E BUKURA E ASGJËSË NGA ALAN WATTS
Nëse e përshkoni të gjithë rrugën me të vërtetë dhe të
shikoni se si do të ndjeheni nga perspektiva e zhdukjes se të gjitha përpjekjeve
dhe arritjeve tuaja të kthehen në
pluhur, në asgjë. Çfarë ndjeni? Çfarë ndodh me ju? Sepse tek kjo do të përfundojmë
të gjithë. Në një mënyrë, ose një tjetër, ne do të arrijmë që ta zbulojmë këtë
realitet dëshpërues. Si mund ta shikoni në një mënyrë se si kjo gjë po ju thotë
se, gjendja më ë vërtetë që ekziston është gjendja e asgjëse. Por nëse dikush
do të argumentojë se realiteti bazë është asgjëja nga vjen e gjitha kjo. Dukshëm
kjo vjen nga ‘asgjëra’ të ndryshme. Edhe një herë ju mësoni se, ç’pamje ka ajo
pas syve tuaj. Kështu, në këtë mënyrë, duke kuptuar që asgjëja është realiteti
përfundimtar dhe ju e shikoni që ai është edhe realiteti juaj, atëherë si mund
ta ketë diçka forcën që t’ju ndot. E gjithë ideja që ju keni si pasojë e frikës
dhe të qenit të shqetësuar dhe kështu me rradhë, kjo është asgjë, është veç një
ëndërr sepse edhe ju jeni asgjë. Por kjo është një asgjë e pabesueshme. Kështu
që, gëzohuni. Thelbi i mendjes suaj është i pastër dhe i pastër do të thotë i
kthjellët, bosh. Nëse menoni për këtë asgjënë si verbëri e thjeshtë dhe ju kapeni
pas kësaj ideje, atëhëre do të thotë që s’keni kuptuar asgjë sepse asgjëja është
si asgjëja e hapësirës kozmike që përmban të gjithë universin: të gjithë yjet,
hënat, malet, lumenjtë, njeriun e mirë dhe njeriun e keq, kafshët, insektet, çdo
gjë mbahet në zbrazëti. Kështu, nga kjo asgjë, vijnë të gjithë këto dhe ju jeni
ajo vetë. Çfarë tjetër mund të ishit?
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=ivurmn3hnwc
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment