ENRICO CASTELLANI: Pikturat tredimensionale si peisazhe hënore!

Artisti pioner italian, i cili u bë i famshëm për relievet e tij monokromatike!

Babai i Minimalizmit!

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

1 Ai e filloi karrierën si artitekt

Enrico Castellani lindi në vitin 1930 në qytetin e Castelmassa-s, rreth 60 milje në jugperëndim të Venecias. Në moshë të re ai u shpërngul në Belgjikë dhe pas disa kurseve në pikturë dhe skulpturë, ai u diplomua në arkitekturë në ‘École Nationale Supérieure des Arts Visuels de la Cambre’, në Bruksel. Ai u rikthye në Itali në mes të viteve 1950 dhe për disa vite punoi në studion e arkitektit Franco Buzzi në Milano.   

2 Ai i paguante faturat e restorantit me vepra arti

Pavarësisht shkollimit arkitekturor, zemra e Castellani-it ishte një karrierë në art. Ai pikturonte natën dhe në fundjavë dhe kalonte një kohë të madhe në një restorant të quajtur ‘Trattoria all’Oca d’Oro’, pronari i së cilës ishte mëse i lumtur që artistë të tillë si Castellani dhe miqtë e tij, Piero Manzoni dhe Lucio Fontana, të paguanin për ushqimin e tyre me vepra arti. Në atë kohë, Milano ishte e mbushur me talente që më vonë fituan famë duke përfshirë Fausto Melotti, Enrico Baj dhe Agostino Bonalumi.

3 Nëpërmjet një galerie dhe një reviste, ai u investua për rregullimin e artit të pas-luftës

Castellani nuk ishte fare i kënaqur me gjendjen e artit të fund të viteve 1950 në Itali dhe jashtë. ‘Kishte shumë vepra derivative të realizuara në atë kohë nga artistë të cilit po shikonin ende nga Picasso dhe Surrealizmi,’ thoshte ai. Castellani-it nuk i pëlqente gjithashtu Ekspresionizmi Abstrakt (dhe varianiti i tij evropian, Tacizmi) mbi pretendimet se lëvizja ishte shumë e lidhur me xhestet subjektive dhe gjendjen emocionale të piktorit. Në vend të kësaj, ai iu vu ndjekes së një koncepti të ri të pikturimit. Në dhjetor të vitit 1959, Castellani dhe Piero Manzoni hapën një galeri në Milano të quajtur ‘Azimut’, dhe në të njëjtën kohë ata prezantuan edhe një revistë të afiluar me galerinë, ‘Azimuth’, që të dyja jetëshkurtra, por të dedikuara ripërkufizimit të artit ashtu siç e njihnin njerëzit atë. Galeria organizoi 13 ekspozita në total, duke përfshirë tre nga Manzoni dhe një nga Castellani (show i tij debutues).

4 Seria e ‘Sipërfaqeve’, që filloi në vitin 1959, u kthye në emblemën e tij

Fontana bëri diçka tërësisht të re, duke i çarë/prerë kanavacat e tij me thikë, dhe Manzoni e bëri këtë duke zhytur kanavacat e tij në një lloj solucioni të holle argjile, ndërsa Castellani krijoi relievet e tij monokromatike, duke ngulur gozhda/duke i shpuar kanavacat e tij në thellësi të ndryshme dhe pastaj duke pikturuar sipër tyre me një ngjyrë të vetme. Kjo lloj pune, e njohur si Superfici ose ‘Sipërfaqet’ në shqip, u kthyen në emblemën e Castellani-t. Sipërfaqe e bardhë, e pikturuar me akrilik të bardhë, është një shembull tipik: shikuesi haset me dhëmbëzime dhe zgjatime ritmike, një topografi delikate kulmesh/majash dhe luginash.

5 Ai është një mjeshtër i dritës

Megjithëse, nuk janë skulptura, sigurisht që ‘Sipërfaqet’ mund të quhen piktura tredimensionale. Sipërfaqet e tyre, veçanërisht ato që Castellani i ka pikturuar me të bardhë, janë krahasuar me peisazhet hënore, fotografitë e para të anës më të largët të hënës, duke treguar masën e kratereve, që u kthyen mbrapsht nga Ranger 7, në korrik të vitit 1964, rreth së njejtës kohë kur ai po krijonte vepra të tilla si ‘Senza titolo’ (Superficie bianca) [Pa titull, Sipërfaqe të bardha]. Teksa shikuesi, shikon nëpër vepra të tilla disa pjesë janë derdhur në dritë të ndezur dhe të tjerat në hije të errta. Kështu, Castellani arriti maja të reja në metodën e pikturimit tradicional italian të ‘chiaroscuro-s’, e mjeshtëruar nga Leonardo da Vinci.

