GEORGE GROSZ: Një mençuri e mprehtë brisk! Satiristi social Grosz!

Luftë...

Dekadencë sociale...

Korrupsion politik...

Kabare...

Bordello...

Barbarizëm...dhe...

Çmenduri! 

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES 

1 AI KA QENË NJË MJESHËTR I MASKIMIT 

George Grosz lindi si Georg Gross në Berlin, në vitin 1893. Nuk është pranuar asnjë shpejegim përse, në të 20-at e tij, ai e ndryshoi emrin, përveçse se atij i pëlqente arti i maskimit. Shpesh, në publik ai pretendonte se ishte një kauboj apo një biznesmen hollandez, ndërsa, në privat, me raste, ai i priste vizitorët e parë në shtëpinë e tij, duke u thënë se ai ishte shërbërtori i Z. Grosz dhe se kërkonte ndjesë për mungesën e padronit të tij. Ai adoptoi gjithashtu një sërë pseudonimesh përgjatë jetës së tij: nga Konti Bessler-Orffyre dhe George Leboeuf deri tek Dr William King Thomas. 

2 PAVARËSISHT SE SA HERË ËSHTË LARGAUR GROSZ NGA BERLINI, DIÇKA VAZHDONTE QË TA TËRHIQTE AS 

Grosz lindi në Berlin, por ai u rrit në Stolp, një qytet i vogël në Pomerania-n Lindore, jo shumë larg nga Baltiku. Ai u rikthye në Berlin, në vitin 1910 për të studiuar në Shkollën e Arteve dhe të Zejtarisë dhe u bë një klient i rregullt i ‘Café des Ëestens’ ku mblidheshin Ekspresionistët Gjermanë. 

Megjithatë, në mënyrë të argumentueshme, një influencë edhe më e rëndësishme artistike mbi të riun Grosz, ishte Futurizmi. Këndshmëria dinamike e formave goditëse në dy pikturat e tij novatore, “Funerali: Dedikuar Oskar Panizza (1917-18) dhe “Gjermania: Një përrallë dimri” (1918), tregojnë një detyrim të qartë ndaj lëvizjes.

3 GJATË LUFTËS SË PARË BOTËRORE AI U BASHKUA ME USHTRINË DY HERË DHE DY HERË U SHKARKUA 

Lufta shpërtheu ndërsa Grosz ishte ende një student. Ai u regjistrua dy herë pa dëshirë në Ushtrinë Gjermane në nëntor të vitit 1914, vetëm për t’u përjashtuar për shkak të një infeksioni në sinuse pak muaj më vonë. Ai u thirr në front sërish në vitin 1917, por shumë shpejt ai pësoi një krizë nervore dhe u shtrua në një spital fushor, dhe më pas në azilin mendor të ushtrisë, ku doktorët e shpallën si të papërshtatshëm për shërbim në terren për shkak të shëndetit mendor. Kjo përvojë nxiti një sërë vizatimesh të skicuara me shpejtësi, duke pasqyruar, vetë fjalët e artistit, ‘fytyrat kafshërore të shokëve, të oficerëve arrogant dhe të infermierëve epsharak’.       

Piktura “Gefährliche Straße” kap rënien e Berlinit në një kaos moral dhe fizik. Kjo ishte e para e një serie prej rreth 20 pikturash – ku thuajse gjysma kanë humbur – ku Grosz pikturoi qytetin e natës ndërmjet pranverës 1917 dhe nëntorit 1918.

Paqja u nënshkrua me Aleatët më 11 nëntor 1918, dy ditë pasi Perandori Wilhelm II abdikoi si Perandor. Nën dritën e kapitullimit gjerman, Grosz tha se ai ‘ishte i zhgënjyer, jo sepse ishte humbur lufta, por sepse njerëzit kishin vuajtur për një kohë kaq të gjatë pa dëgjuar ato pak zëra të ngritur kundër masakrave në masë’. 

4 AI U KTHYE NË NJË FIGURË KYÇE TË LËVIZJES DADA 

Duke filluar në Zyrih, përpara përhapjes në qytete të tjera evropiane teksa luftës i erdhi fundi, Dada ishte e rrënjosur në mosbesimin se një konflikt aq i gjatë absurd dhe shkatërrues sa Lufta e Parë Botërore, mund të ishin luftuar në emër të progresit. Dadaistët konkluduan se, bota ishte çmendur dhe se vlerat e pranuara duhet të riktheheshin në kokat e tyre.   

Grosz ndihmoi gjithashtu në fillimin dhe kryesimin e teknikës së fotomontazhit, e cila përfshinte mbledhjen e fragmenteve të fotografive për të krijuar një imazh të ri sintetik – një reflektim i Evropës së ndarë që po rimblidhej së bashku pabindshëm nën dritën e Marrëveshjes së Versajës.  

