Format Unike të Vazhdimësisë në Hapësirë nga UMBERTO BOCCIONI

Guri i themelit të Futurizmit dhe një kryevepër!

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

‘LE TA KTHEJMË ÇDO GJË PËRMBYS DHE TË SHPALLIM ZHDUKJEN ABSOLUTE DHE TË PLOTË TË LINJAVE TË FUNDME.’ - Umberto Boccioni

Më 11 prill 1912, artisti italian Umberto Boccioni (1882-1916) publikoi Manifestin e tij Teknik të Skulpturës Futuriste. Megjithatë, në atë kohë ai nuk ishte angazuar ende plotësisht si skulptor. Deri në fund të një vitit më pas, ai kishte skalitur një vepër kaq komplekse dhe përparimtare, saqë tani, ajo konsiderohet si guri i themelit të Futurizmit, si edhe si një kryevepër.  

 

Impulset trunore të Boccioni-t ishte thyerja e blloqeve të lëvizjes dhe konvertimin e tyre në kurba të cilat shtriheshin përtej formës së trupit të njeriut, përpara rigrumbullimit të tyre si një figurë që marshon përpara. Siç ka deklaruar edhe vet artisti, “Format Unike të Vazhdimsisë në Hapësirë” ishte një  “vazhdimësi sintetike” e lëvizjes; një imazh abstrakt i njeriut duke ecur përpara, me hapa të mëdha, me guxim dhe në vazhdimsi drejt një bote të re guximtare, në çdo drejtim njëherësh.  

Pas diplomimit në Akademinë e Arteve të Bukura të Romës, Boccioni e kaloi dekadën e parë të karrierës së tij duke udhëtuar rreth Evropës. Ndërmjet punëve që bënte si ilustrator, ai e kalonte kohën duke bërë portrete dhe peisazhe. ‘Ai luhatej ndërmjet stileve Impresioniste dhe Pointiliste që kishte parë kur ishte në Paris,’ shpjegon Max Carter, Shefi i Departamentit të Artit Impresionist dhe Modern në Nju Jork.   

 

Më pas, në fillim të viteve 1910, Boccioni zbuloi katalizatorin e tij në formën e Manifestit Futurist (1909) nga Filippo Tommasso Marinetti. I frymëzuar nga industrializimi i shpejtë që kishte ‘përlarë’ të gjithë Italinë, teoricieni italian shkroi një korpus të mekanizuar dhe progresiv të së ardhmes aerodinamike. Impakti i saj mbi Boccioni-n ishte i thellë. ‘Ai kishte rënë në rrjetë,’ thotë Carter.

 

Më 11 shkurt 1910, Boccioni, së bashku me artistët kolegë Giacomo BallaCarlo CarràLuigi Russolo dhe Gino Severini nënshkruan variantin e piktorit të Manifestit të Marinetti-t. Më pas, më pak sesa një muaj më vonë, Boccioni po e lexonte atë me zë të lartë në një teatër në Torino.  

Artisit i kaloi të dy vitet më pas duke sintetizuar manifestin në punën e tij, fillimsht duke pikturuar “Qyteti Ngrihet”, më pas “E qeshura”, të cilat tani janë që të dyja pjesë e Koleksionit të MoMA, në Nju Jork. ‘Në këto piktura të hershme futuriste,’ thotë Carter-i, ‘Boccioni e përmbys realizmin në favor të lëvizjes dhe të përspektivave komplekse.’

 

Më pas, në vitin 1912, një vetëtimë e dytë frymëzimi ndodhi kur Boccioni vizitoi studiot pariziane të skulptorëve kubistë Constantin BrâncusiAlexander Archipenko dhe Raymond Duchamp-Villon. ‘Unë besoj se kam parë një rinovim total të këtij arti të mumifikuar,’ i shkruante ai një miku, kritikut Vico Baer.

 

Duke e kthyer vëmendjen e tij tek dimensioni i tretë, Boccioni u hodh me kokë në një periudhë eksperimentimesh skulpturore. ‘Le ta kthejmë çdo gjë përmbys,’ shkruante ai tek Manifesti i tij, ‘dhe të shpallin zhdukjen absolute dhe të plotë të linjave të fundme dhe të statujës së përmbajtur.’

 

Në më pak se sa një vit, Boccioni kishte skalitur tre figura duke ecur me hapa të mëdha – “Sintezat e një Dinamizmi Njerëzor”, “Zgjerimi Spiral” dhe “Muskujt Përshpejtues”. Secila nga këto skulptura ishte modeluar më parë në dyll përpara derdhjes së tyre në allçi. Kur “Format Unike të Vazhdimësisë së Hapësirës”, e katërta dhe më e madhja në këtë grup, u prezantua  tek ‘Galerie La Boétie’ në Paris, artisti e përshkroi atë si “vepra e tij më çliruese’.    

 

Tragjikisht, dy vite pasi kishte realizuar këtë skulpturë, Boccioni u shtyp për vdekje nga kali i tij gjatë një ushtrimi trajnues kalërimi me Ushtrinë Italiane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai vdiq në Spitalin Ushtarak të Veronës në moshën 33 vjeçare. 

 

Tre figurat e para duke ecur me hapa të mëdha në allçi u shkatërruan që të gjitha njëra pas tjetrës dhe ka disa teori të cilat përpiqen që të shpjegojnë përse. Megjithatë, në vitin 2019, ato u rikrijuan duke përdorur fotografitë arkivore dhe printimin 3D për një ekspozitë në Koleksionin ‘Estorick’, në Londër.

 

‘Format Unike të Vazhdimsisë në Hapësirës” nuk është derdhur kurrë në bronz gjatë jetës së Boccioni-t,’ shpjegon Carter, ‘por janë derdhur disa statuja në bronz nga modeli dixhital në allçi, që ndohet tani në koleksionin e Muzeut të Artit Modern në San Paolo. Disa statuja prej bronzi të tjera dytësore janë derdhur gjithashtu nga këto variante.’

 

Në total ekzistojnë më pas sesa 20 shëmbuj prej bronzi, katër nga të cilat ndodhen në muze të tilla si Muzeu Metropolitan i Artit dhe MoMA, në Nju Jork, dhe në Muzeun Tate, në Londër. Varianti i ofruar nga Christie-s në Nju Jork, më 11 nëntor 2019 – hera e parë thuajse në 50 vite qëkur një skulpturë nga Boccioni del në treg – është një nga dhjetë derdhjet e tjera në bronz, fillimish në pronësi të vejushes së Marinetti-t, në vitin 1972. Gjashtë nga këto 10 skulptura tani ndodhen tek institucionet publike.  


Skulptura “Format Unike të Vazhdimsisë në Hapësirë”, e konceptuar në vitin 1913, e derdhur në bronz në vitin 1972.

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/Umberto-Boccioni-Unique-Forms-of-Continuity-in-Space-10140-3.aspx

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

Comments