FUTURIZMI ITALIAN: NJË NGA LËVIZJET MË REVOLUCIONARE DHE AVANTGARDE TË PERIUDHËS!

Nga REVISTA ARTSPER

Futurizmi ishte një lëvizje artistike dhe letrate në fillim të shekullit të 20-të në Evropë.

 

“Ne duam që t’i këndojmë dashurisë për rrezikun, (...) Ne deklarojmë se, shkëlqimi i botës është pasuruar nga një bukuri e re: bukuria e shpejtësisë (...) Një automobil që garon me kofanon e tij të zbukuruar me tuba të mëdhenj si gjarpërinj me frymë shpërthyese...një motor makine që hungërin dhe që duket sikur po rend si një automatik, është më e bukur se skulptura Fitorja e Samothrace-s. (...) Ne duam të glorifikojmë luftën (...) Ne duam të shkatërrojmë muzetë.” (Manifesti Futurist, 1909)

 

Futurizmi u shpall në vitin 1909 nga Filippo Tommaso Marinetti, një shkrimtar italian, në Manifestin Futurist të publikuar në gazetën Figaro. “Shpejtësia” dhe koncepte të tjera moderniste luajtën një rol qëndror në vizionin e tij për lëvizjen. Artistët udhëheqës të Futurizmit ishin Giacomo Balla, Umberto Boccioni, Carlo Carra, Luigi Russolo dhe Gino Severini. Ekspozita e tyre e parë u zhvillua në Milano, në vitin 1910. Ato shkruan manifesto të tjerë Futurist së bashku. Motivacioni i tyre shtrihej në pasionin e tyre për jetën, makineritë e së ardhshmes dhe një farë ndjesie zemërimi kundër mbizotërimit të vlerave “borgjeze”.             

 

Pikturat e para futuriste ishin në stilin post-impresionist. Dy piktura të hershme nga Giacomo Balla, “Drita e rrugës” (1909-1910) dhe “Vajzë duke vrapuar në ballkon” (1912) janë shembuj shumë të mirë të kësaj trashëgimie post-impresioniste.

 

Llampat e rrugës dhe dritat e saj rrezatuese simbolizonin modernizmin. Metoda e piktorit ishte divizioniste, duke shpërbërë dritën, në një krahë dhe, lëvizjen e vajzës, në krahun tjetër.

 

Umberto Boccioni gjithashtu përdori penelata divizioniste, duke ndarë ngjyrat në penelata individuale, duke ndjekur paraardhësit e tij post-impresionistë. “Qyteti ngrihet” (1910) mishëron idenë e shpejtësisë dhe të dhunës së Manifestit të Marinetti-t, “Ne do t’i këndojmë turmave të mëdha të shqetësuara nga puna, kënaqësia dhe revolta”. Ideja e njeriut si një individ thuajse nuk ekzistonte, por nocioni i kaosit kullon nga ky ekstrakt.

 

Piktori Carlo Carra gjithashtu aderonte në këtë lëvizje. Pikturat e tij ishin të guximshme dhe energjike. “Funerali i anarkistit Galli” (1910) paraqet kaosin e shkaktuar nga kjo ngjarje. Brutaliteti i grindjes ndërmjet njeriut dhe kalit është goditëse; është kaq e tensionuar saqë duket sikur lëviz/del përtej kuadrit të pikturës.

 

Kjo shprehje “përtej kuadrit” është e rëndësishme tek artistët futuristë italian si Luigi Russolo dhe pikturat e tij, “Parfumi” (1910) dhe “Muzika” (1911). Artisti e fton publikun për të zbuluar një rëndësi edhe më të fuqishme nëpërmjet pikturës dhe ky kuptim lulëzon përtej vetë kanavacës.

 

Gino Severini ka qenë një nga të parët që u vendos në Paris në vitin 1906. Subjektet e tij të pikturimit janë vallëzimi dhe trupat në lëvizje. Tek piktura “Dinamizmi i një trupi njerëzor” (1914), është e dukshme mënyra e veçantë e përfaqësimit të lëvizjes nga Severini.  


(Imazhi 1: Giacomo Balla, “Dritat e rrugës”, 1910)

(Imazhi 2: Giacomo Balla, “Vajzë duke vrapuar në ballkon”, 1912)

 

(Imazhi 3: Umberto Boccioni, “Qyteti ngrihet”, 1910)

 

(Imazhi 4: Carlo Carra, “Funerali i anarkistit Galli”, 1910)

 

(Imazhi 5: Luigi Russolo, “Parfumi”, 1910)

 

(Imazhi 6: Luigi Russolo, “Muzika”, 1911)

 

(Imazhi 7: Gino Severini, “Dinamizmi i trupit njerëzor”, 1914)

 

(Imazhi 8: Luigi Russolo, “Dinamizmi i një automobili”, 1913)

 

(Imazhi 9: Umberto Boccioni, “Qyteti ngrihet”, 1910)

 

(Imazhi 10: Umberto Boccioni, “Dinamizmi i një futbollisti”, 1912)

 

(Imazhi 11: Giacomo Balla, “Fluturimi i dallandysheve”, 1913)

 

(Imazhi 12: Giacomo Balla, “Dinamizmi i një qeni në zinxhir”, 1912)













 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/italian-futurism-manifesto-dynamic/


Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

 

 

 

 

 

Comments