5 GROSZ ISHTE NJË KRONIST I SHQUAR I BERLINIT NË VITEVE 1920 

Ndërmjet rënies së monarkisë gjermane në vitin 1918 dhe ngritjes në pushtet të Adolf Hitler-it në vitin 1933, Berlini fitoi reputacionin si qyteti më i pisët dhe më i shthurur në Evropë. Kabaretet e Berlinit ishin në mënyrë eksplicit dhe bordellot e tij famëkeqe. Thuhet se, kokaina mund të blihej në klubet e natës së qytetit për gjysmën e çmimit të një darke të denjë. 

‘Mbizotëronte barbarizmi...ishin kohë të çmendura,’ ka shkruar Grosz në autobiografinë e tij, “Pak po dhe pak jo”. Veprat e tij më të njohura janë vizione të pjesëve të brendshme të jetës metropolitane gjermane në atë kohë, të cilat, së bashku me historitë e Berlinit nga Christopher Isherwood rreth “Z. Norris dhe Sally Bowles”, kanë formësuar në mënyrë të pashlyeshme panoramën tonë se si dukej kryeqyteti gjerman në vitet e Vajmarit. Ato i japin një duhmë të rëndë dekadencës sociale dhe korrupsionit politik. Shikoni, për shembull, veprën me bojra uji të Grosz-it e vitit 1922 ‘Orgjia’, e cila paraqet një bar të zymtë, ku një pijanec grotesk, po pompon cigare dhe spërkat dhëmbët me verë, ndërsa patronët e tjerë jashtëqisin dhe çiftohen rreth tij. 

6 AI ËSHTË PADITUR DISA HERË 

Në koleksioni e vizatimeve të tij të tilla si “Fytyra e Klasës Sunduese” dhe “Ecce Homo” – si edhe veprat e tij për gazeta dhe fushata – Grosz ka paraqitur kapitalistët makutë, borgjezinë e vetëkënaqur dhe plakaruqet e reja pasanike, midis grupeve të tjera sociale. I bekuar me një mençuri të mprehtë brisk, ai ishte një satirist social, i cili e shikonte veten si vazhduesi i traditës së William Hogarth.   

Megjithatë, siç do të vëzhgonte dhe filozofia gjermane, Hannah Arendt disa vite më vonë, karikaturat e Grosz ‘na duken më shumë si reportazhe realiste sesa si satirë. Ne i njohim këta lloje njerëzish; ata ishin që të gjithë rreth nesh’. 

Tutorët dhe prostitutat rreth ‘Ecce Homo”, një libër që shkaktoi një zhurmë kaq të madhe saqë Grosz ndjeu se duhet të aplikonte për një liçensë pistolete për arsye vetmbrojtjeje. Gjithashtu ai u dërgua në gjykatë me akuzën se 52 nga 100 imazhet e tij ishin pornografike. Grosz u gjykua në shkurt 1924 dhe ai u gjobit me 6,000 marka. Seksione të shumta nga  publikimi u konfiskuan dhe u ndaluan. Ky ishte rasti i parë nga tre raste të ndara ngjatë të cilave Grosz u padit me sukses për prodhimin e veprave ofenduese. 

Këto ngjarje mund të kenë bërë që ai të zgjaste udhëtimin e tij në France në vitin 1924, dhe qëndrimin në Paris nga qershori deri në tetor 1925. Bari ‘Dingo American’ u hap në vitin 1923 dhe shumë shpejt fitoi një famë të keqe midis artistëve dhe shkrimtarëve anglishtfolës, si ehde sepse ai ishte ndër vendet e pakta ku pihej që ishte i hapur gjatë gjithë natës. Ernest Hemingëay u takua për herë të parë me F. Scott Fitzgerald atje në prill 1925, dy javë pas publikimi të “Gatsbit të Madh” dhe pak muaj përpara se Grosz të realizonte një studim në bar.    

7 AI U BË KOMUNIST PËR NJË KOHË TË SHKURTËR 

Shpesh, vepra e Grosz shprehte simpati për të varfërit, për punonjësit e nëpërkëmbur që vuanin në duart e të pasurve, dhe bosave trashaluq. ‘Qëllimi i punës sime është që t’i tregoj të shtypurve fytyrën e vërtetë të padronëve të tyre,’ ka thënë ai njëherë.      

