do të keni paqe dhe heshtje. Dhe vëtëm një mendje e tillë, mund të shikojë se çfarë është e pamatshmja. Një mendje e tillë është një dritë për vetveten.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=dthh8ntOgU8

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

Comments