COPËZAT E PRERA (APO KOLAZHET) SIPAS MATISSE

Gërshërë në vend të penelatave!

Nga REVISTA ARTSPER

Henri Matisse ishte një gjini në pikturë dhe në vizatim. A dimë ne mjaftueshëm për kolazhet e tij?

Kolazhet u shfaqën vonë dhe disi rastësisht në jetën e Matisse-it. Sëmundja e ngadalësoi krijmtarinë e tij, ku Matisse e kalonte pjesën më të madhe të kohës në shtëpi. Atij iu dhanë gjashtë muaj për të jetuar dhe teksa po luftonte me kancerin si edhe me dhimbjet që e shoqëronin atë, Matisse filloi të tranformonte shtëpinë e tij në një studio arti, duke krijuar një vepër njëra pas tjetrës. Atij shumë shpejt i erdhi ideja e prerjes së letrave nga fletë të mëdha letre të bardhë. Kjo teknikë ishte më pak lodhëse, duke e lejuar atë që të qëndronte ulur ndërsa punonte. Pa e kuptuar fare, Matisste kishte shpikur një formë të re arti.      

Në fund, Matisse i provoi doktorëve se e kishin gabim, duke jetuar shumë më gjatë sesa pritej. Në vitet 1940, Matisse shkëlqeu, duke krijuar me qindra kolazhe, ndonjëhëre me porosi (postera, triptikë, murale, etj.) ndonjëhërë për vetkënaqësinë e tij.

Asistentët e ndihmuan artistin që të realizonte kolazhet e tij që ndonjëhërë ishin disa metra të gjata dhe të larta. Faza e parë, ishte pikturimi i fletëve të mëdha letre me ngjyra të ndezura. Kjo detyrë realizohej nga një asistent apo nga vetë Matisse. Faza e dytë, i rezervohej mjeshtrit dhe përfshinte prerjen e formave nga letrat e pikturuara. Kur të gjitha pjesët ishin gati për t’u sjellë së bashku në një ansambël, Matisse i testonte ato në muret e shtëpisë së tij, me disa litarë dhe me një asistent mbi një shkallë. Kjo kërkonte disa orë dhe majde ditë për të korigjuar rezultatet e arrira, ku Matisse ulej në distancë, duke udhëzuar asistentin e tij me xheste me duar.  

Falë kësaj teknike të prerjes së letrës, Matisse ishte i aftë të rifitonte rrjedhshmërinë e penelatës me një palë gërshëra. Mënyra sipas së cilës ai e mjeshtëroi artin e prerjes së letrës, e lejoi atë që të rifitonte kontrollin e përfaqësimeve të tij piktoriale, siç bëri ai gjatë viteve të hershme të krijmtarisë së tij. Ai ishte në gjendje që të kapte lojën e dritave, të ngjyrave, dhe të formave, duke e surprizuar publikun me improvizimet e tij kromatike.  

Matisse ishte drejt fundit të jetës së tij, por krijimet e tij janë të mbushura me jetë. Ngjyrat janë të forta dhe format vallëzojnë përparave syve tuaj; ne jemi totalisht të joshur nga thjeshtësia e veprave të tij. Siç i pëlqente Matisse të thoshte, ai mjeshtëroi artin e “vizatimit me gërshërë”.             

“Prerja e letrave më lejon të vizatojë me ngjyra. Për mua, ajo është një thjeshtësim: në vend të vizatimit të konturit dhe të ngjyrimit të pjesëve të brendshme – apo modifikimin e të tjerave – unë vizatojë drejtëpërdrejtë në ngjyrë, që është edhe më e saktë, pasi nuk ka kaluar në shndërrim. Ky thjeshtësim garanton një preçizion në aleancë me dy mediume që kthenen në një.” – Henri Matisse     




Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/cut-outs-according-to-matisse/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

 

Comments