CLAUDE MONET: PERËNDIA “IMPRESIONIZMIT”!


Sipas Monet, “Eugène Boudin është i vetmi njeri që njoh që i përkëdhel retë në të njëjtën mënyrë se si përkëdhel një burrë shpatullat e së dashurës”.

Nga REVISTA ARTSPER

 

Sot, është shumë e vështirë të takosh dikë që nuk i njeh pikturat e Claude Monet. Një mjeshtër i padiskutueshëm i impresionizmit, ai përcaktoi rregullat e reja të praktikës artistike duke e revolucionrizuar atë përgjithmonë...Por a e njihni ju me të vërtetë këtë piktor të madh? Artsper ndan me ju 11 gjëra që duhet të dini rreth Claude Monet!

 

#1 Ai kishte një personalitet të vështirë   

Claude Monet është i mirënjohur për pikturat e tij, për zambakët e tij të ujit, mjekrën e tij të madhe, dhe kopshti i tij Japonez në Giverny, por gjithashtu edhe për temperamentin e tij të keq e të pakëndshëm...Në fakt, ai nuk ka qenë shumë i pëlqyer në Giverny, ai jetonte vetëm për pikturën dhe e rrethonte veten me miq që ishin po aq të vështirë sa ai, të tillë si Georges Clemenceau dhe Auguste Rodin. Ai njihej gjithashtu si një njeri ekstremisht egoist.

 

#2 Ai ka qenë një fëmijë shumë i lëvizur dhe ka vizatuar qëkur ka qenë fëmijë    

Qëkur ishte fëmijë, Claude Monet vizatonte karikatura në bllok, për inatin të të atit (po e saktë, edhe gjenitë nuk i kanë kushtuar vëmendje shkollës, nëse kjo ju bën që të ndjeheni më mirë)! Monet ishte një fëmijë shumë i lëvizshëm; për më tepër, ai tërhoqi vëmendjen e piktorit Eugène Boudin në Sainte-Adresse, i cili e merrte me vete kur shkonte për të pikturuar në det dhe Monet u frymëzua nga penelatat e tij. Monet thoshte për të: “Eugène Boudin është i vetmi njeri që njoh që i përkëdhel retë në të njëjtën mënyrë se si përkëdhel një burrë shpatullat e së dashurës”.

 

#3 Ai dëshironte të bëhej piktor portretesh

Shpesh, Claude Monet pikturonte bashkëshorten e tij Camille. Mes të tjerave, ai ka pikturuar këtë portret të famshëm (të treguar më sipër), e cila ishte një sukses kumbues në sallonin e Parisit të vitit 1866. Për pasojë, Monet filloi të mendonte që të bëhej piktor portretesh. Ndërkohë që, pikturonte gratë në kopshte, ai zbuloi dashurinë e tij për natyrën e dritën dhe për natyrën e paqëndrueshme dhe të brishtë të peisazsheve dhe të ngjyrave.

 

#4 Si shumë artistë, ai ka qenë trokë për pjesën më të madhe të jetës së tij

Stereotipi i artistëve të mallkuar ishte mëse i vërtetë për Claude Monet! Piktura nuk i mundësoi atij një jetë të rehatshme. Ai merrte para borxh nga miqtë dhe u detyrua që të kthehej mbrapsht tek prindërit e tij dhe jetonte i ndarë nga bashkëshortja e tij Camille për të mbijetuar. I ati i jipte shumë pak para dhe ishte halla e tij ajo që i përmbushi më shumë nevojat e tij. Më vonë, në vitin 1876, çifti Camille dhe Claude Monet u afruan me një çift koleksionistësh, Ernest dhe Alice Hoschedé. Madje, ata jetuan edhe së bashku, që të katërt! Fatkeqësisht, në vitin 1870 në Londër, Monet u takua me tregtarin e mirënjohur të artit Paul Durand-Ruel, i cili e mbështeti atë profesionalisht gjatë gjithë jetës së tij.

 

#5 Ai ishte i fiksuar pas dritës dhe ujit

Claude Monet ishte i fiksuar pas dritës, reflektimeve vezulluese në ujë dhe rrezet e dritës së diellit që depërtonin nëpër kurorat e pemëve. Ai madje e vendosi studion e tij në një varkë në mënyrë që të zbulonte pika të ndryshme shikimi dhe që të ishte sa dallgëve mesmerizuese sa më afër që të ishte e mundur.  

#6 Ai e pikturonte të njëjtin objekt disa herë

Aspekti më interesant i pikturave të Monet është subjektiviteti i tij dhe mënyra se si ai i shikonte gjërat. Për fatin tonë të mirë, mënyra se si ai i shikonte gjërat ndryshonte vazhdimisht. Ajo luhatej me stinët, dritën dhe kohën gjatë ditës...Kjo është arsyeja përse Claude Monet u orvat të pikturonte të njëjtin subjekt disa herë; ai besonte se një objekt lindte përmes dritës. Seritë e pikturave të tij përfshijnë trenat, Londrën dhe veçanërisht Parlamentin, zambakët e ujit, mullarët e barit, detin, borën dhe shumë të tjera.

