DASHUROHUNI! NËSE NUK DASHURONI JENI TË GJITHË TË VDEKUR! NGA ROBERTO BENIGNI

Leksion për poezinë

Filmi ‘Tigri dhe dëbora’, 2005

 

Merreni me ngadalë, mos nxitoni. Dhe mos filloni të shkruani menjëherë poezi dashurie, sepse ato janë më të vështirat, prisni të paktën nja 80-të vite të tjera. Shkruani për gjëra të tjera si për detin, për erën, për radiatorin, një tramvajë që vjen me vonesë, sepse nuk ka diçka më poetike sesa diçka tjetër. E kuptuat, poezia nuk është jashtë, por brenda. Çfarë është poezia? Mos më pyet më. Shikohu në pasqyrë sepse poezia je ti. Visheni mirë poezinë, kërkojini fjalët me kujdes, duhet t’i zgjidhni, ndonjehërë mund të duhen tetë muaj për të gjetur një fjalë, zgjidhni sepse e bukura ka filluar atëherë kur dikush filloi të zgjidhte si Adami dhe Eva. E dini sesa shumë kohë iu desh Evës që të zgjidhte gjethen e duhur të fikut për t’u mbuluar? Si ju duket kjo? Ajo i la të gjitha pemët e fiqve të zhveshura në parajsë deri sa gjeti gjethen e duhur. Dashurohuni! Nëse nuk dashuroni jeni të gjithë të vdekur! Pa dashuri çdo gjë është e vdekur. Bini në dashuri dhe çdo gjë do të marrë jetë. Çdo gjë do të lëvizë. Shpërndajeni gëzimin. Trishtohuni dhe qëndroni në heshtje me entuziazëm. Përplasjani lumturinë tuaj në fytyrë njerëzve. Po, si bëhet kjo? Lërmëni të shikoj shënimet e mia se harrova. Kjo është ajo që duhet të bëni. Nuk i lexova dot. Që të transmetoni lumturi duhet të jeni të lumtur. Edhe që të transmeoni dhimbje duhet të jeni të lumtur. Që të jini të lumtur, duhet të vuani! Mos kini frikë të vuani. E gjithë bota vuan! Nëse nuk i keni mjetet, mos u shqetësoni. Sepse për të bërë poezi vetëm një gjë është e domosdoshme. Mos u përpiqni të jini modern. Kjo është gjëja më demode që ka ekzistuar ndonjëherë. Nëse nuk vjen tek ju asnjë rrjesht në këtë pozicion atëherë shtrihuni përtokë, ja kështu! Vetëm shtrirë mund ta shikosh qiellin. Shikoni ç’bukuri! Përse nuk e kam bërë këtë më parë? Çfarë keni që shikoni? Poetët nuk vështrojnë, ata shikojnë. Bindjuni fjalëve. Nëse fjala mur nuk iu dëgjon, atëhëre mos e përdorni më dhe mos e përdorni për tetë vite që të nxërë mend. Çfarë është kjo? Se kam idenë...Kjo është e bukura, si ato frazat atje që do të jenë aty përgjithmonë. Ejani tani fshijini të gjitha këto se, mësimi fillon nga fillimi.   

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Phk_o91gzEU

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

Comments