GABIMI NUK EKZISTON NGA ALAN WATTS
Ti nuk e di se nga vijnë vendimet e tua.
Ato thjesht shfaqen si lemza.
Dhe kur merr një vendim...njerëzit janë shumë ankthioz
rreth marrjes së vendimeve..
A jam menduar mjaftueshëm gjatë për këtë?
A kam marrë mjafteshëm të dhëna në konsideratë?
Dhë nëse e mendon mirë, do të gjesh se, nuk do të arrish
kurrë të marrësh mjaftueshëm të dhëna në konsideratë. Të dhënat për çdo situatë
të dhënë, janë të pafundme. Kështu që, ajo që ti bën është se ecën përgjatë rrymës
duke menduar se çfarë do të bësh lidhur me këtë.
Por luftëtarët janë njerëz. Luftëtarët janë njerëz që
mendojnë për të gjitha variablat që janë përtej kontrollit të tyre dhe mbi atë
që mund të ndodhë!
Zgjedhja është veprimi i hezitimit që ne bëjmë përpara
marrjes së një vendimi. Është një lekundje mendore! Kështu që, ne jemi gjithmonë
në ngurrimin dyshues nëse jemi duke u sjellur në mënyrën e duhur, dhe nëse jemi
duke bërë gjënë e duhur dhe kështu me rradhë. Dhe na mungon një farë vetëbesimi.
Dhe nëse shikoni se ju mungon vetëbesimi, do të gaboheni duke ecur kuturu. Nëse
keni vetëbesim mjaftueshëm mund t’ia hidhni duke bërë tërësisht gjënë e gabuar.
Duhet ta konsiderosh vetëveten si një re, në mish sepse që
ta dini retë nuk gabojnë kurrë.
A keni parë ndonjëherë ndonjë re me formë të gabuar?
A keni parë ndonjë herë ndonjë dallgë të keqdizenjuar?
Jo. Ato bëjnë gjithmonë gjënë e duhur. Sepse nëse e
trajtoni vetveten për pak kohë si një re, ose si një dallgë, do ta kuptoni se
ju nuk mund të bëni një gabim, pavarësisht çdo gjëje që do të bëni! Sepse edhe
nëse bëni diçka që ju duket tërësisht si katastrofë, do të dilni në breg në një
mënyrë ose në një tjetër. Pastaj nëpërmjet këtij kapaciteti do të jini në
gjendje të zhilloni një farë vetëbesimi dhe nëpërmjet vetëbesimit do të jini në
gjendje që t’i besoni vetë intuitës suaj.
Tani kjo është veç gjysma e rrugës për të kuptuar se asgjë
nuk ka të bëjë me vendimin tuaj për ta bërë apo për të mos e berë këtë. Edhe nëse
vendosni që nuk mund të bëni një gabim ose edhe nëse nuk e vendosni, ajo
gjithsesi është e vërtëteë!
Ti je si retë dhe si dallgët. Duke kuptuar këtë dhe pa
kompensuar lidhur në drejtime të tjera, do të arrini në atë pikë ku do të jeni në
një gjendje të mirë me vet qënien tuaj dhe do të jeni në gjendje që t’i besoni
vetë trurit tuaj!
Secila nga këto jetë është ajo e duhura.
Çdo rrugë është rruga e duhur.
Çdo gjë mund të kishte qenë diçka tjetër.
Dhe do të kishte po të njëjtën vlerë.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Zo40_LXLTLQ
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti





Comments
Post a Comment