 

#7 Marrëdhëniet e tij romantike ishin...të komplikuara

Marrëdhëniet intime të Claude Monet nuk ishin edhe aq të lehta! Claude Monet u takua me Camille, e cila u bë bashkëshortja e tij dhe që lindi djemtë e tyre, Jean dhe Michel Monet. Në vitet 1870, Monet pati një marrëdhënie me Alice Hoschedé, bashkëshorten e Ernest Hoschedé; ata ishin një çift koleksionuesish, dhe piktori dhe bashkëshortja e tij Camille madje jetuan bashkë me ta. Pas vdekjes së Camille Monet dhe Ernest Hoschedé, Claude Monet dhe Alice u martuan. Ata rritën bashkë dy djemtë e Claude Monet dhe gjashtë fëmijët e Alice-s, nga të cilët fëmija i fundit, Jean-Pierre, ishte gjithashtu i Claude Monet. Djali i tij Jean u martua me Blanche Hoschedé, vajza e Ernest dhe Alice Hoschedé. Në vitin 1926, drejt fundit të jetës së tij, Claude Monet pati një marrëdhënie me Blanche Hoschedé, pas vdekjes së Alice dhe të djalit të tij Jean, i cili kishte qenë i martuar me Blanche.

 

#8 Shumë shpesh ai pikturonte anëtar të familjes së tij

Shpesh pikturat e Claude Monet paraqesin njerëz nga familja e tij. Prindërit e tij, bashkëshortja e tij Camille dhe djali i tij Jean, por gjithashtu Alice dhe vajzat e saj...Ai arriti deri aty sa të pikturonte disa personazhe në të njëjtën kanavacë, por e bënte bashkëshorten e tij Camille që të “luante rolin” për çdo personazh.

 

#9 Vitet e fundit përpara vdekjes së tij ishin disi tragjike

Në kulmin e karrierës së tij pas pikturimt të “Zambakëve të ujit”, Monet iu zhvilluan perde në sy duek i cënuar atij rëndë shikimin dhe perceptimin e ngjyrave nga ana e tij. Natyra është kaq mizore! Pavarësisht këmbënguljes së mikut të tij Clemenceau që ai duhet të operohej, piktori kokëfortë refuzoi për një kohë të gjatë dhe u operua vetëm më vonë. Ai humbi shumë njerëz të dashur: mikun e tij Pierre-Auguste Renoir, të dyja bashkëshortet e tij, tregtarin e tij të artit, djalin e tij Jean...Për të u kujdes thjeshtra/ nusja / e dashura e tij Blanche. Pas vdekjes së tij, miku i tij i ngushtë Clemenceau refuzoi që ta shikonte Monet të mbuluar me veshje të zezë dhe e zëvendësoi atë me perde të ngjyrosura dhe të zbukuruar me lule.

 

#10 Piktura ishte gjithë jeta e tij!

Ai ia kushtoi gjithë jetën e tij pikturës! Atij nuk i interesonte politika dhe ai shpesh tërhiqej edhe nga familja e tij për të pikturuar. Ai fliste vazhdimisht për dashurinë e tij për natyrën dhe pikturën në letrat e tij për Camille dhe Alice. Pas vdekjes së Monet, djali i tij Michel trashëgoi veprat e tij, të cilat më vonë u fituan nga Musée Marmottan pas aksidentit fatal me makinë të Michel Monet.

 

#11 Claude Monet ndryshoi rrjedhën e Historisë së Artit

Veprat e Monet e revolucionarizuan tërësisht historinë e artit. Ai ishte Krijuesi i Lëvizjes Impresioniste. Përpara Monet, piktorët e mëdhenj pikturonin kryesisht në studio, duke përftuar rezultate totalisht jorealiste në pikturat e tyre dhe duke paraqitur subjektet individualisht, sikur të ishin duke i bazuar ato tek statujat. Nga ana tjetër, Claude Monet, kërkonte të paraqiste dritën, format, dhe ngjyrat ashtu siç i perceptonin sytë e tij. Duhet thënë se, kjo praktikë u lehtësua nga dy shpikje: boja në tubetë dhe këmbalecët e piktorit, të cilat e bëhë pikturimin jashtë studiove më të lehtë.

Megjithatë, në kohën e pikturës së Monet “Impresion, Agimi” ajo u përqesh nga kritiku i artit Louis Leroy, i cili i përshkroi piktorët e ekspozitës si Impresionist, duke i dhënë kështu kësaj lëvizje të re emrin “Impresionizëm”. Rrjedhimisht, është Claude Monet, ai të cilit i detyrohemi veprat më madhështore të shekullit të 19-të dhe 20-të - ato të Pisarro, Degas, Manet, dhe shumë të tjerë.      

(Imazhi 1: Claude Monet, “La Liseuse”, 1872)

(Imazhi 2: Claude Monet fotografuar nga Nadar)

(Imazhi 3: Karikaturë nga Claude Monet)

(Imazhi 4: Claude Monet, “La femme en robe verte”)

(Imazhi 5: Claude Monet, “Terrasse sur le bord de mer à Sainte Adresse”, 1867)

(Imazhi 6: Claude Monet, “La bateau-atelier”, 1876)

(Imazhi 7: “Parlamenti i Londrës” nga Claude Monet)

(Imazhi 8: Claude dhe Alice Monet në Venecia)

(Imazhi 9: Claude Monet, “La promenade”, 1875

(Imazhi 10: Georges Clemenceau dhe Claude Monet në Giverny)

(Imazhi 11: “Les Nymphéas” në Musée de l’Orangerienë Paris)

(Imazhi 12: Claude Monet në studion e tij)













Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-know-claude-monet/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

Comments