Për pak kohë, ai u bë anëtar i Partisë Komuniste, madje mori edhe kartën me emrin e tij personal nga Rosa Luxemburg (megjithëse, me kalimin e kohës, dhe pas një takimi nënçmues me Leninin në Bashkimin Sovjetik në vitin 1922, besnikëria e tij ndaj partisë u luhat).   

Grosz ndjeu se, rënia e Perandorit largoi disa nga pabarazitë që kishin ekzistuar për një kohë të gjatë në shoqërinë gjermane. Në vitin 1930, ai gjeti një vend shkarkimi për frustracionet e tij, duke dizenjuar kostumet për adoptimin nga ana e Carl Sternheim-it të satirës politike të Flaubert-it, “Kandidati”.  

I modernizuar nga Franca e shekullit të 19-të dhe Berlini bashkëkohor, ai ndjek një kandidat ambicioz për Reichstag-un (ish Parlamenti i Perandorisë Gjermane), i cili kortezhohet nga tre lidër të ndryshëm politik – dhe në fund ai madje i jep njërit prej tyre bashkëshorten e tij për të fituar zgjedhjet.    

8 AI U PËRFSHI NË EKSPOZITËN E “ARTIT TË DEGJENERUAR” TË NAZISTËVE 

Pas një kohe të shkurtër dhe të këndshme mësimdhënieje në Nju Jork, Grosz u rikthye në Shtetet e Bashkuara për nje përiudhë më afatgjatë në vitin 1933, vetëm një javë përpara se Hitleri të bëhej Kancelari Gjerman. (Ai qëndroi në Amerikë për dy dekada të tjera). Subjekti i Grosz ishte tejet i kundërshtuar nga Nazistët: ata e etiketuan ‘Bolshevikun Kulturor Numër Një’ - shkatërruan shumë prej veprave që ai kishte lënë pas, duke përfshirë 15 të tjera që u përfshinë në Ekspozitën e “Artit të Degjeneruar” në Mynih, në vitin 1937.    

Megjithatë, deri në këtë pikë, Grosz po argëtohej nëpër Atlantik: si një artist, ai i ndau përpjekjet e tij ndërmjet skenave të rrugës së Manhattan-it dhe peisazheve të erës të Kepit të Cod-it. Për të parën, ai endej ditën nëpër Nju Jork, me bllokun e vizatimeve në dorë, duke krijuar variante të përfunduara të skenave të tij natën – një rezultat tipik i këtij procesi është “Dreka e Shpejtë”, e cila tregon klientë të të gjitha background-eve socio-ekonomike të bëra turmë rreth një cepi fast-food-i.    

9 AI U BË NJË QYTETAR AMERIKAN 

Në vitin 1938, pasi i kishin hequr nënshtetësinë gjermane, Grosz u bë ligjërisht një qytetar amerikan. Gjatë këtyre viteve stili i tij u zbut, megjithëse, me raste, kishte ende piktura apokaliptike me zjarr ferri në tokë, të cilat sugjerojnë lirinë e shtypur në vendin e tij mëmë, i cili nuk ishte kurrë larg mendjes së tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëna e tij (e cila nuk kishte emigruar me të në Shtetet e Bashkuara) u vra nga një bombardim ajror. 

10 GROSZ U KTHYE NË BERLIN GJASHTË JAVË PËRPARA VDEKJES SË TIJ 

Deri në vitet 1950, Grosz kishte filluar që të pinte rëndshëm, dhe bashkëshortja e tij, Eva shpresonte që, një ndryshim mjedisi – kthimi në Gjermaninë post-naziste – do ta ndihmonte që të hiqe dorë nga ky ves. Në maj 1958, ata u kthyen në apartamentin e vjetër të prindërve të saj në Berlinin Perëndimor; por në korrik, pas rrëzimit nga shkallët gjatë një natë kur ai kishte pirë shumë, Grosz vdiq. Ai ishte 65 vjeç.  

(Imazhi 1: George Grosz, 1893-1959) 

(Imazhi 2: George Grosz, “Fliegender Händler’, Berlin, 1912) 

(Imazhi 3: George Grosz, “Gefährliche Straße”, pikturuar në korrik 1918) 

(Imazhi 4: George Grosz, “Sich pflegen, bringt Segen!” (F. Sch. Geëidmet), pikturuar rreth vitit 1926) 

(Imazhi 5: George Grosz, “Die von der liebe Leben”, rreth vitit 1926)

(Imazhi 6: George Grosz, “Inflacioni”, e vizatuar në vitin 1928) 

(Imazhi 7: George Grosz, “Shoqëria”, rreth vitit 1926) 

(Imazhi 8: George Grosz, “Der Feind des Regenbogens”, e ekzekutuar në vitin 1946) 








Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-George-Grosz-7883-1.aspx 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

Comments