6 Ai ka qenë pjesë e lëvizjes evropiane të njohur si ‘Grupi ZERO’

Castellani dhe Manzoni nuk ishin të vetmet figura në Kontinent që po kërkonin ‘arritjen e dëlirësisë’ në art, siç janë shprehur edhe kolegët e tyre nga Düsseldorf-i, Otto Piene dhe Heinz Mack. Italianët dhe gjermanët gjetën afri shpirtërore në pëlqimin e tyre për Yves Klein dhe Jean Tinguely në Francë; Jef Verheyen dhe Walter Leblanc në Belgjikë; dhe Henk Peeters dhe Herman de Vries në Hollandë. Ky grup artistësh të bashkuar në mënyrë të lirë u bënë të njohur si Lëvizja ZERO. Ata ekspozuan së bashku në Evropë në vitet 1960, nga Zagrebi në Amsterdam dhe ishin subjekt i një retrospektive kryesore në Muzeun Guggenheim, në Nju Jork në vitin 2014/15, ZERO: Numërimi Mbrapsht në të Nesërme (Countdown to Tomorrow). Castellani dhe Manzoni udhëtonin rregullisht së bashku për të vizituar kolegët e tyre nëpër Evropë në makinën Fiat 500 të këtij të fundit. 

7 Ai ka realizuar variacione të panumërta të serisë së “Sipërfaqeve”

Castellani kaloi dekada të tëra duke u përpjekur me ‘Sipërfaqet’ e tij duke ndryshime të ndryshme. Njëra nga këto ishte ndryshimi i ngjyrës së pikturave të tij, po ashtu edhe të së bardhës, duke qenë se ai përdortë ngjyrën e verdhë, të zezë, blu dhe, në vepra të tilla si ‘Superficie Rossa’ (Sipërfaqet e Kuqe), ngjyrën e kuqe. Një dorë veprash të pikturuara në të argjendtë, të tilla si ‘Superficie Alluminio’ (Sipërfaqe Alumini), dallohen nga vezullim i tyre ngërthyes metalik. Variacione të tjera përfshijnë ndryshimin e formës së kanavacave të tij në trekëndore dhe në romb. Atje ku ai kishte filluar që të aplikonte gozhda/shpimet në një formë si rrjet, me kalimin e kohës ai u tregua gjithashtu shumë më fleksibël rreth intervaleve në të cilat ato shfaqeshin – për shembull, në ‘Superficie Bianca’ (Sipërfaqet e Bardha) të vitit 1987, ai i organizoi gozhdat e tij në vektorë diagonal që formojnë korridoret e një hapësire të hapur, të cilat në mënyrë alternative ngushtohen dhe zgjerohen nëpër kanavacë. Senza titolo’ (Superficie) [Pa titull, Sipërfaqe] e vitit 1961, ai madje zgjodhi që ta mbulonte kanavacën e me një copë mëndafshi.

8 Donald Judd e ka pagëzuar atë si ‘Babain e Minimalizmit’

Castellani ka influencuar një sërë artistë dhe lëvizje që erdhën pas tij, me e shquara ‘Minimalizmi’. Skulptori amerikan Donald Judd e veçoi atë për ta lavdëruar tek Objektet Specifike – traktati bazë i Lëvizjes Minimaliste. Megjithatë, italiani, nuk e pëlqeu kurrë që të ishte në qendër të vëmendjes, duke preferuar që të flisnin vet veprat dhe jo ai. Për këtë qëllim, ai u shpërngul në një qytet të vogël, mesjetar të Celleno-s në Italinë qëndrore në vitet 1970, ku ai vazhdon të jetojë një jetë të paqtë, tani në dekadën e tij të nëntë.  

9 Ai ka krijuar instalacione në madhësinë e një dhome që ai i quan ‘mjediset’

Përgjatë viteve, Castellani ka dizenjuar skena për produksione teatrale dhe baleti. Ai ka krijuar gjithashtu instalacione në madhësinë e një dhome, që ai i quan ‘mjediset’, të cilat përfshijnë vendosjen strategjike të disa prej veprave të tij. Ai e bëri këtë kur përfaqësoi Italinë në Bienalen e Vencias në vitin 1966, ku ai fitoi Çmimin Gollin të eventit. Në raste të tilla, arti i tij shkoi përtej kufijve tradicional të pikturës në një dimension të ri hapësinor me rrënjët e tij arkitekturore. Mes amsamblit të kanavacave të tij të bardha që u ekspozuan në Venecia, ishin ‘Superficie bianca n. 34’ (Sipërfaqe e Bardhë Nr. 34), nku një pjesë e sipërfaqes ishte e sheshtë, ndërsa pjesa tjetër ishte e gërvishtur me gozhda/e gozhduar në stilin e zakonshëm të Castellani-t.

10 Ai është nderuar së bashku me Sophia Loren-in

Në vitin 2010, Castellani ishte në nga tre italianët, së bashku me aktoren Sophia Loren dhe pianistin Maurizio Pollini, që u nderuan me Shpërmblimin Perandorak në Tokio, një nga çmimet më prestigjoze në botën e artit. E akorduar nga familja perandorake japoneze (pas përzgjedhjes nga Shoqata Japoneze e Artit), ky çmim i shkon çdo vit pesë figurave kulturore ndërkombëtare. Castellani-t iu dhanë edhe rreth 180,000 dollarë.

(Imazhi 2: Enrico Castellani (1930-2017), Sipërfaqe alumini, 1995)

Burimi: https://www.christies.com/features/Enrico-Castellani-8208-1.aspx

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

Comments