FERNANDO BOTERO: Një tis i hollë satire!
PIKTORI I FIGURAVE DHE OBJEKTEVE MONUMENTALE!
Botero nuk
ka pikturuar “njerëzit e shëndoshë”; ai ka pikturuar volumin dhe sensualitetin
e formës!
Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES
1 ARTISTI FERNANDO BOTERO KA PASUR NJË FILLIM TË VËSHTIRË NË JETË
Botero lindi në vitin 1932 në Medellín, në Kolumbi. E ndodhur në një luginë me vargmaleve në Ande, Medellín ishte në atë një qytet relativisht i vogël dhe i izoluar. I ati i tij, David, ishte një shitës udhëtar/në lëvizje, i cili vdiq papritur në moshën 40 vjeçare, duke lënë Botero-n katër vjeçar, dy vëllezërit dhe nënën e tij, e cila punonte si një rrobaqepëse, pa mjete të tjera jetese.
2 BOTERO ISHTE REGJISTRUAR PËR T’UTRAJNUAR PËR NDESHJE ME DEMA
Botero filloi të vizatonte dhe pikturonte me bojëra uji qënë moshë të vogël. Në vitin 1944, xhaxhai i tij, i cili kishte marrë një rol të rëndësishëm në jetën familjare pas vdekjes së babait të Botero-s, e regjistroi Boteron-n në një shkollë trajnimi për ndeshjet me dema, vetëm për të kuptuar se nipi i tij ishte më shumë i interesuar për vizatimin dhe pikturimin e demave sesa për t’u ndeshur me to. Veprat e para të Botero-s – demat dhe matadorët me bojëra uji – u shitën nga një burrë i cili shiste bileta për ndeshjet me dema. Në vitin 1948, kur ai ishte 16 vjeç, atij iu botuan ilustrimet e para në një nga gazetat më të rëndësishme në Medellín. Tre vite më vonë, ai pati show-n e tij të parë solo në Bogotá.
3 STUDIMI I MJESHTRAVE TË VJETËR ISHTE NJË ZBULIM PËR ARTIN E BOTERO-S
Në moshën 20 vjeçare, pas fitimit të çmimit të dytë në Sallonin Kombëtar të Artizanëve (Salón Nacional de Artistas) të Bogotá-së, Botero bleu udhëtimin e tij me anije në Evropë, duke udhëtuar me një grup artistësh të rinj. Gjatë një viti në Madrid, ai i kalonte ditët e tij duke kopjuar Mjeshtrat e Vjetër tek Muzeu ‘Prado’. Më pas, ai u zhvendos në Paris dhe, më pas, në Firence për të studiuar Mjeshtrat e Rilinjeds Italiane. Kjo ishte një periudhë zbuimi për artistin, i cili më parë e kishte parë artin evropian vetëm nëpërmjet riprodhimeve. Ndërkohë që, Botero u regjistra në shkolla arti për periudha të caktuara gjatë kësaj kohe, ai e konsideron veten kryesisht si të vetëmësuar.
4 ÇASTI“EUREKA” I BOTERO-S ERDHI ME NJË MANDOLINË
Frymëzimi i hershëm artistik i Botero-s erdhi nga Amerika Latine dhe Evropa. Muralistët meksikan, si edhe mjeshtrat spanjoll Pablo Picasso dhe Juan Gris, ishin midis të parëve të cilët ndezën shkëndijën e frymëzimit krijues të Botero-s. Ndryshe nga Picasso, zbulimi kubist i të cilit erdhi pas eksperimentimit me ndërtimin e një kitareje, “eureka” e Botero-s ndodhi me një mandolinë. Në vitin 1956, ndërsa ai po jetonte në Qytetin e Meksikës, Botero pikturoi një mandolinë me një vrimë të vogël të pazakontë të tingullit, duke e lejuar instrumentin që të fitonte papritur proporcione të ekzagjeruara. Kështu, e filloi ai eksplorimin e përjetshëm me volumin.
5 BOTERO NUK PIKTURON ‘NJERËZ TË SHËNDOSHË’ – AI PIKTURON VOLUMIN
Botero njihet nëpër të gjithë botën për stilin e tij të veçantë, që përfshin figura dhe objekte të rrumbullakosura, të çuditshme të cilat shpesh janë të mbushura me një tis fin satire. Duke manipuluar hapësirën dhe perspektivën, ai e tërheq vëmendjen tek monumentaliteti i figurave të tij, duke i treguar ato në hapësira që duken shumë të vogla për t’i përmbajtur ata. Ai ka mbetur i prerë kur thotë se, ai nuk pikturon ‘njerëz të shëndoshë’; por ai pikturon, sipas këmbënguljes së tij, ‘volumin’ dhe ‘sensualitetin e formës’. Ai e ka eksploruar volumin dhe sensualitetin e formës tek subjekte të ndryshme si në cirk, në riinterpretimin e Mjeshtrave të Vjetër, tek nudot, skenat e rrugëve të Amerikës Latine, jeta familjare, bordellot, dhe portretet e figurave politike.
