Cloude Monet, Zambake uji, 1916-19


Claude Modet ka prodhuar nje seri me te njejtat subjekte, duke perfshire Katedralen Rouen, Parlamentin, plepat, kashten dhe Gare Saint-Lazare. Ai i ka pikturar ato nen nje drite dhe kushte moti te ndryshme disa here ne dite dhe ne stine te ndryshme. Megjithate, seria e tij me e famshme eshte kopshti i tij dhe pellgu me zambake uji ne Giverny. Monet bleu nje shtepi ne nje fshat ne vitin 1890 dhe dizenjoi nje kopesht shumengjyresh me peme, bime, lule dhe nje pellg me nje ure japoneze. Kopshti i lulezuar u kthye ne subjektin me te rendesishem te Monet per pjesen e mbetur te jetes se tij. Tek kjo veper ai eliminon qiellin dhe horizontin ne kompozim dhe perqendrohet tek nje seksion i vogel i pellgut. Vepra eshte nje zhytje shperthyese te ngjyrave qe ta marrin frymen dhe penelatave nga gjethet dhe petalet e zambakeve te ujit. Duket sikur ato shkrihen me reflektimin e shelgjeve vajtuese ne uje. Veprat e mevonshme te Monet interpretohen nga disa si nje paralajmerim i Ekspresionizmit Abstrakt per shkak te penelatave te lirshme dhe spontane. Disa te tjere e shpjegojme kete me perkeqesimin e shikimit te Monet.



Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.

Comments