DASHURIA NUK KA MASË! DASHURIA ËSHTË NJË ÇAST I PËRJETËSHËM! Nga ROBERTO BENIGNI

Sanremo 2011

 

Sa gabime janë bërë sepse e donte shumë? Në dashuri nuk ekziston diçka e tillë si ‘dua shumë’. Dashuria është si vdekja, ose je i dashuruar, ose nuk je i dashuruar. Ke vdekur, ose nuk ke vdekur. Nuk ekziston ‘ke vdekur shumë’. Ose ke vdekur, ose jo. Dashuria dhe vdekja janë e njëjta gjë. Dhe dashuria...kur do dikë duhet ta duash në një mënyrë të tillë që ta ndjesh, të ndjehet. Ti thjesht arrin aty te dashuria, nuk është se shkon më lart, ose më poshtë. Dashuria nuk ka masë, as më lart, as më poshtë , as më shumë e as më pak. Dashuria është përjetësia. Kështu që, kur do, kur e kupton se do, kjo është një ndjenjë e përjetshme. Kush e ndjen këtë siç e ndjenin patriotët tanë, ndjen se ti nuk jeton për ‘carpe diem’, që janë ato gjërat e trishtueshme, por jo, jeton një çast të përjetshëm, përgjithmonë dhe se nuk mund të të ndalë askush.   

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=gxc6q6EqpN0

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

Comments