6 BOTERO KA KOLEKSIONUAR DHE GJITHASHTU KA DHURUAR ME QINDRA VEPRA ARTI
Ndërmjet viteve 1990 dhe 2000 Botero ka dhuruar më shumë sesa 300 vepra arti, nga të vetat dhe nga ato të mjeshtrave evropianë të shekullit të 19-të dhë 20-të, për Muzeun ‘Antioquia’ në Medellín, si edhe për ‘Banco de la República’ në Bogotá. Ky i fundit u kthye në bazën e asaj që ëhstë sot Muzeu Botero.
7 TERRORISTËT KANË HEDHUR NË ERË NJË NGA SKULPTURAT E BOTERO-S
Në vitin 1994, Botero ishte targeti i një rrëmbimi të dështuar, dhe në vitin 1995 një grup terroristësh vendosën një bombë poshtë skulpturës së tij ‘Pájaro’ (Zogu), të cilën ai ia kishte dhuruar qytetit Medellín. Sulmi, i cili ndodhi gjatë një festivali muzikor, vrau 23 njerëz dhe plagosi 200 të tjerë më shumë. Përgjigjja e Botero-s ishte dhurimi i ‘La Paloma de la Paz’ (Pëllumbi i Paqes) për Medellín, një skulpturë të cilën ai e vendosi në krah të copëzave të mbetura të veprës së mëparshme.
8 ARTI I BOTERO-S KA NGARKESA POLITIKE
Megjithëse, Botero mendon se ‘arti duhet të jetë një oaz, një vend strehimi nga vështirësitë e jetës’, ndonjëherë, veprat e tij janë çiltërsisht politike. Në fillim të viteve 1990, ai pikturoi një seri të fokusuar tek dhuna e lidhur me drogën në Kolumbi. Një pikturë, “Vdekja e Pablo Escobar”, paraqet baronin kolumbian të drogës të qëlluar nga policia. Duke shpjeguar përgjigjen e tij ndaj dhunës së lidhur me drogën në vend në vitin 2000, Botero ka deklaruar, ‘Drama kolumbiane është kaq jashtë proporcioneve sot saqë ne nuk mund ta injorojmë dot dhunën, qindra të shpërngulur dhe të vdekur, vargun e arkivolave. Përkundër të gjitha parimeve të mia, unë duhet ta pikturoja [dhunën].’ Më vonë, ai prodhoi serinë e tij ‘Abu Ghraib’, duke u fokusuar tek raportet e torturave të të burgosurve irakian.
9 SKULPTURAT E BOTERO-S ZBUKUROJNË HAPËSIRAT PUBLIKE NËPËR BOTË
Së bashku me skulpturat e shumta të Botero-s që mund të shikohen në Medellín-in e tyre mëmë, veprat monumentale të artistit mund të shijohen në rrugët e Nju Jorkut, Parisit, Barcelonës, Madridit, Jeruzalemit, Bamberg-ut të Gjermanisë dhe Yerevan-it të Armenisë. Një retrospektivë e madhe që filloi në Bijing dhe udhëtoi për në Shanghai është një testament për rëndësinë me të vërtetë ndërkombëtare të veprës së tij.
10 AI ËSHTË I PANDALSHËM
Tani, në mes të të tetëdhjetave të tij, artisti, i cili është i martuar prej më shumë sesa 40 vjetësh me Sophia Vari, skulptoren greke dhe dizenjuesen e bizhuterive, vazhdon të punojë me intensitet. Kërkesa për pikturat dhe skulpturat e Botero-s mbetet e fortë, e provuar nga çmimet e fundit të veprave të Botero-s të shitura nga Christie-s.
(Imazhi 1: Fernando Botero)
(Imazhi 2: Fernando Botero, “Tablao Flamenco”, pikturuar në vitin 1984)
(Imazhi 3: Fernando Botero, “Venusi”, ekzekutuar ndërmjet viteve 1977-78)
(Imazhi 4: Fernando Botero, “Bodegón Con Mandolina”, pikturuar rreth viteve 1957-58)
(Imazhi 5: Fernando Botero, “Colombiana Comiendo Manzana”, pikturuar në vitin 1982)
Burimi: https://www.christies.com/features/Fernando-Botero-7354-1.aspx
Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.









Comments
Post a Comment