ED RUSCHA: AMERIKA, JETA AMERIKANE DHE PIESAZHI MAGJEPSËS I SHENJAVE!

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

1 MAGJEPSJA E TIJ ME KALIFORNINË FILLOI NË FËMIJËRI

 

Edward Joseph Ruscha IV lindi më 16 dhjetor 1937 në Omaha, Bevraska, të Shteteve të Bashkuara dhe u rrit në Qytetin e Oklahomas. Marrëdhënia e dashurisë së tij me Kaliforninë filloi në një moshë të re, dhe ajo mbeti një temë përcaktuese për artin e tij.

 

Pushimet e fëmijërisë në këtë shtet, së bashku me fotografinë e fuqishme të Walker Evans, dhe adaptimet në film nga John Ford të “Rrushit të zemërimit”, rrënjosën tek Ruscha një ndjesinë e Kalifronisë si “frontiera e re”.

 

‘Si fëmijë, [Kalifornia] ishte një romancë në fytyrën time,’ ka thënë Ruscha në një intervistë të fundit. ‘Perëndimet e diellit, aspektet e magjishme të gjërave, drita e diellit, makinat e shpejta. Kultura ishte e ndryshmne kur unë erdha nga Oklahoma...dhe kështu, ajo pati një efekt të fortë tek unë dhe kjo ishte pika e fillimit të gjithçkaje.’

 

2 AI E KA FILLUAR ME DIZANJIN GRAFIK

 

Në vitin 1956, Ruscha u largua nga Oklahoma dhe udhëtoi për në Los Angeles. Ai u regjistrua në Institutin e Artit të Chouinard-it (tani Instituti Kaliforian i Arteve), duke bërë kurse në shkrimin e letrave, në dizanj dhe në reklama. Gjatë kësaj periudhe ai punoi gjithashtu si piktor i lirë dhe si rradhitës (në shtpypshkronjë).

 

Ruscha filloi të pikturonte gjatë qëndrimit në Chouinard, dhe ndonëse ai nuk u prek nga spontaniteti i Ekspresionizmit Abstrakt, ai u frymëzua nga atëhërë pak i njohuri Jasper Johns, pikturat kolazh të vitit 1955, “Target me katër fytura”, të cilën Ruscha më vonë e përshkroi si “bomba atomike e trajnimit tim’.

 

Dashuria për topografinë dhe subjektet e jetës së përditshme, mberët një burim i konsiderueshëm frymëzimi për Ruscha-an, dhe influenca e trajnimit në artin tregtar mund të gjurmohet në printimet dhe në pikturat e tij përgjatë të gjithë karrierës së tij.  

3 FJALËT E TIJ TË HERSHME TË ARTIT U FRYMËZUAN NGA NJË UDHËTIM NËPËR EVROPË

 

Pas diplomimit në Chouinard, Ruscha u punësua si artist tregtar në një agjenci reklamash, por u largua pas disa muajsh. Në vitin 1961, ai bëri një tour në Evropë me të ëmën dhe vëllain.

 

Në Francë, ai prodhoi pikturat e rrugëve dhe të shenjave të dyqaneve që kishin kapur syrin e tij, të tilla si Boulangerie (1961). Megjithëse, ai nuk mund ta kuptonte gjuhën, forma e fjalëve dhe sugjerimi i një stili jete ekzotik të huaj e intriguan artistin e ri.

 

Ky udhëim rezultoi në një zbulim, i cili përfundimisht i hapi atij sytë ndaj vetë mundësive të tij si një artist, dhe këndvështrimin e tij unik për Amerikën dhe jetën amerikane si një peisazh magjepsës i shenjave. Pasi u kthye në Amerikë, pikturat e tij vazhduan të riprodhonin fjalë individuale të tilla si “Shef” (1961), “Goditje/Përpasje” (1963) etj.

 

‘Mua më pëlqen ideja e një fjale që kthehet në një pikturë, thuajse duke e lënë trupin e saj, dhe duke u rikthyer dhe duke u bërë sërish një fjalë,’ ka thënë njëherë Ruscha. ‘Unë e shikoj veten time duke punuar me dy gjëra të cilat madje as nuk kërkojnë që ta kuptojnë njëra-tjetrën.’ Në një profil në The New Yorker në vitin 2013, pikturat e tij të hershme përshkruhen si ‘jo si piktura fjalësh, por fjalë të trajtuara si konstrukte pamore’.

 

4 EKSPOZITA E TIJ SHPËRTHYESE ISHTE “PIKTURA E RE E OBJEKTEVE TË ZAKONSHME” NË VITIN 1962

 

Veprat e Ruscha-s janë paraqitur në krahë të Andy Warhol, Roy Lichtenstein, Jim Dine  dhe të artistëve të tjerë në “Pikturën e re të objekteve të zakonshme”, një ekspozitë novatore në Muzeun e Artit Pasadena (tani Muzeu Pasadena i Artit Kalifornian). Ky vëzhgim pioner i muzeut të Artit Amerikan Pop në vitin 1962, ishte kyçe për Ruscha-n, duke çuar në show-n e tij të parë solo një vit më vonë në Galerinë Ferus në Los Angeles. Vetë Ruscha i rezistoi etiketimit si një artis Pop apo Artist Konceptual, por puna e tij kishte influencat e të dyjave.

 

5 AI KA KRIJUAR DISA NGA LIBRAT E PARË DHE MË TË RËNDËSISHËM NË HISTORI

 

Ndërsa jetonte në Kaliforni, Ruscha udhëtoi në ‘Rrugën 66’ shumë herë në vit për të vizituar familjen e tij në Oklahoma. Imagjinata e tij u flakërua nga shtrirja e pafundme të asfaltit të pikëzuar me stacionet e benzinave. Këto udhëtime rezultuan në librin e tij të parë të fotografive, 26 Stacione Benzine (1963), që tani konsiderohet një nga librat më të rëndësishëm të artistit në histori. Në vitet 1960 dhe 1970, Ruscha prodhoi një total prej 16 librash me fotografi të cilat dokumentojnë ndërtimin e mjedisit të Los Angeles-it.

 

Në një intervistë me Robert Enright në vitin 2008, Ruscha ka thënë, ‘Kur po merresha me librat ndjeva se ajo ishte më të vërtetë mishi i kuq i punës sime. Ajo ishte zgjedhja ime. Megjithëse, unë po pikturoja fotografi/imazhe të asaj kohe, ndjeva se librat ishin më të përparauara si një koncept sesa pikturat individuale që isha duke bërë.’

6 AI KA PËRDORUR FOTOGRAFINË SI NJË MJET PËR ARRITJEN E QËLLIMIT

Pavarësisht rëndësisë së fotografisë në karrierën e tij të hershme, Ruscha ndali së përdoruri mediumin pas publikimit të librit të tij të parë me fotografi, “Dritat e Rënda”, në vitin 1978. Ai nuk e konsideroi kurrë fotografinë si produktin përfundimtar, por në vend të kësaj, e përdori atë si ‘një instrument procesi’ për krijimin e librave të artistit, si një material burimor për pikturat e tij. Ruscha gjithashtu kurrë nuk e kombinoi fotografinë me pikturat e tij, pavarësisht se media mikse ishte popullore tek bashkëkohorët e tillë si Robert Rauschenberg dhe Richard Hamilton

 

7 AI KA PËRDORUR MEDIA TË PAZAKONSHME PËR PRINTIMET DHE PIKTURAT E TIJ GJATË VITEVE 1960 DHE 1970

 

Në fund të viteve 1960 dhe deri në mes të viteve 1970, Ruscha pikturoi në mediume alternative të tilla si barut, ushqim, erëza, dhe gjak. Ai i përdori këto materiale për të reflektuar jetën bashkëkohore amerikane: atë që njerëzit hanin dhe përdorin çdo ditë. Një shembull nga kjo periudhë është “Lëngjet gërryese” e vitit 1973, duke përdorur barut në letër.

 

8 ARTI I TIJ KA KAPUR PEISAZHIN NË NDRYSHIM TË KALIFORNISË

 

Subketi i Ruscha-s ka evoluar në paralel me ndryshimet në kulturën, slangun dhe arkitekturën e Los Angeles-it. Në karrierën e tij të hershme, ai shpesh vizatonte dhe pikturonte shenjat e Hollywood-it, simbolin e glamour-it të Hollywood-it dhe fantazinë e industrisë së filmit të Los Angeles-it. 

 

Veprat e tij të mëvonshme, evokojnë një ndjesi nostalgjie dhe humbjeje ne mes të përshpejtimit të zhvillimit urban. “Lëngje, Gota dhe Trupa të Ngrutë” (1989) nga seria e tij e “Dritave të Qytetit” ngërthen peisazhin e natës së Los Angeles-it si një hapësirë me yje – ku yjet janë, në fakt, një pamje ajrore e dritave të makinave, ndërtesave dhe dritave të rrugëve.

 

9 DHE MEGJITHATË, STILI MENJËHERË I DALLUESHËM I RUSCHA-S KA MBETUR I QËNDRUESHËM PËRGJATË TË GJITHË KARRIERËS SË TIJ

 

Pavarësisht magjepsjes së tij me mjediset në ndryshim, artbërja e Ruscha-s ka mbetur jashtëzakonisht e qëndrueshme. Në dekadën që ai përdoreshin media të pazakonshme, ai ende preferonte pikturën dhe gravurën për eksperimentimin e teknikave të reja të tilla si, arti dixhital. Me kalimin e kohës, stacionet e benzinës gradualisht u zëvendësuan me perëndimet e diellit dhe me malet, megjithëse fjalët ishin një temë e përsëritur.

10 AI ËSHTË GJITHMONË SHUMË PRODHIMTAR

 

Tani në të tetëdhjetat e tij, Ruscha vazhdon të punojë energjetikisht. Në vitin 2016, ai zhvilloi një ekspozitë të pikturave të reja, të gjitha të realizuara atë vit, tek Gagosian, në Londër dhe gjithashtu vazhdoi të katalogonte ekspozitën e tij të parë të madhe tek Muzeu de Young, në San Francisco.

 

Po kështu, tregu për veprat e Ruscha-s nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi. Në vitin 2019, piktura e tij “Duke lënduar fjalën Radio #2 (1964) u shit për 52,485,000 dollarë nga Christie-s në Nju Jork, duke vendosur një rekord të ri botëror për artistin.

 

(Imazhi 1: Ed Ruscha, 1937)   

 

(Imazhi 2: Ed Ruscha, “Pushtimi i privatësisë”, 1973)

 

(Imazhi 3: Ed Ruscha, “Fundi” #69, 2006)

 

(Imazhi 4: Ed Ruscha, “Qyteti”, me mermer, 1969)

 

(Imazhi 5: Ed Ruscha, “Është” (#2), 2016)






 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-Ed-Ruscha-8074-1.aspx

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

Comments